Mazhoranca rrëzon Metën për kreun e KLSH, Braçe: Emërimi i Tushës do të rrezikonte organet e reja të drejtësisë

18 Dhjetor 2018, 11:07Politika TEMA

Pas dekretit për buxhetin e vitit 2019, në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet edhe propozimi i Kreut të Shtetit, Ilir Meta për  gjyqtaren Vitore Tusha në krye të KLSH-së.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe është shprehur se Vitore Tusha nuk ka eksperiencën e duhur për auditimet financiare.

“Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në auditimet financiare.Vitore Tusha është e angazhuar ne organet e reja të drejtësisë”, është shprehur ai.

Komisioni i ka propozuar parlamentit, rrëzimin e kandidaturës.

Vitore Tusha është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun, kjo pasi dje u shkarkua përfundimisht kryetari Bashkim Dedja.

3 komente në “Mazhoranca rrëzon Metën për kreun e KLSH, Braçe: Emërimi i Tushës do të rrezikonte organet e reja të drejtësisë”

  1. ce says:

    mua kjo sma mbush mendjen as per drejtesi se si me duket ,nuk shpreh inteligjence ne pamje, se per finance dhe ekonomi ne asnje menyre,,,,

  2. Kozmos says:

    URIME PER SHKARKIMIN E BASHKIM DEDJES , ??
    GJITHASHTU DHE PER MOSPRANIMIN E VITORE TUSHES . (USHTARE E LSI . ) ?

  3. Zgjohu says:

    Model Mona- Ilir! Operacionin znj. TUSHA , te behesh si Dr. Monika, Ministria e Ardhme e Aresimit! Kur pd e tashme te vije ne pushtet! Kjo zonje vec cizmen njeh, jo dialog!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje