Rusia e ka quajtur provokim një sulm ajror të Izraelit në Siri gjatë orëve të vona të ditës së martë.
Raportet që vijnë nga Siria tregojnë se një depo armësh në Qatifah është goditur nga këto sulme, duke lënë të lënduar tre ushtarë.
Izraeli nuk i ka komentuar akuzat e Rusisë, por e ka pranuar se ka hapur zjarr ndaj një rakete për rrëzimin e aeroplanëve.
Nuk është raportuar për ndonjë dëm apo lëndim. Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Siri viteve të fundit.
Ky shtet thotë se po reagon kundër transportimit të armëve nga Irani për lëvizjen “Hezbollah” dhe kundër forcimit të pranisë ushtarake të Iranit në Siri.
Ata vlerësojnë se Irani dhe Hezbollahu paraqesin një kërcënim jashtëzakonisht të rrezikshëm, shkruan BBC.
Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se janë shumë të shqetësuar nga sulmet ajrore të Izraelit në Siri.
“Veprimet provokuese të forcave ajrore izraelite i kanë kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dy aeroplanë të udhëtarëve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Ushtria siriane tha se sulmet ishin kryer nga brenda hapësirës ajrore libaneze. Agjencia shtetërore e lajmeve siriane, Sana, tha se shumica e raketave u kapën. (TemA TV)
Israeli e ka sipërfaqen sa Kosova dhe popullsin sa Greku.
ja cifutet e mutit cfare bejne
ja cifutet e mutit cfare bejne …