Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është i ftuar në emisionin “A Show” në News 24, ku ka fol për vështirësitë gjatë negociatave me Greqinë.
Ai i ka cilësuar si ministrinë e jashtme greke ashtu dhe atë serbe si shkëmb graniti, përsa i takon qëndrimeve të tyre të palëvizshme.
“Ka një dallim thelbësor ndërmjet Greqisë dhe një pjese të mirë të vendeve të tjera përfshirë edhe Shqipërinë për fat të keq.
Duke nisur nga specialisti më i fundit në MEPJ Greke apo Serbe, deri tek Presidenti i Republikës kur vjen puna për çështje të interesit kombëtar flasin të gjithë njëlloj”, u shpreh ai.
Ministri Bushati ka pranuar se ka pasur një ngadalësim të dialogut me Greqinë sidomos gjatë muajve të fundit, ndërsa ka shtuar se më shumë ka pasur deklarata dhe retorikë sesa veprime konkrete.
Bushati përsëriti sërish zotimin e marrë nga pala greke për shfuqizimin e ligjit të luftës, ndërsa u kujdes të theksonte se deri kur nisi ky proces, pala greke as që e pranonte prezencën e këtij ligji.
Ministri Bushati sqaroi se doktrina e politikës tonë të jashtme është ajo e fqinjësisë së mirë në raport me fqinjët dhe promovimi i të drejtave të shqiptarëve.
Në këtë pikë, ai iu referua çështjes Çame, duke saktësuar se Shqipëria e konsideron atë jo si pretendim territorial po për një çështje thelbësisht të lidhur me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Bushati ndan bindjen se shqiptarët në rajon gëzojnë më shumë liri dhe të drejta, sic është rasti i shqiptarëve të Maqedonisë, ku si rezultat i të ashtuquajturës
“Platforma politike e Tiranës”, sot kemi më ligjin e gjuhëve apo dhe përfaqësim më dinjitoz të shqiptarëve në institucionet e rëndësishme.
Bobobo..kur e nxjerr fytyren ky qelbesira e kercimeve greke dhe na flet per dakortesi me serbet e greket ne nje kohe qe qeverine Rama e ka mberthyer publiku me presh ne duar..ky eshte guximi me i madh per te shitur tradhetine
ja dhe nje tjeter i “delimituar” menderisht dhe dilerant si bosi vet….
i cili:
1 shiti detin
2 nuk shfuqizoi ligjin e luftes
3 se pjerdh njeri per ate punen e cameve
4 lejoi /ndertoi varreza greke ne toke shqiptare
5 mashtron me propogande vulgare se perfitojme nga marreveshja detit
6 diplomat i shtetit me te perbuzur ne bote
Mbajtja e ligjit te luftes eshte e lidhur me ceshtjen came! Kjo duhet te jete e qarte per te gjithe. Nga ana tjeter, vete ekzistenca e nje gjendjeje te tille duhet te ekspozohet fuqimisht ne median nderkombetare si nje cinizem idiot grek qe nuk mbajti gjendje lufte me italianet, qe faktikisht i sulmuan, por me ne, qe ishim te pushtuar. Dhe kjo loje ka kaq vite qe luhet ne menyre te ndyre. Pa dyshim qe eshte nje njolle turpi ne historine e Greqise qe vazhdon ta mbaje, mgjs e mohoi per vite te tera eksitencen e saj. Ti duam fqinjet, ti respektojme, ti ndihmojme nqs kane nevoje, por tu tregojme vendin kur bejne te tilla maskaralleqe. Shqipot kudo ne bote duhet ta tregojne kete fakt si nje “cudi” moderne greke ne maredheniet me fqinjet.