Elisa Spiropali: Emrat e ministrave i vendosi Rama, për mua ishte totalisht surprizë. Edhe të tjerët s’dinin gjë

29 Dhjetor 2018, 10:51Politika TEMA

Pas vendimit të kryeministrit Rama për ta emëruar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për emisionin “JAVA” në RTSH.

Ajo ka treguar se emërimi i saj ka qenë totalisht surprizë, pasi nuk ishte në dijeni për lëvizjen e kryeministrit.

Sa i takon përzgjedhjes së ministrave gjatë ditës së djeshme, Spiropali u shpreh se Rama është konsultuar paraprakisht, por vendimi ka qenë plotësisht i tij.

E dinit në mëngjes çfarë do të ndodhte me qeverinë?

“Nuk e dija as unë, as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit, pasi është konsultuar me shumë, por emrat i vendosi Rama.

Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble, nuk e kisha këtë dijeni” u përgjigj Spiropali.

2 komente në “Elisa Spiropali: Emrat e ministrave i vendosi Rama, për mua ishte totalisht surprizë. Edhe të tjerët s’dinin gjë”

  1. Llaman says:

    Nuk e kuptoj kete lloj ministrie per parlamentin. Mund ta shpjegoje ndonjeri!

  2. vlora.vlora says:

    Po s do mend moj Elisa kur ishe drejtoreshe e doganave e nxore tre mujorin e pare 400milion dollare mangut ,dhe ike gjithe lezet ,tani do besh ndonje gol tjeter ,se keshtu e keni ju beni pislleqe per 5 vjet resht dhe pastaj ju zevendeson Palloshi ,dhe mendoni se po ju a hidhni njerzve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje