Protesta e beftë studentore që vijon për më shumë se dy javë në Tiranë, është padyshim një prej zhvillimive më pozitive të tranzicionit në funksion të vetëdijësimit sa të publikut e sa të qeverisë, mbi raportet e shprishura mes tyre. Por sidomos për ndërgjegjen qeverisëse.
Kjo protestë, kjo lëvizje, pavarësisht fundit se si do jetë, me gjasë do jetë një vijë ndarëse edhe për qeverisjen e Ramës, me shumë cene në komunikim e praktika reformuese, edhe për të tjera pas saj, duke iu qëndruar si “çekiç” kujtese mbi kokë se mund ta pësojnë çdo cast prej rebelizimit studentor nëse “thika shkon në asht”. Kjo sa i përket planit entuziast, vrundullor, shpirtit reagues, vitalitetit rinor e afshit për ndryshim kursi, modeli e morali qeverisës. Por deri këtu. Pasi më tej ka disa “por”.
Protesta më së pari vuan nga elementi kryesor që i jep asaj inteligjencën e nevojshme për të qenë imponuese dhe e respektueshme në pikën më të kërkuar: sensin e masës.
Ky sens përkthehet në domosdoshmërinë e kanalizimit të kësaj energjie reaguese në një kokë drejtuese të saj, e cila luan dhe rolin e “mendjes së ftohtë” aty ku ajo do duhet. Sepse siç po shihet, ajo është një masë njerëzore që përpëlitet por kokë nuk ka.
Dhe nga kjo masë, ku veprojnë ligjësi psikolgjike të cilët e bëjnë të vështirë e gati të pamundur të pasurit një kthjelltësie mendimi, e cila duhet të jetë pjesë e së tërës në strategjinë e arritjes së një “fitoreje” – pra, marrjes së maksimales nga 8 kërkesat – nuk ka gjasë të vijë një zgjidhje, së paku ashtu siç kanë zgjedhur ta kërkojnë.
Mospasja e kësaj koke, ka sjellë dy defiçenca të mëdha në këtë protestë: mospasjen e një sllogani, si dhe fjalimet plot zjarr por pa fije mbrese dhe intelekti. I gjithë ligjërimi studentor është i ngërthyer në dy – tre fraza standarte të tipit: “kërkesat janë të qarta…”, “plotësoji..”, “nuk duam dialog…”.
Deri më sot, nga ata që marrin mikrofonin, nuk ka asnjë fjalëmbajtje për t’u fiksuar, për t’u mbajtur mend, mbresëlënëse.
Pra, duke iu kthyer modelit “Dhjetor ’90”, nuk ka asnjë një Blendi Gonxhe. Kur kjo protestë të mbarrojë, në stendën e saj muzeale për të nesërmen, do afishohen 8 kërkesat, masa studentore, ditët në rrugë, por nuk do ketë emra, fjalime, parime të larta të promovuara.
Te çështja e slloganit, jo vetëm që nuk ka, por një sosh është huazuar nga një tjetër kohë. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, e cila thirret rëndom në korr, nuk ka asnjë lidhje me të sotmen dhe jo vetëm për faktin që ajo, Europa e djeshme, sot është në një krizë që e bën jo aq të adhurueshme.
Ai sllogan ishte tërësisht politik pasi ishte vizionar në dëshirën dhe betejën për një tjetër model zhvillimi. Studentët, që ledhatohen ose vetëledhatohen me përcaktorin prozaiko-poetik “e ardhmja dhe shpresa e së nesërmes”, duhet të zotërojnë kulturën minimale për të bërë një diferencë të tillë, që mos bijnë më në naivitete të tilla.
Por dhe në këtë rast, problemi vjen nga mungesa e një kokë, e një grupimi udhëheqës, i cili duhet të ndjejë me zemër, të reagojë më shpirt, por dhe të mendojë me kokë.
Dhe në fund mbi bllokimin e rrugëve. Është një praktikë që dhe kjo zë fill në ’90. Më saktë midis viteve ‘90 – ’91. Është aplikuar vetëm në Kavajë. Pas fitores së PP-së në zgjedhjet e 31 marsit, grupime demokratësh në qytetin simbol dilnin në rrugë dhe bllokonin makina që mund të kishin targa të qyteteve ku ishte votuar sërish e majta. Ishin raste sporadike e që nuk u kthyen në fenomen.
Më pas, bllokimi i rrugëve do rikthehej në zgjedhjet e vitit 1996. Gjatë fushatës elektorale në prill-maj të atij viti, militantë demokratë u bllokonin rrugën kandidatëve socialistë që udhëtonin për takime elektorale. Në vitet e mëpasshme e deri më sot, kjo është bërë një praktikë normale.
Edhe PS ka në CV-në e saj politike një bllokim rrugësh, shoqëruar dhe me djegie gomash, në një reagim tejet të shëmtuar, pavarësisht arsyeve se pse. Bëhet fjalë për maj – qershor 2011, kur KQZ-ja e drejtuar nga Arben Ristani, vendosi të mos njohë fitoren e Edi Ramës përballë Lulzim Bashës, në garën për Tiranën. (tesheshi)
E di si eshte puna ? Kjo qeveri jo se duhet lavderuar per punen e mire, Por edhe nuk duhet pranuar apriori te anatemohet ne kete menyre nga keta pizevenge anarshiste. Keta nese vertet jane te interesuar qe te zgjidhin ato probleme qe kane me shkollen dhe qe realisht qeveria i pranon, le te ulen dhe te vene pikat mbi i.
Kalon dikush dhe shikon nje njeri i cili kishte para nje gure te madh, dhe ne dore nje cekic me te cilin godiste gurin. E pyt kalimtari! Cfare po ben zoteri? Ja i pergjigjet ai, pronari me ka ngarkuar qe te thyej kete gurin. Po sa dite ke me kete pune,? i thote kalimtari. Lere mos e nga! i pergjigjet puntori . Kalimtari hodhi syte andej ketej, pa nje varre’, e rrembeu dhe me nje te goditur e coptoi gurin . Mos! uleriti i alarmuar puntori, cfare me bere? I cuditur kalimtari i thote ! Une pashe qe ti po rrobtoheshe shume per ta thyer ate gure dhe me vete thashe! Hajde ta ndihmoje fakirin.Prandaj rrembeva varrene dhe e theva. I thote puntori! Po une kam kaq kohe qe i vij verdalle dhe jo se nuk e thyeja dote, por tani qe ti e theve gurin,pronari nuk me paguan me’, Me c’pune do te merrem tani e tutje, e kush do t’me paguaj?
tesheshi thote:”Protesta….është një masë njerëzore që përpëlitet por kokë nuk ka”!!!
Kjo eshte e vetmja menyre per te realizuar 8 kerkesat,me pas,nese do te vijojn edhe me kerkesa te tjera,po,duhet nje koke.
“Dialogu” Rames,ka si qellim te nxjerri koken,apo kokat.Nje koke,propaganda naziste e “rilidjes”nese nuk blen,ka mundesi
ta denigroje edhe nese ai eshte njeriu me i ndershem ne Bote,sepse keshtu ka vepruar deri tani.Ka mbetur kundershtare i
Rames pa u perbaltur deri tani(megjithese Rama eshte vete llumi )?Koha ka treguar,se rregullat Demokratike me qeverine
me te korruptuar ne Bote te”rilindjes”,nuk funksionojn,prandaj studentet i pergjigjen me nje strategji ne dukje anarkiste,
por efikase.Sa me shume zgjat kjo loje,aq me shume e lene nervat Ramen.Kryeministri yne shkon per “Dialog” tek
Universteti Bujqesor dhe sillet si nje polic burgu.Kerrcenon studentet qe duartrokasin kolegen e tyre,duke i thene,
kur studentja del nga salla e indinjuar;“Çfarë ka për të duartrokitur këtu?Ikni edhe ju që e duartrokitët”!Llogarisni kush
eshte Edvin Rama?-edhe per duartrokitjet duhet te vendosi ai!Kete e ben vetem nje skizofren.