Fshehje pasurie dhe tendera të paligjshëm, njihuni me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD që kanë llogari të hapura me drejtësinë

17 Dhjetor 2018, 17:25Politika TEMA

Pasi la jashtë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kontribuesit e vjetër të kësaj force, duket se Lulzim Basha ka vendosur të strehojë në këtë organ gjithë njerëzit me precedentë penalë që kanë llogari të hapura me drejtësinë.

Lexo.al zbuloi më herët emrat e fituesve në këtë Këshill që rezultojnë me precedentë penalë, por të tjerë emra vijojnë të dalin në dritë.

Ylli Kupi, ish Kryetari i Komunës Petrelë, në vitin 2015 kallëzohet penalisht nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për shkelje të ligjit. Kupi do të përballej me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi kishte dhënë lejen për ndërtimin e një fshati turistik në shkelje me ligjin.

Viktor Bella– Në vitin 2014, Gjykata vendos ta lërë në arrest shtëpie ish drejtorin e ujësjellësit Elbasan, Viktor Bella, pasi ai dhe katër punonjës të tjerë të këtij institucioni janë marrë të pandehur nga prokuroria, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me tenderin e riparimit të automjeteve.

Taulant Zeneli, ish Drejtor i Sh.a Ujësjellës, Tiranë kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, është kallëzuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehje të pasurisë.

Përparim Çaça – Mars 2018, emisioni “Stop” transmetoi rastin e nënkryetarit të Bashkisë së Kavajës, Përparim Çaça, i cili krahas detyrës së lartë, ushtronte dhe profesionin e avokatit, në kundërshtim me ligjin.

 

11 komente në “Fshehje pasurie dhe tendera të paligjshëm, njihuni me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD që kanë llogari të hapura me drejtësinë”

  1. ? says:

    ORE,PSE S’JANË NË BURG KËTA KRIMINEL??

    1. Denti says:

      Kush t’i fusi?!

  2. Milan says:

    Parti shkerdhatash

  3. Marko says:

    Kina ja shkerdhefte ate qe u ka bere koken

  4. BRSS says:

    I KAN KETO TE DHENA AMERIKANET APOBEJN SIKUR NUK DIN GJE HAJT ROBETNE PIDH KU TI KEN

  5. Tom says:

    Te gjithe hajdute jane pa asnje perjashtim.

  6. TI says:

    Perse heshtin Zonja Topalli e e Z.Dode, apo ende kane friken nga hija e Sales qe projektoi shkaterrimin e Shqiperise e te
    pasurise kombetare, qe nxorri ne rruge te madhe mijera punetore, qe ligjeroi e pandeshkueshmerine, qe beri te pasurohen gjyqtare, ministra e politikane ne kurrize te hallexhinjve, qe hapi depot e armeve per katrahulen me te tmerrshme kombetare. Ne nje lufte civile nuk do te kishte kaq viktima e kaq hakmarrje sa kemi perjetuar. FLISNI, DEMASKONI, CIRRJANI MASKEN SEKRETARIT TE PARTISE.

  7. ideali says:

    O idioter.Po kater jane, ka te tjere? Po nga ana tjeter sa jane te tille. Turp nuk keni?… Ketu muti ka marre shalet, ju merreni me kater karkaleca.Peshkaqenet o idioter ku jane, nga te tri palet, apo s ju vjen zeri…

  8. besa says:

    Iku per leshe te Monikes dhe kjo parti. Dilni e kerkoni ku mund te gjejme ndonje opozite se kane ngele vete ca komentues gazetash qe jane pa emer (ashtu si dhe une) qe bejne opozite çizmesh dhe rrezeçizmesh. Edhe studentet, ahaa, ca vajza me çanta qe bllokojne makina e qytetareve qe kthehen nga puna dhe u tregojne gishtin e mesit (!) , çfare studentesh, iken dhe ata per leshe te Monikes ne qoftese i ka mbetur me .

    1. Kitara says:

      Besa, veshtire se Monikes I ka mbetur lesh, (nuk kam reference per ta mbeshtetur) por ka perdorur leshte poshte per nje pjese te flokeve qe po I bien.

  9. annienugan1 says:

    Hello! This is my first visit to your blog! We are a team of volunteers and starting a new initiative in a community in the same niche. Your blog provided us valuable information to work on. You have done a extraordinary job!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje