Muzeu Historik Kombëtar, Polo Biblio-Museale e Provincës së Leçes, Muzeu Castromediano në Leçe dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali çelën dje, ekspozitën “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia”.
Muzeu Historik Kombëtar u paraqit me objekte dhe libra kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar si riprodhimi i Përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, si edhe armë të asaj periudhe. Kjo ekspozitë erdhi si frut i marrëveshjes ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar, Museo Civico di Bari dhe Polo Bibliomuseale të Rajonit të Pulias nën kujdesin e Fondacionit Gramsci në Pulia, me qëllim që të fillohet promovimi i përbashkët i njohurive të iniciativave historike nëpërmjet përgatitjes së ekspozitave dhe promovimin e projekteve kërkimore, duke e imagjinuar Adriatikun jugor si një distrikt të vërtetë kulturor, në të cilin integrohen ndërmarrjet e nismave të përbashkëta të pranishme në territore të ndryshme, duke marrë pjesë së bashku me thirrjet evropiane.
Ekspozita “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” është një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi marrëdhëniet historike që Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka pasur me rajonin e Pulias dhe dukumentet unike që janë mbledhur nga pala italiane për këtë ekspozitë, të cilat na japin fakte të rëndësishme historikë për periudhën e Mesjetës.
na thoni se pari se,c’lidhje kane sumqiret turkoshqipfoles me G.Kastriotin e masandaj kalojme ne pjesen e dyte,ate te dokumentacionit,fakteve apo doreshkrimet mbi jeten e Heroit te Krishterimit……………..!
deri kur o beqira do te luani ”pasardhesin” e G. Kastriotit kur de facto jeni pasardhes te sulltan Muratit….!!
Ka mundesi qe ky bir kurve te jete marre dhe prostiticion gjate asaj kohe.Prandaj dhe italianet e perkujtojne shpesh.Nuk besoj se kishte shume ndryshim nga trafikantet e sotem. Se nuk ja hante qeni shkopin.
Do te ishte ne nderin e Shqiperise qe nje rruge apo shesh i rendesishem te merrte emrin e italoarbereshit te madh,ANTONIO GRAMSHIT .Eshte dicka e cuditeshme qe ne periudhen 44,,,90..vume gjithfare emrash ideologjike dhe harruam emrin e filozofit,politikanit modern te te majtes ,antifashistit te paperkulur ,italo arbereshit GRAMSHI .Megjithese ne te gjithe librat ,enciKlopedite ,ne wikipedia theksohet gjithmone origjina shqiptare ,ne diskutimet publike italiane ,ne tv ky fakt anashkalohet .Eshte normale ,eshte figure qe e nderon Italine dhe nuk deshirojne ta ndajne sadopak me asnje .Do te deshiroja qe kjo kerkese ti behet direkt RAMES dhe aty te shikojme se cila do te jete pergjigja e tij ,duke bere krahasimin me reabilitimin qe ai u ka bere shume figurave te erreta ,edhe te huaja .