Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi të premten ndryshime të thella në kabinetin e tij qeveritar. Gjysma e ministrave aktualë do ta largohen. Ndryshimet vijnë pas një tronditjeje që qeveria e zotit Rama ndjeu me protestën e studentëve. Ai vetë e pranoi se “kjo proteste na ka dhënë diçka që duhet ta ruajmë e ushqejmë. Frymën e reagimit me pakënaqësi të plotë ndaj vetes. Dhe ju ftoj të gjithëve, që dhe ndryshimin e qeverisë, ta shihni si pjesë të një refektimi dhe kapërcimi të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat, në atë të rezultateve që do na çojnë në fitoren e mandatit të tretë. Studentët na dhanë mundësinë të lexojmë se cila është rruga për të marrë mandatin e tretë”, – u shpreh zoti Rama.
Me vendimin e sotëm, kabinetin qeveritar e lënë emra të rëndësishëm të tij, mes tyre dy superministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, të cilët pas zgjedhjeve të 2017, morën kompetenca shumë të gjera. Në vend të tyre janë emëruar Anila Denaj, drejtoreshë aktuale e Fondit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor dhe Belinda Balluku, Drejtoresha aktuale e Aviacionit Civil. E papritur lëvizja e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, në një kohë kur diplomacia gjendet përpara sfidave të rëndësishme, që nga ajo e integrimit europian, te drejtimi i OSBE-së në vitin 2020, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm vendi do të jetë pjesë e Trojkës së kësaj organizate, e deri te procesi i dialogut që është hapur me Greqinë për trajtimin e një sërë çështjesh të mbetura pezull, përfshirë të ashtuquajturën Marrëveshje e Detit. Lëvizja e tij u motivua me kriterin e të qenurit 5 vjet në kabinetin qeverisës. Në vend të zotit Bushati, është emëruar zëvendës ministri aktual Gent Cakaj, nga Kosova.
Jashtë qeverisë është zëvendës kryeministrja aktuale Senida Mesi. Në vend të saj vjen një prej emrave të spikatur të Partisë Socialiste, Erion Braçe, aktualisht kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Në postin e Ministres së Arsimit, Besa Shahini, Zëvendës Ministre aktuale e këtij dikasteri dhe që do të pasojë Lindita Nikollën. Ndër lëvizjet e tjera është dhe ajo e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, që do të zëvendësohet nga Elva Margariti; e Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, që do të zëvëndësohet nga një tjetër emër i njohur Bledi Çuçi, i rikthyer në kabinet. Një tjetër rikthim është dhe ai i Eduard Shalsit, i cili pason Sonila Qaton në postin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Kryeministri Rama riktheu gjithashtu funksionin e Ministrit për Marërdhëniet me Parlamentin, duke emëruar Elisa Spiropalin.(VOA)
Deutsche Welle: Ikin figurat politike të PS, vijnë drejtoreshat në qeveri
Kryeministri Rama shkarkoi të premten paradite (28.12.2018) shtatë anëtarë të kabinetit të tij. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi zëvendësohet nga deputeti socialist Erion Braҫe, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zëvendësohet nga Genci Cakaj, aktualisht zëvendësministër i jashtëm, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri zëvendësohet nga Belinda Balluku, ish-Drejtore e Aviacionit Civil, ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Niko Peleshi zëvendësohet nga deputeti socialist Blendi Çuҫi, ish-ministër Shteti për Çështjet Vendore, ministrja e Sipërmarrjes dhe Biznesit Sonila Qato zëvendësohet nga ish-Ministri i Pushtetit Lokal, deputeti socialist Eduard Shalësi, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini, aktualisht zëvendësministre e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës zëvendësohet nga Elva Margariti.
Në qeverinë e sapoformuar të Tiranës, për herë të parë që nga vitet 40-të të shekullit të kaluar, pra pas rreth 80 vitesh, bëjnë pjesë dy ministra nga Kosova: Genci Cakaj, ministër i Jashtëm dhe Besa Shahini, ministre e Arsimit. Kabineti i sapoformuar qeverisës përbëhet kryesisht nga gra, ish-drejtore drejtorish dhe jo nga figura politike te PS.
Meta- ndryshimet në qeveri nuk vlejnë, pa një filozofi bashkëpunuese
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur rezerva lidhur me ndikimin pozitiv të ndryshimeve në qeveri. Sipas tij “nëse nuk ndryshojnë politikat dhe filozofia e qeverisjes, ndryshimet e emrave nuk kanë rëndësi”.
“Është e rëndësishme të ndryshojë filozofia e qeverisjes, që duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese me opozitën, me grupet e interesit, me institucionet e pavarura sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi më reflektues për të sjellë ato ndryshime që kanë nevojë njerëzit në vështirësi, një pjesë e mirë e shqiptarëve, për të zgjeruar dhe konsoliduar shtresën e mesme,që është domosdoshmëri për të shmangur një ndarje sociale që mund të bëhej shumë e rrezikshme për shoqërinë”, ka theksuar në një deklaratë të tij Presidenti Meta.
Protesta e studentëve – shkëndija për ndryshimet
Arsyet e shkarkimit të shtatë anëtarëve të kabinetit mund të jenë disa. Vetë kryeministri Rama tha të premten, se “do të largohen ata ministra që kanë pesë vite në detyrë”, pra që kanë qënë edhe në qeverinë Rama 1. Konsumim pushteti apo mungesë rezultatesh? Këtë kryeministri Rama nuk e cilësoi. Por tha qartë se protesta e studentëve, e nisur në fillim të këtij muaji, për tarifat e studimit dhe kushtet e jetesës në kampuset universitare, e paralajmëruar për të rifilluar në janar 2019, ishte “një mundësi e mirëseardhur” për ndryshim.
“Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare. Përtej kushteve, indiferencës ndaj politikës, edhe kur çirreshin para fytyrës sime “Turp, turp”, ata shihnin dhe shohin në drejtimin tonë sepse jemi mundësia e vetme për ta. Ata na dhanë një shuplakë që mua më përvëlon si ditën e parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër,” argumentoi kryeministri Rama furtunën në qeverinë e tij.
Opozita – ndryshime që tregojnë lidhjen e qeverisë me krimin
Dy nga ministrat e shkarkuar, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri kanë qenë në shënjestër të akuzave të opozitës për korrupsion. Opozita e konsideron largimin e tyre nga qeveria si vërtetim të akuzave të saj. Si shkak për pakënaqësinë ndaj qeverisë Rama 2, të sintetizuar në protestën e studentëve, kryeministri paraqitit edhe atë që ai e quajti “mpirje të qeverisjes, ulje të kapaciteteve reaguese nga mungesa e opozitës, që u ka dhënë socialistëve komfortin të jenë zgjidhja e vetme”.
Por opozita nuk i konsideron ndryshimet si shenjë të vullnetit dhe përpjekjeve për të përmirësuar qeverisjen. Kryetari i PD, Lulzim Basha theksoi në një deklaratë për mediat se “ministrat e rinj janë një përzierje njërëzish të paaftë, anonimë dhe thellësisht të korruptuar. Roli i tyre i vetëm është të shërbejnë si fasadë për qeverisjen e Ramës direkt me oligarkët dhe krimin”. (DW)
Për mendimin tim nuk ka rëndësi emri i ministrave po nuk funksionon aparati shtetëror dhe mbi të gjitha drejtësia. Për momentin drejtësia është problemi në vend dhe jo qeveria. Rama po humb pikë jo se nuk ka ministra të aftë por u bëne 6 vite qeveri dhe asnjë peshk i madh nuk është në burg.
OPOZIT PE LESHI
LULI ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS DHE MONA GOJ BYTHA DHE LIKE FLOLIRI
FYELLIT NE NJE VRIM I BIEN
RAMA ESHTE NE RUGEN E MBARE
PO BEN TE PA MUNDUREN
OPOZIT PE LESHI
LULI ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS DHE MONA GOJ BYTHA DHE LIKE FLOLIRI
FYELLIT NE NJE VRIM I BIEN
RAMA ESHTE NE RUGEN E MBARE
PO BEN TE PA MUNDUREN
Legenit le ti bien opozita
Nuk eshte I papritur largimi I Ditmir Bushatit . Sulltani I madh I petej detit I kishte dhene me kohe urdherin per largimin e D.Bushatit si Minister I Puneve te Jashtme ,prandaj nuk duhet te cuditemi pse e hoqi tani,por duhet te cuditemi si nuk e hoqi kur mori urdherin .Apo po ta hiqte atehere do mbante ere puna. Gjithashtu kur heq nje minister mendohet se ky minister nuk punon mire,por kur shkarkon 70% te ministrave do te thote se kryetari I tyre nuk ka punuar mire dhe duhet hequr I pari .Mirepo meqe jemi ne Shqiperi anormaliteti eshte gjeja me normale .
Mos fol ne hava dhe pa asnje njofje , asnje nuk jep urdhera per te hequr nje minister te jashtem , injorant , Rama nuk e degjon per te dorzuar gjylenistet jo madje te shkarkoje nje minister te jashtem , po te degjosh dhe te shikosh Athinen keshtu do flasesh , lexo komentin e komentuesit me inicialin ” tani ” dhe do te kuptosh gjithcka .Bushati qe konsumuar jashte mase dhe Kryeministri beri punen me temire qe e zevendesoi , asnje nuk eshte i pazevendesushem sot ,kurse sa per idene tende te pjerdhur qe nese zevendeson 70% te kabinetit duhesh zevendesuar ti dmth kryeministri, cte thuash ……ngre duart perpjete idjotesia jote harin kulmin
Njeriu me negativ, njeriu me mistrec, njeriu me arrogant, njeriu qe mbushi ambasadat dhe konsullatat me miq e te njohur me në fund e theu qafen! Ky fund i takonte.
Shume e sakte
Okoma nuk arrij te lexoj kund sa vjec ka minstri qe do mbroje interesat shqiptare ne bote
Demagoget sjellin vetem demagogji, edhe Z.Rama me keto ndryshime tregon qe eshte demagog i madh.
JEP DOREHEQJEN EDI RAMA mor horr I qelbur,mor shkerdhate ,,,,mor hajdut I ndyre I shqiperise,,,,,aferat po te plasin nga te kater anet,,,,18 million euro tek unaza e re,,12 million tek ost,,,445 million tek rruga thumane —kashar per 20 km,,,,akuzonim saliun se po na vidhte me rruget po ti e kalove saliun ,,,rruga durres fier eshte bere me 1 million euro km,,pa harruar 20 % kur ishe kryetar bashkie ,,,,,,,ti z.rama paske qene nona e korrupsionit,,,,,ik shporru,,,,studentet te mos kthehen ne auditore pa anuluar ligjin e arsimit te larte te bere ne 2014,,,,dhe pa u marre vendimi qe per arsimin te caktohet 5 % e PPB….////
o miku im paskal po ke te drejte ! ky e ktheu vjedhjen ne art ! ky ka deshtuar ne menyre spektakolare ! si ka mundesi te beje qeveri me bibat e bashkise qe firmosin vjedhjet e tij ! dashka edhe mandat te trete ! ” po rrapin e trapit ke me mor o edepsiz “
Enver mos u bo Hoxhe me zor…….Shtrojuni Punes…….Levizni Bythet se jeni bo Populli me barkderr ne Ballkan…..vetem te shikoni cfare bojne ata qe jane siper jush….po a ke pyet ndonjehere veten : Sa here kam vjedhur une vete ? Sa here kom fut Mik per i hall Familjar…..Sa here kam fut doren ne Xhep per te pagu “Kafen” per “ate qe e ka ne dore ate Punen” ??…….Po keto 30-Vjet nuk ka shqipetar , mo po edhe nje te vetem,… qe nuk ka dhone apo mor ” Bakshishe e Kafe e Zarfa etj etj “………..Pse ka ndoshur gjithe kjo mallatahi me ate Popull ? Epo ai Popull te filloje e t`ja ver Gishtin vetes vet perpara e pastaj me lart………sa here vij ne Shqiperi ( ka disa Vite ) me Automjet ne Mal te ZI duan “Kafe” malazezt……Ik mor Fishkellime -i thashe……Po je a sje shqipetar – me tha……….Pra edhe kur se ke fare per hall me i pagu Doganiert ” shqiptari i jep i Kafe” se i vje gjynof……..a e kupton mor Enver se ne Kapitalizem duhet me pas Koqe….per mire e kam fjalen …..Puna nuk eshte me ja fut Shtetit e pastaj ankohesh se keta jane te gjithe Hajduta…..kur sejcili qe shan e irritohet eshte vete Hajdut……..Per te share ka vend gjithmone…..te gjithe Europjanet i shajne Qeverite e tyre…..shaje edhe ti, por mos harro se je edhe i shame vete per te njejtat gjera qe sulmon………Shteti mbahet me Taksa…….shifi greket …kishin Vite qe spaguanin Taksa dhe Rezultati dihet shume mire………..ne 3 Miljon jena…..shume shpejt mund te ngrihemi = po paguam te gjithe Taksa dhe shume shpejt mund te biem = po genjyem per te mos paguar Taksa…..kaq e thjeshte eshte more Hoxhe……