Nga Genoveva Ruiz Calavera*
Pas muajsh ndërtimi të themeleve dhe përgatitjes së terrenit, gjatë javëve të fundit ka pasur disa arritje të rëndësishme në procesin e vetingut të gjyqësorit në Shqipëri, që duhen shënjuar teksa i afrohemi fundit të vitit. Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilët shqyrtojnë rastet e vetingut në shkallë të parë, kanë arritur vendimin e tyre thuajse të 100-të në më pak se një vit që nga seanca e parë e vetingut. Në të njëjtën kohë, janë hedhur bazat për institucionet e reja që do të garantojnë vetëqeverisjen e pavarur të gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo kanë mbajtur seancat e tyre përkatëse konstitutive. Këto arritje pasuan muaj pune dhe sfidash të mëdha, disa prej të cilave në momente të caktuara dukeshin të vështira për t’u kapërcyer.
Secili prej rreth 800 gjykatësve dhe prokurorëve në të gjithë vendin po i nënshtrohet një hetimi mbi integritetin, precedentët penalë dhe kompetencën profesionale. Nga të gjitha rastet e trajtuara deri më tani, pothuajse gjysma kanë rezultuar me shkarkimin ose dorëheqjen vullnetare të atyre që janë vlerësuar. Komisioni Evropian ndihet shumë i inkurajuar kur mëson nga magjistratët e BE-së dhe SHBA-ve, të cilët po e mbikëqyrin këtë proces si pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, se hetimet e vetingut po kryhen në mënyrë të plotë dhe profesionale. Ndërsa shumica e apelimeve janë në pritje, mund të shihet se ky proces ka nisur tashmë të japë rezultate.
Kjo ndërmarrje monumentale, dhe numri i madh i shkarkimeve, çoi në shtyrjen e formimit të institucioneve të reja gjyqësore dhe ndikoi në funksionimin e institucioneve gjyqësore. Por, sado problematike që janë, kufizimet e përkohshme në funksionimin e sistemit të drejtësisë, të cilat madje kanë rezultuar me humbjen e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese, janë të pashmangshme për të ndërtuar një gjyqësor të cilit qytetarët shqiptarë mund t’i besojnë për të respektuar shtetin e së drejtës mbi gjithçka tjetër.
Tani që është formuar Këshilli i ri për Emërimet në Drejtësi, së bashku me Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor të ndarë, një thirrje u drejtohet të gjithë anëtarëve të sapoemëruar për të përmbushur më së miri detyrën e tyre, e cila siguron që gjyqësori mund të funksionojë në mënyrë të pavarur, i lirë nga çdo ndikim apo trysni e panevojshme nga politika apo nga çdo forcë tjetër e jashtme. Është gjithashtu e rëndësishme që të gjitha autoritetet përgjegjëse për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese t’i ushtrojnë detyrat e tyre në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale.
Zhvillimet e fundit tregojnë se reforma po jep rezultate dhe se Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt krijimit të një sistemi drejtësie pa paaftësi, njëanshmëri dhe korrupsion.
Viti i kaluar dëshmoi fillimin e një procesi që do të kërkojë kohë dhe vetë vetingu është vetëm një pjesë e vogël e reformës së gjyqësorit dhe e transformimit të përgjithshëm të cilit Shqipëria do të vazhdojë t’i nënshtrohet në të ardhmen për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Kjo është ajo që dëshirojnë dhe meritojnë qytetarët e Shqipërisë, prandaj Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i shoqërojë institucionet e Shqipërisë në këtë përpjekje historike.
*Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Thank You Genoveva !
e hengre edhe ti nje luge chorbe e u ngope tashti. po ç´thank you mor lum madh. pse nuk pyet me mire ish shefin e saj ne Madrid se per çfare e falenderonte ai Genoveven.
Mire ka ecur vetingu deri tani,por nuk eshte mire qe u nderpre.KSHH na paska nxier ca pengesa se ka vakum apo munges ligjesh qe duhen miratuar.Kjo do beje zvarritjen e vetingut dhe kjo do jete humbje kohe e kot.
Vetingun mos e prisni nga institucionet,vetingu behet para KM.
si studentet.Te tjerat jane lloqe “dialog”per gazetat
Po mire moj zonje, por shpejtoni pak se do te vdesi sali krimineli para se ju t’a gjykoni dhe gjithe te korruptuarit po humbasin gjurmet. Psh bodja u be kapo tek banka shqiptare, zheni saliut po zhduket avash avash, e keshtu me radhe. Populli kerkon dhe ka besim te ju qe keta kriminela dhe hajdut te shkojne sa me pare para drejtesise se re, sa me shume vonohen aq me shume harrohen gjerat dhe zhduken provat. Njekohesishte duke u denuar keta, qeveritaret dhe deputetet duhet te pyesin mire bythen para se te bejne vjedhjen e pasurise shteterore. Monika avash avash po i shet pallatet dhe po i transferon parat, like presidenti po mundohet, po flet e po duket si me shume popullor. Prandaj veproni sa me shpejte qe keta te shkojne sa me shpejt para drejtesise, ne burg dhe tju sekuestrohet sa me shpejte pasuria qe i kane vjedhur populit nder vite.
KY VEND NUK BEHET , NUK NDRYSHON , NUK PERPARON , SEPSE E KEMI NE ADN , VJEDHJEN , SHQIPETARET NUK JANE POPULL I DISIPLINUAR .
SHUME SHPEJT DO TE MERRNI VESH QE TE GJITHE KETA GJYQESOR ,DO TE BEHEN NJESOJ, SI ATA QE U LARGUAN PA I HYRE GJEMB NE KEMBE .
CFARE MASA ,DO TE MERREN PER ATA TE KRRUPTUARIT , QE FITUAN MILIONA NE KURRIZ TE PADREJTESIVE ,????PERVEC SE U LARGUAN NGA VENDET E PUNES ??????
Madam!Nuk ka pavaresi te gjygjesorit ne “anijen pirate shqiperi”!Kultura e shqiptarit kur ngrihet ne megjes eshte te pije kafen ne klub dhe aty fillon “zgjidhja e problemeve”qe nga gjygjesore,shteterore,familjare e cdo gje qe ekziston.Ne klub kerkohet “miku”dhe “personi” qe duhet te zgjidhe hallin e shqiptarit.Kjo eshte kultura qe edhe i madhi albanologu Robert Elsie e ka pershkruar shume here ne shkrimet e tij.Nga kjo kulture e ka te veshtire te ndahet shqiptari te pakten keto 100 vjet JO!
Jam shume i kenaqur me kujdes pa u nxituar
undefined
undefined