A u largua Ditmir Bushati nga posti për shkak se kundërshtoi ndarjen e Kosovës?

28 Dhjetor 2018, 14:35Politika TEMA

Ministri i deritanishëm i Jashtëm i Shqipërisë qartë ka kundërshtuar aventurat politike të kryetarit të Kosovës – dhe rrjedhimisht ka goditur edhe shefin e tij në Tiranë. Tani me sa duket e pagoi çmimin e kritikës së duhur dhe të guximshme.

Nga Enver Robelli 

Ishte një tallje e radhës e Edi Ramës. Kur njoftoi se nga posti i ministrit të Jashtëm do ta largonte Ditmir Bushatin, Rama tha se ka ardhur koha që Bushati t’i përkushtohet Shkodrës. Bushati me sa duket e parandiente se shefi i tij i deritanishëm do të tallej, andaj para se të merrte fermanin fatal shpërndau një video mbi një aktivitet të tij social në Shkodër.

Momenti i largimit të Bushatit, i cili së paku ka një përvojë në diplomaci, është indikativ: po ndodh në prag të fillimit të një procesi shumë të paqartë për të ardhmen e Kosovës, një proces ku Kosovën e ka futur presidenti i saj – me përkrahjen herë diskrete dhe herë jo aq diskrete edhe nga Edi Rama. Largimi i Bushatit po ndodh në fund të një viti mjaft intensiv në raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Intensiv nuk domethënë edhe produktiv.

Ka disa indikacione që tregojnë se Ramës assesi nuk ka mundur t’i pëlqejë refuzimi i Bushatit për të qenë pjesë e debateve për «ndarjen e Kosovës», «shkëmbimin e territoreve», «korrigjimin e kufijve». Kur gjatë verës kryetari i Kosovës filloi një fushatë agresive me konferenca për shtyp, intervista konfuze e premtime megalomane («do ta marrim krejt Luginën e Preshevës»), heshtja e Ramës u vërejt edhe në zyrat e shumë ministrive të Jashtme të vendeve të BE-së. Heshtja interpretohej si miratim i ideve për ndarjen e Kosovës që kanë diskutuar presidentët e Serbisë dhe Kosovës në takime sekrete dhe jo aq sekrete nëpër dynja. Përse nuk fliste Edi Rama lidhur me propozimet për ndarjen e Kosovës? Nuk ishte kjo vetëm pyetje e njerëzve në Prishtinë.

Ndërsa Rama heshtte, në fund të gushtit Ditmir Bushati i dha një intervistë gazetës «Panorama», ku qartë kundërshtonte planet e presidentit të Kosovës – dhe njëkohësisht godiste edhe shefin e tij në Tiranë, Edi Ramën. «Nuk kemi pse shpenzojmë energji me mënyrën se si do të kompensohet Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës», thoshte Bushati. Dhe vazhdonte: «Për Shqipërinë dhe aleatët e Kosovës, statusi i Kosovës është çështje e mbyllur dhe pavarësia e saj e pakthyeshme. Prandaj duhet të mbështetemi tek ato parime themelore që sigurojnë paqen dhe stabilitetin demokratik në rajon. Vështruar në këtë prizëm, statusi i Kosovës nuk mund të rihapet as në format dypalësh e as shumëpalësh. E aq më tepër të bëhet objekt krahasimi me raste të tjera të kthyera në ‘konflikte të ngrira’, si pasojë e tolerimit të ‘parimit të rivendosjes’, çka do t’i dhuronte mundësinë për depërtim aktorëve të tretë në Kosovë dhe rajon». Aktorët e tretë është një eufemizëm për Rusinë.

Intervista e Bushatit dhënë «Panoramës» është interesante jo vetëm për shkak të sfidimit të Ramës. Ishte hera e parë pas shumë vitesh që një politikan socialist si Bushati pajtohej me Sali Berishën sa i përket Kosovës. Berisha ka kundërshtuar në vazhdimësi ndarjen e Kosovës. Këtë ai e ka bërë shpesh me gjuhën e tij arkaike, të vrazhdë. Kritikat e Berishës ia humbën orientimin aq shumë kryetarit të Kosovës, saqë në fillim të gushtit ai doli e tha se Berisha e ka strehuar Bin Ladenin. Ishte njëra prej atyre përrallave të kalbura që kryetari i Kosovës i hedh në profilin e tij në Facebook, pastaj kur e sheh marrëzinë që ka bërë dhe kur gazetari ia përkujton, ai si të ishte një robot bërtet: «Po rren, pse po rren, rrenë, shpifje, rrenë». Kush po rren?

Ministri i deritanishëm i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, nuk përflitej për afera korruptive. Me sa duket edhe ai ka rënë viktimë e përpjekjes së dëshpëruar të shefit të tij që përmes arnimeve, zëvendësimeve me zëvendësues, emërimeve folklorike ta shtyjë edhe ca kohë në pushtet. Kur ndërrohen gati të gjithë anëtarët e kabinetit, a ka kuptim që të mbesë aty ai që ka qenë shef i tyre? Ai që e ka pasur obligim të udhëheq si duhet një ekip dhe jo vetëm të harxhojë gati krejt energjinë në llafe të hedhura në mediat sociale. Ndryshimet e sotme në qeverinë socialiste në Tiranë nuk janë shenjë e forcimit, por e dobësimit të Edi Ramës. Janë edhe shenjë se brenda Partisë Socialiste shumica e kanë kuptuar dobësimin dhe për të mos rrezikuar pushtetin, askush s’ka guxim të kundërshtojë. Por, ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Është gjithandej në Ballkan.

Një ndryshim paralajmërues në qeverinë e Edi Ramës ka ndodhur para dy muajsh: Hajrullah Çeku, i cili nuk i takon klasës së dallaveraxhinjve të politikës, i tha lamtumirë kabinetit qeveritar në Tiranë. Me gjasë e dinte se anija ishte futur në ujëra të rrezikshme. Dhe kapiteni s’e mbante më kursin. Po të kishte qëndruar, Rama sot mund ta bënte ministër – sa për efekt folklorik. Por, edhe në shoqërinë shqiptare ka njerëz që më shumë u pëlqen muzika rock se folklori politik.

19 komente në “A u largua Ditmir Bushati nga posti për shkak se kundërshtoi ndarjen e Kosovës?”

  1. Prej Istogut says:

    Po ti Enver nga e di? Apo pergjoje mrapa deres? Kris bythen Ldkluc.

  2. Genti S says:

    ky o godit se nuk hapi negociatat me BE dhe qiu travstit ne brazil dhe tallen karin mileti dmth!

    1. kadriu says:

      fajin per negociatat nuk i ka askush pervec RAMES, qe me reformat e tij perverse nuk do te arrije rrezultat tjeter vec uzurpimit te drejtesise dhe pandeshkueshmerise se tij dhe dashnores se tij Lulzime Basha.

      E kush e ha gjithmone? …pupulli
      Me nje skizofren si Kryeminister askush nuk te do ne Europe.
      Te nderrosh 7 ministra brenda nje dite dmth se fajin e ka kryetari.

      RAMA, koha ka ardhur ti besh nje sherbim te madh Shqiperise duke shkarkuar veten

      1. vilsoni says:

        Te jesh minister 100 vjet ne nje post eshte mendesi anadollake. Ben vaki qe te shkarkohesh dhe pas dy ditesh, gjera qe ndodhin. Ti si kadri mund t’i bashkohesh protestes dhe solidarizohesh me katranjoset & dhiasporistet!

  3. S Ngjela says:

    Ky lek ka vjedh ,tash ik ne Brazil dhe e fut Karin ne BYTH sa here te ngrihet TRAPI , hajde shtet hajde

  4. Arber says:

    Respkete për z Bushati i dha dimesion diplomacise shqiptare.Me se i suksesshëm.

  5. Drini says:

    Ditmiri ka vetem nje faj : ka punesuar ne Ministrine Puneve te Jashtme nje vajze qe ka punuar prostitute ne Belgjike. Garante per kete kishte hyre e shoqja.

    1. Artan says:

      Ka shume fajevpo do dalin shume shpejt, kush i ka kontrolluar tenderat e blerjes se makinave dhe rregullimeve te ambasadave ne bote? Po emerimet? Reputacioni eshte qe paguhrj mbi 10 mije euro per nje vend pune ne ministrine e jashtme…kush i merrte leket? Nuk ka mundesi mos te kishte dijeni Bushati, ka vene firmen per cdo gje qe ka ndodhur per gatii 6 vjet. Gruaja e vet vesh vetem Hermes dhe canta nga 10 mije euro. Duhet veting per politikanet sa me shpejt dhe ti sekuestrohet pasuria

  6. Tirana says:

    Si nuk te beri minister zoti Rama ,zoti Mero?

  7. mirel says:

    Nuk besoj qe Robelli eshte aq naiv sa te fokusohet te deklarata e Bushatit per Kosoven. Ndoshta eshte protesta e tij e pakompromentueshme kunder shitjes qe Ramiu i beri Kosoves te serbet, por Bushati nese tregoi maturi me ceshtjen e Kosoves, ne lidhje me Greqine eshte treguar ushtar i bindur i Ramutit dhe ka negociuar tradhetine greke te Berishes per llogari te Rames. Imazhi i turpshem i Bushatit teksa kercente vallen greke te dirigjuar nga Kotsia pak kush mund ta harroje.
    Me largimin e Bushatit, Rama si hileqar mafioz qe eshte, kerkon te shfajesoje vetem nga tradhetia greke. Kjo eshte domethenia e pare e largimit te Bushatit, dhe me kryesorja.

    1. Pantera says:

      E mirel mirel ngele kok loqe tere kohen , koktrash , idjot i pashembellt , dhe i mjere , duket fare qarte qe je nje njeri i pa kultivuar dhe i rendomte

  8. Toto says:

    I paharruar qofte. ….. dhe mbarësi te riut qe me thene te drejten nuk njihet askund!
    Me i pa afte se Diti nuk e ben nena. ..
    E la diplomacine me keq se çe gjeti. ..
    Ky si minister dhe ai tjeteri k/minister qe nuk e nxorren njehere nje qendrim zyrtar per Kosoven dhe viset e popullsine shqiptare ne Ballkan. …
    Te shpresojme ta cojne perpara keto te rinjte VASALË

  9. Loran shehu says:

    Hani mut o Socialista hani ? ju rraskapiteni neper fushata ky i sjell ministrat nga kosova prandaj o socialista ku do ndodheni merrni lugen e habi mut s vec miti ju ka ngel me honger per ju ????????

  10. lumi says:

    Doni me e be hero me zor kete njeri apo si e keni hallin.Ky ishte per tu larguar qysh mandatin e pare pasi ne cdo takim me te huajt transformohej ne nje inferior te neveritshem pa ide e molekule.Rama e mbajti thjeshte se ishte nga shkodra per ti bere qejfin ketyre te fundit qe jane boll te ndjeshem e antisocialiste te konfirmuar.

    1. mik says:

      Lumi – mos ke merak per qejfin e Shkodres por duro edhe pak, e do ja degjosh krismen.
      Shkodra asht anti komuniste, e jo anti socialiste.

  11. Emigranti says:

    Ai është Presidenti i Kosovës, dhe jo Kryetari. Gjithashtu ka edhe emër Hashim Thaçi. Duke mos përmendur as emrin e presidentit, dhe duke e quajtur kryetar, ti ofendon shtetin e Kosoves, çdo Kosovar që mban atë pasaportë, dhe çdo njeri që e njeh Kosoven shtet.
    Nuk besoj se je aq budall sa ta bëje këtë gabim pa dashje.
    Pse e bën këtë?

  12. Nik says:

    Komenti i Lumit èshtè mè se i qart pèr figurèn e ish ministrit ,as mish as peshk dhe aq mè keq pèr mardhènjet me greqin la shumè pikpyetje.
    Personalisht mendoja pèr Paskal Milon dhe Pèllumb Xhufin tè dy personalitete qè e njohin mir politikèn e jashtme por nuk mvaret nga ata por nga zgjedhjet qè vendos Rama.

  13. meti says:

    O Enver Ledekeja,po ju cdo gje mund te beni dhe te deklaroni por zemra u flen ne Beligrad,leri pallavrat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje