Protesta e studentëve, Rama: Do shkarkojmë të gjithë anëtarët e bordeve, kërkesat do të plotësohen

18 Dhjetor 2018, 11:53Politika TEMA

Kryeministri Rama ka garantuar studentët se do të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

Teksa po dialogon me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Rama ka deklaruar se qeveria do të shkarkojë të gjithë anëtarët e bordeve në universitete.

“Do t’i shkarkojmë të gjithë anëtarët e bordeve që i kemi vënë ne, do bëjmë thirrje për përfaqësi dinjitoze dhe do t’i vëmë në borde si garant të këtij parti.

Historia plotëso kërkesat se unë po shkoj me pushime nuk funksionin. Kërkesat do të plotësohen por këto do të monitorohen bashkërisht, kjo protestë duhet kthyer në institucion. 

Rruga atje është, dilni në rrugë sa herë që është koha për të dalë në rrugë, por që të mos ngelemi prapë, pse u kujtove tani, të dyja palët duhet të shtyjnë njëra-tjetrën. 

Jam i vetëdijshëm se cfarë ndihme i keni dhënë ju qeverisë me këtë protestë”- tha Rama.(TemA)

9 komente në “Protesta e studentëve, Rama: Do shkarkojmë të gjithë anëtarët e bordeve, kërkesat do të plotësohen”

  1. Sokol says:

    Pastro dhe qeverine nga te paaftet.Drejtoret e paafte dhe te demshem.

    1. Kalec Dega says:

      Shko mo naiv, militant i Ramushit.

      E kane ne tradite shkarkimin komunistat, e bejne shume mire dhe lehte me urdher Partie.

      Ja u plotesuan kerkesat dhe Astridi u “harrua”

  2. baba says:

    Anetaret e bordeve jane bere si anetaret e kryesise se BPSH ne kohen e largqoftit.Nuk e kuptoj se c’lidhje kane anetaret e bordit me bordin.P.sh nje anetar bordi per nje mbledhje nje oreshe njehere ne dy muaj paguhet as me pak e as me shume se 700 mije leke te vjetra ne Univ e Elb.Jane leket e studenteve.C’lidhje ka nenkryetari i bashkise se Elb me bordin kur bashkia nuk financon asnje kacidhe bile financohet vete nga qeveria.C’lidhje ka drejtori i drejtorise arsimore te Elb kur ai ose ajo vete ndryshohet cdo 2 vjet me bordin e administrimit ne Uni. Elbasanit.Pse duhet te marre 700 mije leke nga leket e studenteve Ylli Cabiri kur edhe ne mbledhje nuk ka qene i pranishem apo nuk ka i shkreti.Keto te shohi kryeministri pastaj tja hedhi topin Univ.Ndrysho ligjin e Arsimit te larte dhe te gjithe ato qe e mbrojten ate ligj dikur te shporren nga emisionet TV

  3. Zigur Qarri says:

    I pari qe duhet te shkarkohet je ti.Largohu,jep dorheqje qe te marri fryme sistemi i drejtesise,qe e ke bllokuar prej 5 vitesh!
    Ti ishe ai qe mblodhe nga ishin e nga s’ishin te gjith llumin,i dhe edhe pushttet.Po te largosh kalin,mizat largohen vete.

  4. e verteta says:

    Merrni frymen clirohuni.
    Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte shikoni;
    Une isha,jam e do te jem ketu brenda jush !

    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!
    Merrni frymen qe munguar ju ka

  5. qytetaret says:

    Anetaret e bordeve ???!!!
    Ti shkarko fillimisht ministra e drejtore hajdute e te paafte, hiq dore nga oligarkia se vetem per ata shqetesohesh, pastaj hajde per dialog. Po e katandis vendin ne keq se berisha

  6. katarakti says:

    Po çfare kerkesash do plotesosh o trap?! Nuk ke asnje pune me universitetet private. Ato le t’i mbajne studentet me parate e prinderve te tyre po te duan. Shteti me e shumta mban falas nje universitet dhe 2 – 3 institute sa per te plotesuar nevojat qe ka ekonomia. Te tjeret le te bejne çfare te duan! Ketu nuk ka as pune bordesh dhe budallalliqe te tjera. Ka nje program arsimor, ka nje rektor, disa dekane dhe profesore dhe me kaq mbyllet puna. Kemi marre fund fare edhe si shtet, edhe si shoqeri.

  7. @ says:

    Tani qe eshte “ndergjegjesuar” plotesisht, Rama duhet ta filloje nga vetja shkarkimin , se bordet pastaj shkrihen vetvetiu. Nuk mundet nje person i korruptuar, megalloman, arrogant dhe i paafte (kete te fundit po e pohon edhe me gojen e tij), te vazhdoje akoma me mashtrimin se do te ndreqe katrahuren qe vete ka shkaktuar prej 5 vjetesh.

  8. @ says:

    Tani qe eshte “ndergjegjesuar” plotesisht, Rama duhet ta filloje nga vetja shkarkimin , se bordet pastaj shkrihen vetvetiu. Nuk mundet nje person i korruptuar, megalloman, arrogant dhe i paafte (kete te fundit po e pohon edhe me gojen e tij), te vazhdoje akoma me mashtrimin se do te ndreqe katrahuren qe vete ka shkaktuar prej 5 vjetesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje