Enno Bozdo: Na ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mëparshme në PD, ky skandali me numrin e votuesve

18 Dhjetor 2018, 09:37Politika TEMA

Enno Bozdo deklaron se numri i votuesëve për Këshillin Kombëtar të PD ishte më i madh se numri mandateve për atë që do votonin në fillim të votimit sepse  një pjesë e të mandatuarëve mbërritën me vonesë në sallën e Pallatit të Kongresve.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, sekretari Organizativ i PD Bozdo tha se 178 të mandatuar për të votuar anëtarët e Këshillit Kombëtar duke qenë se ishin nga zona të largëta, erdhën kur procesi i votimit kishte filluar.

“Nuk ka vend për asnjë insinuatë dhe dyshim. Nuk mund të ndodhte kurrë një gjë e tillë prandaj të qetësohen të gjithë për këtë që në media është trajtuar si një skandal.

Madje do të thosha që kjo ka ndodhur edhe në zgjedhje mëparshme.”

Ndërkrhë Bozdo shtoi se arsye përse nuk u bënë publik numri i votave për ata që u votuan për Këshillin Kombëtar, “është për shkak se kjo pëbën diçka të brendshme të partisë dhe e kemi marrë si vendim që të mos bëhet publikë”.

“Çdokush nga të votuarit mund të njihet pa asnjë problem me votën që ka marrë, por kjo i përket vetëm partisë sonë dhe nuk mund të jetë për median” tha Bozdo.

2 komente në “Enno Bozdo: Na ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mëparshme në PD, ky skandali me numrin e votuesve”

  1. Toni says:

    178 delegate, te ndodhur perballe nje represioni Serbo -Malazez, nuk arriten fot tu jepnin kuajve me shpejt. Kuajt gjate rruges ben 8 ndalesa qe te hanin bar te njome. Delegatet nje zeri brohoriten se Bar do hanin e gjall a dek do arrinin ne Vlon.
    Ehh 1912, cfare viti historik.

    Ky Eno Bozdo pervec se trap e i shemtut eshte edhe i paafte dhe genjeshtar.

  2. timo says:

    NJë i zgjuar budalla ky Eno me dy “n”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje