Edhe Tabaku del bllof, ja PDV e lejës së ndërtimit që mori në 2013, kur ishte nënkryetare bashkie

22 Dhjetor 2018, 21:46Sociale TEMA
Edhe Tabaku del bllof, ja PDV e lejës së ndërtimit që mori

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nxitoi mbrëmjen e djeshme kur u shfajësua për lejen e ndërtimit që kishte marrë në vitin 2014, duke thënë se asokohe ishte deputete dhe jo nënkryetare bashkie, e për pasojë nuk ka konflikt interesi.

Por, provat tregojnë krejt të kundërtën. Vërtet Tabaku në vitin 2014 ishte deputete e PD, kur u emetua leja për ndërtimin e një pallati me një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë, por procedurat për marrjen e saj kanë filluar shumë më herët, pikërisht në kohën kur ajo ishte nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Më konkretisht, Plani i Detajuar Vendor i lejes së ndërtimit që ka marrë Tabaku është bërë në 12 gusht 2013, çka tregon se procedurat për marrjen e lejes kanë nisur kur Tabaku ishte nënkryetare. Por, ndryshe nga shefi i saj, Tabaku ka qenë pak më e rafinuar në këtë drejtim, pasi lejen e ndërtimit nuk ja ka dhënë direkt vetes.

Vërtet Jorida Tabaku ka qenë kandidate në atë kohë për deputete, por dorëheqja e saj ka ardhur shumë më vonë. Ajo është zëvendësuar nga Enno Bozdo në 31 shtator të 2013-s. Sipas Kodit Zgjedhor, ajo nuk ka qenë në konflikt interesi për të kandiduar si deputete pasi posti i nënkryetarit të Bashkisë është me emërim. Për pasojë, ajo ka vijuar ta ushtrojë edhe detyrën si nënkryetare deri në shtator 2013.

Një muaj para largimit nga Bashkia pasi do bënte betimin si deputete, është miratuar edhe Plani i Detajuar Vendor, që një vit më pas do e shpërblente me ndërtimin e një pallati. Ashtu si edhe në rastin e Bashës, është një praktikë që bie ndesh me ligjin e konfliktit të interesit.

3 komente në “Edhe Tabaku del bllof, ja PDV e lejës së ndërtimit që mori në 2013, kur ishte nënkryetare bashkie”

  1. roza says:

    Keta te PD kur ishin ne bashki vetem vodhen dhe asnje pune nuk bene, populli syte ne balle i ka dhe di ta dalloi ndryshimin…

  2. syri says:

    Vettingu ne politike! Cfare hipokritesh jane hajdutet dhe vrasesit e Saliut?!

  3. mario says:

    kta mer jahu sdine as te vjedhin, me dur e me kom.
    plehra jane, e te tille mbeten. vk.
    ne burg te gjithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje