Bujar Nishani (jo ai i Antenes) e ka quajtur mashtrim për herë të tretë, gjithe sa deklaroi dje kryeministri Rama lidhur me zgjidhjen qe qeveria u jep kerkesave te studenteve.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se kërkesat normale të studentëve konvergojnë thjesht e qartë në dy pika për veprim qeveritar, ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë dhe ndryshimin e buxhetit të shtetit.
Sipas Nishanit, Rama jo vetem nuk zgjidh kerkesat legjitime te studenteve protestues, por edhe i kercenon ata se do t’u beje vettingun e anglishtes.
Postimi i Bujar Nishanit:
Kërkesat dhe beteja civile e studentëve për arsim dhe dije u injoruan e u hodhën poshtë edhe nga monologu i fundit për shtyp i kryepërgjegjësit të situatës dramatike të studentëve shqiptarë.
Kërkesat normale të studentëve konvergojnë thjesht e qartë në dy pika për veprim qeveritar.
A- Ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë,
B- Ndryshimin e buxhetit të shtetit.
Studentët kanë kërkuar thjeshtë e qartë që të rrëzohet grabitja që ju bëhet atyre me ligjin e antiarsimit si dhe rialokimin e fondeve ; nga konçensionet për oligarkët me të cilat shpenzohen 20 milion euro për 1 km/rrugë-unazë, disa qindra milion për taksë kalimi në autostrada shtetërore, qindra miliona të tjera në shërbime “fake” shëndetësore, në buxhetin e universiteteve publike, kartën e studentit dhe konviktet e tyre.
Në vend të veprimit, kryeministri zgjodhi përsëri monologun shterpë dhe kërcënimet qesharake prapa grilave të ulura qeveritare.
Vendosi të gënjejë përsëri studentët dhe familjet e tyre.
Ky është një mashtrim për të tretën herë !
I gënjeu për herë të parë në 2013, gënjeu e nuk zbatoi asgjë.
Në 2017, i gënjeu për herë të dytë, nuk zbatoi asgjë.
Në fundin e 2018 i gënjeu përsëri për të tretën herë.
Kryepërgjegjësi i vuajtjeve të studentëve dhe familjeve të tyre doli në monologun e rradhës e foli për Vendime të Këshillit të Ministrave !!!
Kushdo e di që VKM-të nuk kanë fuqi zbatimin pa ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe Buxhetit të Shtetit.
VKM-të janë akte nënligjore që nuk dalin dot mbi ligjin.
Ligji famëkeq antiarsim i ka ngarkuar studentët me “tarifën e aplikimit”, “tarifën e konkurimit”, “tarifën e rregjistrimit”, “tarifën e shkollimit”, “tarifën e studimit”, shto pastaj tarifa të tjera në të gjitha shërbimet kancelarike dhe laboratorike.
Skandaloze, një vjedhje e tillë mbi studentët e familjeve shqiptare që mjerohen çdo ditë e më shumë.
Kot përpëlitet në sforcime monomediale Kryepërgjegjësi të gënjej e gënjej përsëri.
Studentët kanë kërkesa të qarta e të thjeshta.
Kush flet për “dialog”, ose është jashtë realitetit ose është spekullant.
Studentët nuk kanë kërkuar e nuk po kërkojnë risi, as diskutime si grupe interesi për çfar pritet të vij dhe si ?!
Studentët kërkojnë nga Qeveria thjesht të bëjë punën e saj !
Studentët kërkojnë që Qeveria të përmbushë përgjegjësitë e saj politike dhe institucionale.
Ata kërkojnë që kryepërgjegjësi të mos gënjejë më.
Çka për dialog këtu ?
Dialog që qeveria të bëj apo jo punën e saj ?
Qesharake !
Në vend që kryeqeveritari të nis e bëj punën dhe detyrën e tij, ekzaktësisht për çka kërkoi votën dhe shqiptarët ja dhanë.
Asgjë më shumë, asgjë më pak.
“Ku është problemi këtu“ ?
Kryepërgjegjësi refuzon përsëri të bëj punën e tij.
Studentët kërkojnë ndryshimin e ligjit, kryepërgjegjësi bojatis vendimet e qeverisë !
Studentët kërkojnë konvikte, ai ju tregon për marrveshjet e qeverisë së tij me agjensitë turke !!!
Ata kërkojnë kartën e studentit, ai ju tregon memorandume me agjensi franceze, a thua se studentët po kërkojnë të vizitojnë Kullën Eiffel.
Jo mor jo !
Ata e kërkojnë kartën e studentit që të kenë transportin publik me kosto studenti, të shfrytëzojnë bibliotekat me kosto sudentore, të marrin ndihmën mjeksore emergjente me kosto studentore, të shfrytëzojnë shërbimet publike të shtetit me kosto studentore.
Studentët kërkojnë ulje të tarifave në raport me koston e jetesës, ai i kërcënon se do ju bëjë vetingun për anglishten !!!
Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave jetike që të mund të jetojnë dhe studjojnë, ai monologon për propagandë mediale.
Asnjë sanksionim real ligjor, asnjë qindarkë e alokuar për ato çka thotë se do ti plotësojë.
Vazhdon të gënjejë.
Asnjë fjalë për fazën e dytë të studimeve. Atë të masterit.
Ky është modeli i ligjit shqiptar.
Të dyja nivelet janë “de facto” të detyrueshme për tregun e punës e për pasojë jetën e studentëve.
Jeta e studenteve është futur në kolaps.
Jeta e familjeve të tyre është futur në kolaps.
Kolapsin nuk e zgjidh vulgariteti digjital i qeverisë.
As monologu përpara pasqyrës së dështimit.
Atë mund ta zgjidhin vetëm studentët.
Presim studentët…….
Ahhh ..plehre , plehre nje fatkeqai e madhe qe te patem ty president. Ik ore shiko shendetin se do mbetesh ulok gjithe jeten . Ti je mashtruesi me i madh .
Si nuk tha njehere te vetme nje llaf me mend ky kaqoli.
O Jari o skllavi Sali Berishes.
foli dhe ky kryetari i PD -se se Paskuqanit….
Dallkauk.Ke qene dhe presidente mashtrues ordiner qe vidhje paret e hamburgaerave te komisionerve gjete zgjedhjeve.Je per turp.
Si e kemi Odeten Jaro?
Nuk ju vjen turp qe merreni ende me kete moster. Shpetojeni Tema-n, ju lutem.
Po si nuk vure njehere mend o ditzi. Me tere keto idjotesi qe zhgarravit per dite, vetem sa na kujton se cfare mender presidenti te rrjedhur paskemi patur. Po ti vazhdo, vazhdo keshtu, por ta dish se te keqen ke per te na marre e cyryk si veten sna ben dot.
Se kuptojm përse ish ministri brëndshëm i Berishës kërkon trazira. Duhet të ndodh e kundërta. E ka nga mjekimet i varfëri.
Po flet kapter kari, ne falni jari…ky shketdhate qe shkaterroi ftejtesi e arsim e vodhi pronat e te tjereve…nuk kane folur per 30 vjet rresht, e degjeneruan shtetin ne cdo qelizr e tani ja vene fajin Edit i vili po punon te riparoje demet kolosale qe keto plehra, kriminele te poshter i kane bere vendit.
Hajvan delirant.Turp per ne qe te kemi pasur president.
Ore bajge nuk te ben pershtypje ty qe nuk ngeli njeri pa te share apo ti nuk ndjen gje? Po mbylle mor Mehmet Nishan bucen mbylle.
Nuk e kupton kapter Jari sa idjot eshte ndaj shkruan
Ne te vertete me dhimbet ky Bujar Mehmeti jo vetem pse eshte si plasteline dhe luajn kapot e pd-s me te,por verteton dhe thenien e vjeter sa vete njezimi.Evgjiti kur u be mbret vrau dhe te jatin e vet .Nuk e kupton qe te vetet pd-ja tall trapin me te,populli po e po ,por dhe gazeta tema qe i boton te gjitha mbrockullat e tij.
Mero perse ja vlen te shihni cfar shkruan ne Facebook ky njeri qe u tall me shqiptaret per kater vjet pa bere asnje pare pune vetem ka luftuar
opoziten nen urdhrat e Sales.Nuk ja vlen te merresh me kete sakat nga trute qe do ngelet ne histori si presidenti kukull e me I keqi I te gjithe kohrave