Mandati i dytë dhe tri ëndrrat e Edi Ramës!

29 Dhjetor 2018, 14:07Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Edi Rama për të gjithë ata që nuk e njohin nga afër, si çdo politikan i formatit të tij, ka patur tri ëndrra në formën e tri objektivave strategjikë për të arritur në politikë. Endrra që i ka çdo politikan aktiv i niveleve të larta. Të cilat prej tij pritej që ti realizonte pas trihapëshit të madh: ministër Kulture, Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas si kryetar i PS. E ato ëndrra me sa duket ishin:

E para, që të bëhej Kryeministër i Shqipërisë!

E dyta, për të qeverisur Shqipërinë si Kryeministër dhe lider i një mazhorance me mandat të plotë, të vetëm dhe pa aleatë të tjerë “nëpër këmbë”.

Dhe e treta, që të thyente rutinën e një praktike mbi 20 vjeçare në politikën shqiptare, ku mazhorancat herë majtas e herë djathtas, ia lëshojnë vendin njëra tjetrës, çdo 8 vjet.

Endrrën e parë, Edi Rama e realizoi në mandatin e parë të ardhjes së PS në pushtet, pas 23 qershorit 2013.

Endrrën e dytë, e realizoi pas zgjedhjeve të 2017.

Endrrën e tretë, pritet që të realizohet pas zgjedhjeve të 2021. Por, për të shkuar deri atje, Edi Rama duhet të fitojë fillimisht zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Sigurisht që këto ëndrra janë pjesë e një leximi perceptiv në distancë, nga gjithkush. Ndaj nuk janë as deklamime, as pjesë e ndonjë interviste apo vetërrëfimi në moment “sinqeriteti” dhe aq më pak, pjesë e ndonjë projekti konkret apo produkt i teorive konspirative.

Kur një profil i lartë futet në politikë me prespektivën për të qenë nesër një lider, apo një personazh politik i dorës së parë, ai ka edhe një objektiv. Nga një njeri që luan rolin e violinës së parë në jetën politike dhe më pas atë të dirigjentit të ekzekutivit, vetëvetiu kuptohet se ai ka një pikë në horizontin e jetës së vendit, për të arritur.

Edi Rama u bë Kryeministër më 2013, përkundër shumë e shumë parashikimeve për të kundërtën, duke i zhgënjyer të gjithë skeptikët e botës shqiptare, që kishin vënë bast për të kundërtën.

Edi Rama u bë kryeministër më 2017, i një mazhorance që përbëhej vetëm nga PS. Shefi i qeverisë së partisë që ai drejton nga 2005, pa asnjë aleat tjetër “nëpër këmbë”, si kurrë më parë në historinë e pluralizmit shqiptar pas 1992.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ku shpalli ndryshimet më të fundit dhe më të thellat në qeveri qëshkurse PS ka ardhur në pushtet, më shumë sesa për të kaluar një momentum politik të mesit të mandatit të dytë, e gjitha ishte një lëvizje për mandatin e tretë qeverisës.

Ishin lëvizje për mandatin e tretë, sepse analiza e situatës e bërë nga Kryeministri, shihte përtej sfidave të mandatit të dytë. Ishin lëvizje për mandatin e tretë, sepse ndryshimet e bëra në qeverinë aktuale, ishin më shumë sesa për ti dhënë “një impuls të ri”, vijimit të mandatit të dytë qeverisës. Ishin lëvizje për mandatin e tretë, sepse projeksioni politik i qeverisjes dhe sfida e strategjisë së re politike të PS, tejkalon përballimin e një situate reale të krijuar përgjatë 2018 apo edhe sfidat e një viti elektoral si ai që kemi përpara më 2019.

Gërshetimi dhe harmonizimi i një ekipi ministrash të rinj me ata me përvojë që shpërfaqen me profile sa si teknicienë, aq edhe politikë, sa me përvojë administrative aq edhe elektorale, sa me eskperiencë profesionale aq edhe partiake, është një garanci për këtë. Sfida reale e Edi Ramës nuk është siç e tha edhe Kryeministri vetë në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita zyrtare parlamentare. As edhe sirenat që kanë nisur të këndojnë këngën e tyre të përjetëshme ndaj të majtës dhe mazhorancave të përherëshme.

Sfida e vërtetë e së majtës dhe e qeverisë është me vetveten. Eshtë me leximin e drejtë të situatës reale në terren. Eshtë me transkriptimin e mesazheve që vijnë nga sensibilitete dhe grupe të ndryshme interesi në drejtim të saj. E më pas, përkthimi i tyre në qasje të reja, në fokuse dhe sfida të reja. Me ekip dhe energji të reja.

Edi Rama deri më tani, ka treguar se ka ditur që ti realizojë ëndrrat e tij politike. Sigurisht, duke paguar çmimin për këtë. Pakkush kishte besuar se në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS, Kryeministri do e ndryshonte kaq rrënjësisht ekipin e tij drejtues në qeverisjen e vendit. Përveç atyre pak njerëzve që e njohin aq sa duhet, për të besuar se mandati i tij i dytë, kalon nga një rrugë e panjohur më parë për historinë e re politike të Shqipërisë. Rrugë e cila përderisa e shmang greminën, të çon pa kuptuar në një horizont të ri politik. Drejt një sfide të re, e barabartë me mendatin e tretë qeverisës.

11 komente në “Mandati i dytë dhe tri ëndrrat e Edi Ramës!”

  1. Zzzzzz says:

    rama iken ne shtator te 2019…..s…!!!!!

    1. Yddddddd says:

      O Zzzzzzzzz do te zhdukesh se bashku me partinë tende Lsi më 2019 qershor

  2. peter says:

    Ne se Rama fiton mandat te trete,,qe ka mundesi me plerat e tjera qe jane ne opozite qe nuk egziston, ..Nje gje eshte e qarte qe shqiptaret nuk dine te flasin dhe komunikojne se nuk kane gjuhe …te perbashket, , skane qene ndonjehere komb, ,Demokracine e partise komuniste e quajten diktature..Kane 30 vjet jetojne me demokraci hajdutesh qe jane e njejta parti e ndare ne dy tre grupe me te kryetare te ndryshem. Demokraci dhe sosocializem eshte e njejta gje ne kuptimin e vertete te fjales. . Shqiptaret e shqiperise sot jane pa djem te afte te marin rolin per te drejtuar shqiperine… Prandaj plerat qe jane do bejne si duan, dhe do lozin me demokracine socialiste.. Asgje se regullon shqiperine po nuk doli nga e vjetra Sot shqiperia eshte nje inkupator per europen, azine dhe ameriken. AMFITEATER PER Gladiatoret qe luajne per pupblikun . qe pret ndoshta perandori do jape ndonje llokume ne bulevard si ne dasmen e zogut

    1. Me durim says:

      Po pse peter, kush do fitoje po nuk fitoi rama me PS-ne? S’ka tjeter, prandaj eshte i sigurte dhe 2021-i. Do fitoje Monika çizmja, apo Lulezimi pa dipllome, Petrit Vasili idiot apo Edmond Sapha injorant, Dashi me gote te rakise ne dore apo Fatmiri Nardi dhe te tjere qe s’kane me parti fare, pa lere se çdo beje dhe prokuroria dhe gjykata deri atehere. Me thuaj kush do fitoje ne nje ndeshje me vetveten? Me thuaj, te lutem, mos valle do krijojne parti studentet pa koke e pa emer dhe do fitojne? Studentet jane genjeshtare qysh tani qe thone jemi seicili per vete, bajate!

  3. Adi says:

    Po dhe ne si popull dele nate e dite do perpiqemi t’i plotesojme enderrat Kryekarit

  4. enver hoxha says:

    endra e katert ta terheqim zvare o trap bythlepires pis katunari !

  5. Komentuesi says:

    Bravo zoti Peza.Shkrim shume i mire.

  6. Peci says:

    Akom diskutojne hajdutet e tre partive jane bashke e vjedhin bashke shajne njeri tjetrin. Fare e keqe

  7. grate tiranse says:

    Edi Rama eshte burre shteti do te qendroje Kryeminister deri ne 2030 te kini inat dhe thoni ca te doni ai punon per te ardhmen e Shqiperise, jo si Saliu dogji Shqiperine ne 97ten kur mos e haroni rahu deputet i gjakosi EDIN ,HERJon Bracen e te tjere per te mare pushtetin, O POPULL KUR MOS E HARONI DHE KUR MOS E FALNI bemat ePD dhe LSI jane hajdute kane pasuri per 10 breza te vjedhura , dhe i kane siguruar femit e tyre dhe te pjellet , mos u ngrini ne protesta , po pyesi veten pse duhen protestat ketyre , po per te mbrojtur kokat etyre dhe femive te tyre se po u vjen viitingu juve vetem ju perdorin, o POPULL mos u shkoni pas se keta jane si ujku qe duhan mjegull keta duan gjak.

  8. TA says:

    ju lutem, mos shkruani keshtu-do i mbetet qejfi sales-lulushit- dhe familjes presidenciale,-ju lutem…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje