Për studentët e Tiranës!

17 Dhjetor 2018, 20:53Politika TEMA

Nga Rexhep Qosja

Të dashur studentë,

I përkrah kërkesat tuaja,

E përkrah protestën tuaj.

Puna, politika, veprimtaria, krijimtaria e neve, baballarëve dhe nënave Tuaja, janë bërë e po bëhen për ju.

Jeta jonë ka kuptim, ka vlerë dhe mund të quhet etike vetëm në qoftë se i shërbejmë të mirës suaj, të sotmes dhe të ardhmes suaj.

Juve, dhe vetëm Juve, jua lëmë Vendin, Shtetin, Kulturën, Historinë tonë.

Të gjitha këto, Ju do t’i bëni më të mira, më të çmuara, më të dinjitetshme se ç’kemi arritur t’i bëjmë ne.

Ju ftoj të jeni të vetëdijshëm, të ndërgjegjshëm dhe nderues për përkushtimet tona.

Ju ftoj të mos e lejoni përdorimin e protestës suaj prej partive politike.

Mos lejoni që protesta juaj të përdoret kundër reformave evropianizuese tashmë duke u bërë në Shqipëri.

Ju ftoj të pranoni dialogun me Shtetin, që shumë e shumë më gjatë do të jetë Shteti i brezit Tuaj.

Dhe, ju ftoj të pranoni këtë dialog për tri arsye:

E para, për arsye se Qeveria në krye me Kryeministrin Edi Rama i ka pranuar kërkesat tuaja.

E dyta, për arsye se duke e pranuar dialogun ju do të dëshmoheni ata që duhet të jeni, ata që jeni: brezi që do të mirësojë, që do të pasurojë, që do të modernizojë demokracinë ende shumë të re në trojet tona. Mbroni kërkesat tuaja para shtetit në mënyrë demokratike!

Prej dialogut ju, ju jeni ata që do të përfitoni përvojën e duhur: përvojën në sajë të së cilës do të jeni në gjendje që prej shtetit dhe universiteteve autonome të kërkoni sendërtimin e plotë e të përhershëm të kërkesave tuaja.

E treta, për arsye se kërkesat tuaja duhet të fillojnë të sendërtohen prej çastit kur do të bëhet dialogu. E sendërtimin e tyre duhet ta fillojë, ta kryejë e ta institucionalizojë Shteti: Shteti me institucionet e tij e me universitetet autonome.

Mos e pritni tërheqjen e kryeministrit Edi Rama prej kërkesës së stërzgjatur për dialog: mos ia jepni këtë dhuratë të demokracisë, po merreni Ju, lartësojeni humanizmin tuaj, kulturën tuaj demokratike me të.

Dhe, ashtu forcojeni shpresën tonë, besimin tonë në Mendjen e pasardhësve tanë.

Uroj që kërkesat tuaja, vetëdija juaj, protesta juaj të ndikojë edhe në vëllezërit e motrat tuaja studentë në Kosovë, të cilët kanë hiç më pak arsye se Ju për të protestuar e për të kërkuar më shumë prej universiteteve e prej Shtetit.

Me nderime e me dashuri,

Juaji Rexhep Qosja!

52 komente në “Për studentët e Tiranës!”

  1. Haaa says:

    Po kujt i flete i dashur Profesor!
    Keta e kan humbur rruges motivin per çfar kan dal per te kerkuar pasi gjitha kerkesat jan te drejta por me ke do ti zgjidhin? vetem me qeverin atehere çfar duhet te behet te dialogohet . Du tu kujtoj qe dhe ne lufte ka ura komunikimi.
    Me keto veprime ata i dhan shenasin kesaj qeverij te qendroj gjate ne pushtet pasi jua dogji protesten qe ne fillim dhe tani e kan humbur toruan, ne ishim me ta, por tani nuk e dime cfar po kerkojne gjdo gje zgjidhet me dialog ose me revolucion per te fundit nuk ka arsye ather çfar do behet?

    1. xyz says:

      Paska pjerdh komplet ky.

    2. Tani says:

      Bravo z. Qosaj. Si gjithmone nje patriot e nje njeri i mire qe e do atdheun dhe Shqiperine te behet. Po kujt i flet? Esadistet, per fat te keq, e kane tradhetuar Shqiperine ne dite decisive. Ashtu sic Esat Pashe Toptani apo Hamzai bene kunder pavaresise se Shqiperise dhe luftes per liri ashtu edhe Sali Pashe Toptani dhe pafundesia e te blereve nga sherbimet e huaja perfshire Lulzim Bashistin dhe Ilir Meten qe e ka vaj me Athinen, e kane tradhetuar dhe shitur Shqiperine. Njerez si ju jane Isa Boletine, Ismal Qemale dhe Skenderbej te Shqiperise apo Naim Frasher dhe Abdyl Frasher. Te behemi bashke qe ti mundim esadistet. FALEMINDERIT!

      1. Amy says:

        Bravo Profesor Qosja, si gjithmone njeriu i mencur je, ne cdo situate te veshtire per Shqiperine ke folur dhe ju ke dhene mend te tjereve, Uroj nga zemra qe studente me mend ne koke te te lexojne dhe te miratojne ate cfare ti ju keshillon, Te duam shume, Je si Ate per ne shqiptaret!

    3. Cudia says:

      I nderuar profesor! Para se gjithash shpresoj qe keta studente te te njohin dhe te dine se kush jeni pasi, nga sjellja e tyre refuzuese per dialog, eshte veshtire te kuptosh se ata lexjne ndonje liber. I ke ne kafe, pabe, dhe xhirro nga liqeni. Kjo eshte rinia qe rritem dhe edukuam. Fatkeqesi!!

      1. NY. says:

        z.Qosja rinija i din vet punet e saje, eshte nje rini dhe brez shume me i zgjuar,
        “edukatoret e komenteve mesim dhenje” do ishte me mire te analizonin rinine e tyre
        dhe te ulnin koken. Ju s’keni c’mesoni ! Ky eshte realiteti i “ndritur” qe rinija trashegoj
        nga brezi juaj.
        Ne qofte se nuk rregulloni pune, te pakten mos prishni pune,

    4. Gramoz says:

      Ik ere plakush se na cave b***en. Na je bere si babagjyshi i vitit te ri. Po cdi ti per ne mo? Dhe pertej kesaj, kush ta dha te drejten te na japesh mend o babush? Ik er xhan se na del ne skene fiks si keta pallat qe dalin te Fevziu e flasin per pantallonat kaubojs, per shpimet e naftes ne kucove, per gjykaten kushtetuese edhe per vlerat e boronices se eger. Hajt gjyshi ec ec

      1. Nga erresira says:

        O mozi por ku flet ne ti mer kokra e jarit….???? po ti je karragjoz i vogel te matesh me Titanin e nderuar Qosja. Ik futi ndonje dorjana me leter zmerile sa ta kuptosh se sa loqe je… ps…. jari jari te ka moma loqe kanari… ky eshte refreni per ty o tullmbac pordhe

      2. RiniTurpi says:

        Mozi te pakten lexo ate komentin e “cudia”. Aty ke edhe pergjigjen per komentin tend.

  2. Buzuku says:

    Qofsh bekuar Profesor Qosja! Per jete i Bekuar! Per gjuhen tende te madherishme e per shpirtin tend te madh. Mjere kush nuk ta di vleren. Na lumturon kur te lexojme. Na behet sikur degjojme Naimin, bash edhe zerin e Naimit. Jete te gjate!

  3. drino says:

    Profesor Rexhep Qosja je intelektuali Shqipetar me intergritet te larte dhe eshte krenari qe ju kemi. Intelektualet e medhenj ketu dallohen kur kombi ka halle dhe thoni mendimin tuaj te arte.
    Kemi dhe intelektuale te medhenj ne vendin tone dhe ne France qe bejne libra te medhenj por per raste te tilla nuk shprehen.
    Studentet kane te drejte por po fluturojne si balona pa terezi sepse fraksione nga partite PD e LSI jane te dukshme…..

  4. Rezorsi says:

    I MADHI REXHEP QOSJA DREJT SAKT DHE ÇDO GJË NË INTERES TË TYRE LARG POLITIKËS DHE PARTIVE. SHUMË E DREJTE PENA JUAJ.PER KËTO SHKRIME KA NEVOJË VENDI PO KUSH OPOZITA PRESIDENTI GAZETARËT ASNJËRI ME MIRE PA TO SESA ME TO. TE GJITHË JANË HEDHUR NË SULM PER TA SHQYER SI DIKUR E NJE KOHË SI 97. POR HARROJNË SË AJO KOHË KA IKUR NJE HERE PËRGJITHMONË.

  5. Raul says:

    Dakort profesor i nderuar por Nafije Dybeku Baxhella plagjiatura ka parë ëndërr se me këtë protestë do të vijë ne pushtet, por ajo vulosi përfundimisht fundin e partickes saj dhe të grupit të sharebajgave të leshitdhise

  6. shqiptari i ilirise says:

    Gjigandi i urtë Profesor Qosja!
    Më kap trishtimi i madh kur e sjell nëpër mend se një ditë shqiptarët nuk do të kenë mes tyre!
    Qoftë e largët ajo ditë!

  7. rrypi says:

    Sa pak burra te tille ka Shqiperia dhe fatkeqesisht keta burra kane perkrahje shume here me te vogel se sa bashibozuket qe na kane udhehequr, udheheqin dhe do te na udheheqin ne te ardhmen. Kjo gje shpjegohet vetem me cilesine tone si popull…

  8. Grigor says:

    Rexhep Qosja – nje njeri i larte, me karakter per t’u marre shembull, nderi i Kosoves, nderi i kombit shqipetar.
    Vetem idiotet, maskarenjte, dhe zorraxhinjte i keshillojne studentet te mos dialogojne me qeverine.
    Justifikimet qe Jane paraqitur deri tani nga disa studente qe u eshte vene mikrofoni ne goje duken fallco dhe pa kuptim.
    Studentet duhet te ulen ne tavoline dhe ta bejne Ramen te dridhet me kerkesat e tyre te drejta.
    Dialog nuk do te thote nenshtrim, por qytetari dhe dinjitet.
    Duke refuzuar dialogun sipas keshillave “te urta” te Monikes, studentet do humbasin mbeshtetjen e publikut qe deri tani ka pare rrezen e shpreses tek kjo levizje studentore.
    Levizja e Dhjetorit 1990 u perdhos nga Berisha dhe Hajdari.
    Nuk duhet lene qe kete levizje ta perdhosin Rama, Basha, dhe Monika.
    Studentet duhet te marrin iniciativen dhe te ulen ne tavoline, duke e thirrur Ramen te zbrese nga Kali, te ulet dhe ai ne tavoline me ta, duke e detyruar te dialogoje si i barabarte dhe Jo si pordhac.
    Deri tani iniciativen e dialogut e ka marre Rama, dhe ky eshte gabim i studentëve, si pasoje e keshillave te gabuara.
    Studentet e sivjetem kane shansin historik te mbahen mend si iniciatoret e krijimit me te vertete te Shqiperise Europiane.
    Studentet e blere nga politika po e vrasin kete shans.
    Shpresoj qe fjalet e mençura te Rexhep Qoses te degjohen.

  9. ec aty says:

    Studentet, pjesa me e madhe jane brez kafexhinjsh dhe internetaxhinjsh, jane brez qe nuk duan te mesojne dhe nuk duan te punojne, jane brez qe duan te bejne pasuri shpejt dhe pa u lodhur, jane brez shalehapurish dhe bythcpuarish! Shkurt jane mut i pshurrur ?
    Ata te paktit, qe nuk bejne pjese te kjo turme e shpifur, nuk jane fare pjese e “protestes”.

    1. s.g. says:

      Bravo se studentē kaq gjatë të shkëputen nga mësimet edhe kur kërkesat veç janē aprovu nga qevera ose janë extrem keq ose tallen me qeverinë dhe me vendin

      1. jh says:

        Per cfare duhet dialogu atehere kur u pranuan kerkesat !!!!!

  10. tropojani 100 says:

    po ik more udb fole ti sa here e ka bythen ngusht edi rama si ka mundesi? je kedhilltar rrogetar i tij? merru me histori me libra lere politiken..ti krijove parti ne kosove dhe nuk mblodhe dot 10 vete ik pleqeri te mbare

    1. D says:

      Ike ore tropojan 100Gjynah qe ne tropoje ka plera te tille lepirsa bythe te saliut dhe baxhellesShyqyre qe te tille tashme numurohen me gishta ne trpojen trime

    2. ana says:

      Po ti student je? Edhe nese je me siguri do jesh nga ai kontigjenti i ngelesave, nga ai kontigjent qe nuk i duhet ketij vendi.

    3. s.g. says:

      Për ate i ka Kosova mirë këto 20 v punët me në krye shumicen e Ldk Udb ishalla s’na ke lakmi

    4. Riza Keshilltari says:

      Tropojan, me kete qe lexova e ke vulosur qe jeni njerez te shpellave, jo te qyteterimit.

    5. sali says:

      Te te vije turp qe je tropojan,

    6. votren says:

      Qe ka krijuar parti dhe sju kan ba as 10 vete tregon se partia qe aji deshi te krijonte nuk do ishte parti hajdutesh,kriminelesh,tradhetaresh e spiunesh si partia qe krijuan tropojanet e tu,PD. Te tille ne Shqiperi gjen me shumice.Nje prej tyre mund te jesh edhe ti.Aji me kulture e njerzllek ju ka drejtuar studenteve sikur vertet te ishin te tille.

  11. Tajari says:

    I nderuar tropojan 100 , si ka mundesi te keni kete mendim per te urtin, te mençurin e patriotin e nderuar REXHEP QOSJA.Nuk besoj se je tropojan 100%,se po te ishe i tille nuk do te mendoje ashtu.
    Tung

  12. rroku says:

    Lexoeni kete gomarin TROPOJANI 100% sa RRK qe eshte, e mor derr maloku ku ke mesu me shkruajtur dhe ti o shpellar. Po ku di ti sa libra ka bere prof. Qosja por dhe po te ra ne dore ndonje ku i kupton ti mor KARADUC.

  13. Emigranti SHBA. says:

    Zoti profesor i nderuar Rexhep Qose. Nga Amerika e larget, te urojm shendet e jet te gjat, per te miren tuaj, familjes, por mbi te gjitha per Kombin ton.
    Mesazhi qe Ju, u dergoni studenteve, esht nje deshmi e asaj, qe politika shqiptare prej 28 vitesh e coi universitetin, ne gjendjen qe esht sot , me plot te drejt studentet, skan kushtet , per jetes, mesim, argetim bashkekohor, por mendojn si dhe ku do mesojn normalisht, sepse vellezrit e ish presidenteve, ministrave, apo kamikaz te partive politike, krysisht te PD< LSI, i kan zaptuar sallat e studimit, mencat dhe cdo gje qe u sherbente studenteve, sikur te mosmjaftonin keto krime, rektor, dekan e profesor ne emer te autonomis , ujan turur fondeve te shtetit per aresimin e lart, si korbar kermes, jo vetem qe fondet i kan ber rrush e kumblla, duke kerkuar e bler vetura te shtrenjta deri edhe 65 mij Ero, sikur te ishin sheik nafte, por me keq akoma, me rrogen e lart ne raport me qytetaret, skan len qoshe ne institucjonet private e shteterore, pa cfrytezuar, per te rembyer llomka parash, qe, per turpin e tyre dhe mungesen e kontrollit te MASH, paskan mar deri edhe 11 rroga mujore. SI cjan rektori i USHT Koni. dekani i Fakulitetit ekonomik DHori Kule etj.
    Ndersa shum te tjer jan futur ne llumin e koorupsjonit, duke i len studentet e mir per qellime fitimi, apo ne raste edhe seksi.
    Duke qen shum dakord me Ju zoti Profesor Rexhep Qosja, qe ky problem i maisur te mari njeher e mir zgjdhjen e duhur, qe ju desh studenteve, tja japin shuplaken qeveris, opozites dhe gjith batakcinjeve qe kerkojn te perfitojn nga trazirat dhe remujat, per ta destabilizuar situaten, vetem te perfitojn bashibozuket e politikes bashkohemi me mendimin tuaj, se ;
    E vetmja zgjidhje, esht bashkebisedimi, student qeveri, per 8 kerkesat e studenteve, nga rruga ne istitucjonet e shtetit, kryemininistri, parlament, ku ta shohin te aresyshme studentet , me nje perfaqesi te zgjedhur prej tyre, nga fakulitete te ndryshme.
    Nga dialogu, askush sesht i humbur, perkundrazi, tani qe problemet jan maisur aq shum, sa studenteve u vajti thika ne pac, esht momenti per keta dhe brezat qe do vin, qe, kushtet per jetes, studim dhe mjete bashkekohore te jan ne sherbim te nivelit dhe cilesis se te studenteve, per te qen sa me te aft ne tregun e punes.

  14. Agroni says:

    Maleve si ju nuk ju bënë dotë hije asgjë.
    Të paçim me shëndet e me jetë për të mirën e popullit tonë.

  15. Vjosani says:

    Gjithmone nje shqiptar i madh! Mendje e arte! Gjynah qe nga gjithe ky brez studentesh shume pak e dine vleren e tij!

  16. faro says:

    Respekt!
    Ku janë fshehur akademikët tanë?!

  17. mirel says:

    Riliiiindjaaaa Gattiii tu..
    Te gjithe ne rresht per komente.
    Urdher i Ramutit.
    Perkrahni Qosen
    Qosic i Veriut te Kosoves me Ramicin e Vucicit jane bere bashke

    1. tolerancë says:

      O Mirel nëse të tjerat jo për raportet e forcave në ish Jugosllavi i dinë dhe i njef ma mirë se e njef edhe bërllogun në Ku edhe sot me dhjetëmijra kanë lypë dhe kanë pranu shtetsinë serbe ku serbët p. sh. as që e bajnë këtë ligësi për shtetësi kroate edhe pse u nevoitet shumë prandaj atë ć -në shlyje

  18. Floriri says:

    Shume, shume respekt per profesor Qosen Fjalet e tua te mencura ,te ngrohta ,te sinqerta tamam vene ilacin mbi “plaget ” qe kane studentet sot e qe e vetmja zgjidhje eshte dialogu me qeverine ku duhet te kembengulin edhe per te tjera Z Rexhep jeni nder te vetmit shkrimtar akademik e figure e njohur , qe per probleme te mprehra qe kane shqiptaret jepni pa ngurim drejt e hapur mendimin tuaj te vyer per te ndihmuar per zgjidhje te drejte 1000 here respekt e jete te gjate

  19. Vlora Perjetesisht says:

    Shkurt dhe SHQIP. Shqiptari me i madh i kohrave moderne .Respekt te pafund per Profesor Qosen.

  20. Jkoreshi says:

    Mes studentet ka juriste dhe ekonomiste te ardheshem, ka inxhiniere dhe biokimiste qe do te mund te dialogonin me zgjuaresi dhe passion per te ardhmen e tyre dhe te universitetit.
    Por perse refuzojne, vetem se Jane kapur nga partickat antishqipetare?
    Jo vetem.Ata Jane giithashtu frikacake, te mefsht, te pa afte dhe medioker.

  21. ilir says:

    AKOMA gjalle eshte ky serbi..////

  22. Besiana says:

    Gjithnje me Qeverine, ka qene Rexha!
    Edhe atehere, me 1990-1991-in, erdhi dhe kerkoi Pajtim Kombetar, Kunder PD-se, pro Ramiz Alise.
    Tashme u thote studenteve se Kryeministri …”ia ka pranuar kerkesat tuaja”!
    E beson Ramen , Qosja?!
    Nuk beson studentet, qe nuk besojne Ramen (dhe tere politiken e Tiranes)
    Apo Qosja i shreben Komunizmes, pavarsisht trajtave qe e Kuqja merre?!
    Jane te korruptuar PROFESOR Qosja, jane te zhytur ne hajduteri te medha, ndaj nuk besojne studentet!
    Shiko faktet, profesor, se te genjejne nga Tirana. Ata e dine qe ti je i ndershem, dhe u duhet fjala jote.
    Ty, nuk te ben mire te behesh i dyshmite…

    1. s.g. says:

      Ju nuk qenkeni të informuar me angazhimet e Rexhep Qosjes për çështjen mbarë kombëtare në ato vite sa i takon opinionit të tij për ata që ishin persona të politikës e që erdhen në politiken shqiptare për mendimet e tij atëhere e patën fy e sulmu e denigru në mënyrën ma ç’njerzore e teper extreme sa e patën kalu edhe çetnikve serbë të vetmen figurë politike shqiptare si person ai e ka mbështet ate të R. Meidanit të tjerët i ka trajtu si lider të partive sa për Ramen si person as ate as ne as që na intereson por jemi të bindur se është në kauzë të drejtë dhe me do gabime dhe disa mangësi e dobësi të durushme që ka punu goxha fortë për integrime shqipëtare dhe çka ma me randësi ne besjmë edhe profa që Rama nuk është korruptues dhe keqpërdorus i pasurive të vendit e kundërta ka ba dhe bënë përpjekje të ruhen e shtohen

  23. Ana says:

    Gjuha shqipe e prof.Qoses eshte kaq e paster ,e kulluar! Flm.

  24. Ermal says:

    Ik mor funderine komunisti.,Mor spiun i serbit, sherbetor i serbit. Per 97 the revolucion i vonuar, e tashti flet si Milloshevici. Zhduku ndyresire komuniste

  25. Ergys says:

    Si gjithmone i kthjellet dhe ndritur Profesor Qosja.

  26. lesh e li says:

    Profesori ka shume te drejte. Dialogu eshte zgjidhje. Bisedon Trump me Kim Jongun dhe meren vesh e s’bisedojne kalamajte me kryeministrin. Te ulen, te diskutojne kerkesat, po nuk u binden le te terhiqen perseri ne bulevard. Keta Jane bere si Enver Hoxha qe s’pranonte bisedime. Disa here erdhi Shtrausi, por nuk pranoi derisa e shkatrroi vendin.

  27. Shemia says:

    I nderuar Akademik Rexhep Qose,
    Si nuk e kupton qe sjellja e kesaj levizjeje eshte tipike skizofrenike unike si e udhehequr nga nje vegel e verber e SALI BERISHES , Ne fakt jane spiunet e Tij qe jane bere me studente konsekuente se studeti me i perkushtuar studenteve. Tamam Saliu qe kerkon destabilitet qe te Qendroj ne Maje te Thanes, duke folur. Sjellj e tyre Akademik Qosia, po ndjell rremujen e pashmangshe, sepse i pergjigjet formules “”Chdo veprim ka nje kunder veprim”

  28. Lani says:

    I thashe mbrëmë nje studenti se ishte shprehur dhe Rexhep Qosja për protestën dhe bënte mirë ta lexonte“.
    „Kush është ky“- më tha.
    ???
    A nuk është fatkeqësi që një nxënës a student të mos ketë dëgjuar ndonjëherë emrin e Qoses?!

  29. pjeter says:

    Do i lutesha shume redaksise se Temes,qe te mos publokoje ofendimet e renda qe i behen te nderuari,dhe patriotit te kombit Rexhep Qose.Eshte e kuptueshme reagimi i ndo njerit kur Z.Qose merr nje pozicion politik,por eshte e pa pranueshme qe kjo gazete te lejoje dhe publikoje ofendime te renda kundrejt personit,ku ne kete rast nuk ka as edhe nje opinion personal i te nderuarit Z.Qose per politiken partiake,por vec kerkon si gjithe prindrit shqiptare qe te kanalizohen kerkesat e studenteve ne permjet qeverrise,si gjeja me normale qe duhet te jete.Mbani pergjegjesi njelloj,si ai qe ofendon,redaksi e nderuar,nuk mund ti lejoni hapesira ne kete portal atyre qe ofendojne nje figure kombetare,edhe pse mund te mos i pelqeje te gjifheve si person.Ju lutem me perulesi,na i kurseni te pakten ne keto raste te tilla,ku ne menyre apsolute ,nuk ka arsye ti publikoni ofendimet vullgare.

  30. luljeta merkuri says:

    Te lumte goja dhe mendja e mencur!

  31. filati says:

    Te gjithe studentet te mare se bashku nuk arrin as 5% te vleres urtesise,arsyetimit ,llogjikes te dijeve e mencuris te akademikut Rexhep Qosja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje