Nga Skënder Minxhozi
Nëse kishte vendosur të habiste miq e kundërshtarë, protesutes e indiferentë, të huaj e shqiptarë, ja arriti! I habiti të gjithë! Që Edi Rama ka pëlqyer të ketë historikisht monopolin e lajmit të parë, kjo dihej. Ndaj edhe orët e fundit u përfol se lajmet që dolën në media për ndryshimet në qeveri, nuk i kishin pëlqyer aspak. Jo se ishin të pasakta, por kryesisht sepse hiqnin efektin surprizë që duhet të ketë, sipas standartit të tij të sjelljes e komunikimit, një ngjarje e përmasave të tilla, siç është largimi i ministrave nga kabineti.
Ndoshta me këtë paradhomë lajmesh e thashethemesh lidhet indirekt edhe thellësia e ndryshimeve që Rama i bëri kabinetit të tij, 14 muaj pas betimit të qeverisë tek presidenti Meta. Duket sikur kryeministri ka dashur të shkojë më larg dhe më thellë me freskimin e qeverisë, se të gjitha parashikimet e hedhura në media dhe opinionin publik. Rama ja ka arritur, pa pikën e dyshimit, që të “çorodisë” valët e miqve, aleatëve, bashkëpunëtorëve politikë, disa prej ministrave që nuk prisnin largimin, e më në fund, edhe të atyre që përgatiten të rinisin protestat në janar. Qeveria e re, me prezencën e disa figurave pa pigment politik, është veç të tjerash, edhe e vështirë për t’u goditur e sulmuar.
Përtej surprizës së krijuar, qeveria de facto e re Rama (pasi praktikisht ajo mund të quhet qeveri e re), ka parë një largim në masë të ministrave të përfaqësimit politik. Nëse shtojmë virtualisht Sandër Lleshin në listë, kabineti aktual Rama ka brenda tij një numër tejet të lartë ministrash që kanë pak ose aspak nivel politik përfaqësimi. Dy emra ministrash të rinj vijnë nga Kosova, ndërkohë që kanë shërbyer paraprakisht si zv.ministra, ministret e financave dhe të punëve publike nuk mbajnë thuajse asnjë post partiak, ashtu siç nuk ka asnjë ngjyrim politik as ministrja e kulturës. Këtë fenomen e kompensojnë deri në një farë mase hyrjet e Braçes, Çuçit dhe Shalsit në postet e zv.kryeministrit dhe të ministrit të bujqësisë e të marrëdhënieve me biznesin, të cilët gjithashtu ruajnë disi balancat brenda partisë.
Kemi kështu një qeveri pjesërisht teknike, megjithëse PS nuk ka krizë numrash në parlament. Dhe megjithëse Edi Rama ka folur rregullisht gjatë kësaj jave për nevojën e forcimit të partisë. Pra, të forcojmë partinë, duke…e larguar nga ekzekutivi. Një paradoks i vështirë për t’u shpjeguar, pasi qeveritë janë produkt i përfaqësimit politik, e jo i prurjeve teknike.
Edi Rama ka bërë një gjest të fortë korrigjimi të ekzekutivit, e kjo është diçka parimisht pozitive. Gjiknuri e Nikolla, por edhe Ahmetaj për të tjera arsye, kanë qenë lëvizje të diktuara nga situatat konkrete dhe për pasojë, të paevitueshme. Sa për ministrin e jashtëm, largimi i Bushatit tingëllon si një gafë e pastër e pashpjegueshme, teksa sheh formatin e përvojën e ministrit aktual, por edhe personin që sot po merr në dorë politikën e jashtme të vendit.
Fundviti ishte momenti i fundit taktik për Ramën, për të provokuar një përmbysje qeveritare. Mbetet të shihet se cila do të jetë cilësia e profileve gjysëm të panjohur që ai ka afruar në kabinet dhe aftësia e tyre për t’u integruar dhe për të reaguar shpejt ndaj problemeve jo të lehta që kanë përpara. Fjala vjen, duhet parë sesi një ministre e re arsimi me prejardhje nga Kosova, do të orientohet në mishmashin aktual të arsimit shqiptar, kur studentët kanë mbuhush rrugët dhe korrigjimet madhore në sistemin e lartë arsimor sapo janë firmosur nga qeveria.
Rama ka vënë bastin e rradhës me një kabinet të mbushur me ministra, një pjesë e të cilëve nuk janë as figura publike, e as përfaqësues të spikatur politikë. Çngjyrimi politik i një qeverie është një proces jo fort i shpjegueshëm, i cili tregon indirekt mosbesim të kreut të partisë për panelin që ka në krah. Megjithatë në një qeveri dhe në një parti ku violinë e parë është i njëjti person, ngjarje si kjo e sotmja nuk përbëjnë përjashtimin, por rregullin.
Medioker dhe fjale fjale pa fund! Fjale te bukura nuk ka vetem ne dashuri por edhe midis politikaneve qe duan t’i hane koken njeri tjetrit por qe ne te njejten kohe kane frike nga efekti ”domino”! Ke te dish me te mirin eshte me mediokri! Nuk ka paqe ne Tirane dhe ne Shqiperi per sa kohe Sali-Meta jane ne politike! Per sa kohe ne media do te jete Fevzo,Koli,Zheji,Ylli,Andi me Tos kos,Qimi te me fale dikush qe nuk i kam permendur emrin! E mjera Shqiperi!
Tre gabimw qe Rama dhe PS do ti paguaje rende
1,,Largimi i metejshem nga profili politik i majte qe duhet te kete qeveria e dale nga fitorja e PS.Ehe nga deklaratat e tij kuptohet qarte se RAMA synon akoma ne idete hiperliberale dhe jo ne nje program te majte .Dhe natyrisht personat qe ka sjelle ne qeveri jane pa profil politik te majte ,F
perjashto Bracen te cilit realisht nuk i ka dhene asgje ,..
2.DY ministra nga Kosova ,pavaresisht nga synimi qe mund te kete JANE TE PAJUSTIFIKUESHEM ,BILE OFENDUES PER PS DHE KLASEN POLITIKE SHQIPTARE ,Vecanerisht zevendesimi i BUSHATIT ME NJE DJALE TE RI ESHTE QENDRIM AVENTURESK .bOTA MODERNE NE KETO POSTE ZAKONISHT VEd.UJQER TE VJETER…ME KULTURE DHE PERVOJE TE MADHE ,INTELIGJENTE DHE TE EKUILIBRUAR .
3..Zevendesimi i me shume se gjysmes se Qeverise eshte nje goditje qe i jepet PS.RAMA ,DUKE MOS U NDIERE I MAJTE ,KERKON ME CDO KUSHT QE ASNJE PERSONALITET I RI NGA PS TE MOS SHFAET NE SKENEN POLITIKE -RAMA AKOMA NUK E KUPTON SE ZGJEDHJET I FITON POPULLI I MAJTE DHE JO THJESHT NJE PERSON ,QOFTE EDHE AI VETE .Deri diku jam dakord me Minxhozin..
Tre gabimw qe Rama dhe PS do ti paguaje rende
1,,Largimi i metejshem nga profili politik i majte qe duhet te kete qeveria e dale nga fitorja e PS.Ehe nga deklaratat e tij kuptohet qarte se RAMA synon akoma ne idete hiperliberale dhe jo ne nje program te majte .Dhe natyrisht personat qe ka sjelle ne qeveri jane pa profil politik te majte ,
perjashto Bracen te cilit realisht nuk i ka dhene asgje ,..
2.DY ministra nga Kosova ,pavaresisht nga synimi qe mund te kete JANE TE PAJUSTIFIKUESHEM ,BILE OFENDUES PER PS DHE KLASEN POLITIKE SHQIPTARE ,Vecanerisht zevendesimi i BUSHATIT ME NJE DJALE TE RI ESHTE QENDRIM AVENTURESK .bOTA MODERNE NE KETO POSTE ZAKONISHT VEd.UJQER TE VJETER…ME KULTURE DHE PERVOJE TE MADHE ,INTELIGJENTE DHE TE EKUILIBRUAR .
3..Zevendesimi i me shume se gjysmes se Qeverise eshte nje goditje qe i jepet PS.RAMA ,DUKE MOS U NDIERE I MAJTE ,KERKON ME CDO KUSHT QE ASNJE PERSONALITET I RI NGA PS TE MOS SHFAET NE SKENEN POLITIKE -RAMA AKOMA NUK E KUPTON SE ZGJEDHJET I FITON POPULLI I MAJTE DHE JO THJESHT NJE PERSON ,QOFTE EDHE AI VETE .Deri diku jam dakord me Minxhozin..
KETA MINISTRAT KOSOVARE A E SHKRUAJNE DHE FLASIN SAKTE GHUHEN SHQIPE ZYRTARE…??????????????????????
Jo vetem shqipen
po edhe inglishten ky ministri I jashtem e qante ( shitsja e marketit poshte pallatit e flet me mire anglishten)
E vetmja gjuhe qe flet pa problem eshte turqishtja!!!!!
Me vetem kaq edhe me idioti e kupton se shqiperia ka ikur per lesh po ne menyre te pakthyshme.
Vetingu alla Rama,ne formimin e qeverise !
Ai ka qene gjithmon nje hap para.
Rama asnjehere nuk ka qene socialist. Rama asnjehere nuk ka qene demokrat. Rama eshte ekliktik ne botkuptim. Kete me se miri e verteton pohimi i tij qe politika eshte shah,duke e cveshur ate nga principet dhe klishete politike. Keto levizje qe ai po ben tregon kete gje. Nuk mund te gjykoj ne se eshte mire apo keq, por kjo tregon se Rama nuk ka frike se mos goditet brenda partise dhe kjo eshte lajm i mire.Kundershtareve brenda partise u mungojne “vezet ” per kete pune dhe une lus qe Rama mos te jete si Sala, luli app iliri, plot afera korruptive….
Tani kohet po ngrohen ne Shqiperi. Fakti qe ai nuk ndryshoi ministrin e Mbrojtjes flet shume….Duam apo nuk duam ne ekziston skenari qe ne Shqiperi te vendoset regjimi ushtarak nqs hajdutet,kriminelet,spiunet,dallkauket Shqiptare te te dy spektrave do hidhen ne sulm,per te ruajtur gjene e vjedhur. Propozimet e Ministrit te Brendshem qe ushtaraket te punesoheshin fuqishem ne Ministrine e Rendit, nuk eshte e rastesishme. Propozimet e tij u hodhen poshte si nga mazhoranca por dhe opozita qe eshte tregues i qarte qe pushteti mos tu jepet ushtarakeve ne forme paqesore. Sic duket dite te nxehta e presin Shqiperine ne vitin qe vjen. Kjo Shqiperi sic eshte tani nuk eshte e mire as per Ameriken, as per Evropen. Populli eshte I lodhur dhe mezi pret….
Vetëm në Shqipërinë e “revolucioneve permanente” dhe të “brezizmit” ndodhin emërime e komandime që dikë e çojnë nga statusi “axhami” direkt e në qeveri! Nga anonim në komandim! Për shembull, Taulant Muka, sikurse “revizori” i Gogolit, e shpalli veten “shkencëtar” dhe menjëherë e emëruan zv.ministër?! Ai mund të jetë në moshën e “adoleshencës” si “shkencëtar”, por nuk mund të çohej direkt “strateg” i shkencës, në kohën kur ai nuk njeh gjuhën shqipe, pasi thotë “atyJA”, “këtuJA”!
Në shumë sfera të jetës shtetërore e administrative, por shumë dukshëm në arsimin e lartë ka ndodhur edhe më keq. Nga zyrtar administrate, shumë persona janë emëruar direkt e rektorë apo zv.rektorë universitetesh. Nga bankat e universitetit direkt e dekanë (vitin e parë të punës në jetë!) e vitin e dytë janë komanduar rektorë!!! Për të mos folur për zv.rektorë a zv.dekanë që nuk kanë pasur qoftë edhe grada të marra me plagjiaturë.
Kjo është një pjesë e dukshme e “KOSTOS SË INJORANËS”, Z. Kryeministër! Kjo kosto e lartë vërtetohet në krizat e shumta që po përjeton aktualisht vendi ynë dhe, madje, përbën arsyen e fortë të shkarkimit të 7 ministrave brenda një dite!…
Asnje minister i ri nuk do te kete asnje veshtiresi ne detyre, sepse punen e tyre e ben… Rama
PO QE SE RAMA E QUANE POLITIKEN LOJE SHAHU,ATHERE MUNDE TE THEMI ME PLOTE GOJEN SE KRYEMINISTRI RAMA NUKE KA BERE GJE TJETER VECSE KA VAZHDUAR LOJEN E TIJE DUKE U MBESHTETUR TEKE LOJRAT E KRYEMINISTRAVE TE LARGUAR.
DERI KURE DO VAZHDOJNE ME LOJRA KETA sheike.
PERDERSA NUKE FUKSIONON ASNJE INSTITUCION SHTETROR,PERDERSA NUKE FUKSIONON ASNJE LIGJE , ATHER KEMI TE BEJME ME NJE SHTET RRUMPALLE. RAMA NJE KRYEMINISTER QE TALLE BYTHEN ME JETEN E TJEREVE DUKE I MARRE NE XHIRO PER FUKARALLEKUN QE I KA MBULUAR,BERSHA NJE KRYEMINISTER QE BENE ATE QE DO VETEM AI ,NDRYSHE TE MERRE JETEN.
jeto e vdise duke vuajtur.NASTRADINI THOSHTE ,ME MIRE TE QAJE TANI SE DUROJ SE SA NE PLEQNI KU DHE MUNDET TE ME TALLIN TE TJERET.
EDI RAMA KETO SHPREHJET E NASTRADINIT I DINE SHUME MIRE. ESHTE DYNJA ME RROTA KJO.NJEHERE TU DHA MUNDESIA NE JETE .TANI EDO KRIJO NJE PARTI TJETER ,SE PO ME KETE EMER PARTIE JE I DJEGUR ME TEPSINE TENDE DHE TI SI KAPAKE.
U HABITE O ZOG GOMARI,,,,,OR MINXHOZ BIXHOZI…….//////
Nuk u rrihet njerzeve,dhe flasin lart e posht sipas qejfit.Se si duhet te jete qeveria,dhe cilet ministra do vendosen,e di vetem ai,kryeministri,se ai ka pergjegjesine.Ai nuk ka pse te pyes analista apo gazetaret e kazanit se cilet bejne dhe cilet jo per ministra.Edhe pse nuk kane gje ne dore,kerkojne ti japin mend kryeministrit.Llafe pazari.Edi Rama e di vete ate pune.Atij i eshte varur kembora dhe ai di si ta tundin.Prandaj lereni rehat qeverine te punoi.
Cilesine dhe drejtesine e veprimit aktual te.Edit ne nje fare mase e tregon edhe fakti ke ka mbajtur ne qeveri Klosin Majkon dhe xhacken te cilet jane.gjynah jo per faj te tyre por aq u rane.Ata duhet te hiqeshin te paret.Te heqesh Bushatin dhe te mbash Pendin nuk eshte veprim udheheqesi.