Trump: ”Të fikur” deri në sigurimin e fondeve për murin me Meksikën

26 Dhjetor 2018, 13:29Bota TEMA

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka përsëritur sot se mbyllja e pjesshme e qeverisë federale (”shutdown”) nuk do të revokohet deri sa të sigurohen fondet për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

Ai njoftoi se do të shkojë në kufirin me Meksikën në muajin janar për një vizitë në një pjesë të re të pengesës në ndërtim e sipër.

“Nuk e di se kur qeveria do të rihapet, por mund t’ju them se nuk do të rihapet derisa të kemi një mur apo një gardh, ta quajnë si të duan atë”, tha Trump duke folur në zyrën Ovale pas një telefonate me ushtrinë amerikane për përshëndetjet e rastit për Krishtlindjet, raportoi CNN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje