Në mbështetje të banorëve të Unazës së Re që protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre është bashkuar mbrëmejn e sotme edhe kreu i PD Lulzim Basha.
Nga protesta, Basha i bëri thirrje kryeredaktorëve të mediave të rrinë gjatë gjithë kohës live nga protesta e banorëve.
Sipas Bashës, Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikantit Edmond Bego.
‘I bëj thirrje kryeredaktorëve të hapin ekranin gjatë gjithë kohës së protestës.
Unë jam këtu dhe sa herë që unë vij fillon transmetimi live, por transmetimi live kur këta banorë shprehin nga zemra atë që ndjejnë prindërit në prag festash ku në vend që të ndezin tavolinën, në vend që të gëzojnë këta vogëlushë vijnë dhe protestojnë ditë për ditë këtu.
Këtë ndjeshmëri nuk duhet ta heqim nga ekranet, këtë ndjeshmëri duhet ta shohin gjithë shqiptarët se përndryshe ata që marrin vendimin t’i heqin nga ekranet protestuesit, të heqin zërin e tyre, të heqin vuajtjet e tyre i bëjnë një shërbim të keqes dhe bëhen palë me hajdutët.
Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale. Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut.
Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë. Ndërton aty ortaku i Taulant Ballës, me firmën e Ahmetaj, Ramës e Veliajt.
Këtë javë është zhvilluar një betejë qytetare me të keqen. Dukej sikur kjo betejë nuk do fitohej, se Rama suli gangsterët. Por qytetarët i duruan të gjitha.
Akte të tilla korruptive, si ky që zhvendos lumin e Lanës, ndaj kjo betejë është simbolike,” tha Basha.
Asnje media nuk ka shkruare per skandalin basha kati 13, nenkupton qe te gjitha jane vegla te PD-se.
O GORE , MOS LUAJ ROLIN E TE NDERSHMIT NE ASTIR . TE NJEH GJITHE SHQIPERIA SE KUSH JE .
DITET ME NUMER I KENI JU BANDITE .
O Lul o dhjetfytyrsh, po me ate fallsifikimin e tenderit si i kishit nda pazaret, apo nuk te vjen zeri??
Sa per ato shtepi qe duhen shemb, sa me pare te behet
Tjeter gje se kush do ndertoj, por dhe ktu prap prishje pazari ka…
Po mos ja vini re te shkretit se po i vjen festa verdalle,SPAK _u po krijohet dhe ai nuk di ku te fuse koken bosh qe ka……??????????