Analistët: Emërimet kanë funksion simbolik, kancelaritë po kërkojnë CV-në e ministrit të Jashtëm

28 Dhjetor 2018, 21:45Politika TEMA

Analistët Afrim Krasniqi dhe Roland Lami komentuan në A2 vendimet e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar pjesën më të madhe të Qeverisë. Një mundësi reflektimi siç tha kryeministri apo tjetër?

Sipas Krasniqit, “Rama kishte paralajmëruar që ndryshimet në Qeveri do të kryheshin pas një analize të kontributit të çdonjërit, por këto ndryshime nuk janë produkt i analizës por i emocionit dhe i presionit të protestave dhe skandaleve që kanë përfshirë ekzekutivin”.

As kriteri i konsumimit sipas tij nuk vlen, kur shohim që “zonja Qato kishte vetëm një vit në mandat”.

Duke u përqendruar te profilet e ministrave të rinj, sipas Roland Lamit, “ata janë profile teknike, por nuk kane një emër publik, nuk i thonë asgjë opinionit publik”, dhe mund të kontrollohen më mirë në vendimmarrje. Sipas Lamit, në këtë aspekt nuk ka “asnjë ndryshim ne qasjen e kryeministrit”.

Arsyeja e vendimit për ndryshim radikal të Qeverisë sipas analistëve është një tjetër.

“Problemi i madh i Ramës është që politikën e sheh me simbole, nuk merr parasysh cv-në e kandidateve. Ministri i jashtëm nuk kishte as fotografinë në faqen e Ministrisë së Jashtme kur ishte zëvendësministër. Ramës i intereson lajmi që për herë të parë ka një ministër të jashtëm kosovar, kancelaritë ndërkombëtare kanë patur kërkesë këto minuta të shohin CV-të e kandidatit për të kuptuar çfarë përfaqëson”, përfundoi Krasniqi.

7 komente në “Analistët: Emërimet kanë funksion simbolik, kancelaritë po kërkojnë CV-në e ministrit të Jashtëm”

  1. tropojani 100 says:

    edi rama asht rrot kari edhe m8nistrat i gjan adhtu si veten piktor i deshtum

  2. Lili says:

    Cfare perfason? Asgje,as ne kosove as ne ShqiperiAs ne diaspore
    A po,perfason idiotsine e Rames e jo seriozitetin e tij …

  3. Me durim says:

    Ministri eshte minister dhe e emron kryeministri me cv apo pa cv. kancelarite s’kane asnje te drejte te diktojne se kush do vihet minister ne nje vend sovran, por anal-stet shqiptare duan te fusin pyka qe kurre mos te kete qetesi. Qetesia eshte armiku numur nje i atyre qe nuk duan rregullin dhe ligjin, apo e thene thjeshte: ujku mjegull do, por keta jane çakenj qe rrembejne ate qe lene ujqerit.

  4. Peco says:

    Per te kuptuar me mire thelbin e ndryshimeve ne qeveri, eshte e domosdoshme qe qasja te jete sa me artistike. Vetem elementet perberes te trajtimit artistic mund te ndihmojne per te cuar cdo analist tek qellimi per te cilin Rama ndermerr cdo hap ne ushtrimin e pushtetit. Jashte ketij ligji askush nuk mund te shkoje ne perfundime te sakta per njohjen dhe zberthimin e ecurise se qeverise se sotme shqiptare. Po asht, mund te mendohet se vetem trajtimi artistic mund te sherbej si celes per te hyre ne labirimthin e aktivitetit mendor te Kryeministrit tone te nderuar.

  5. Dhjetori says:

    Kur flet dhe Krasniqi, sherbetori me i madh i Rinise Demokratike te Sali Berishes qe hyri ne politike dhe mbajti karriken vetem duke thene po xhaxha Sales. Tani kujtojne se coc jane. Ptuuuu.

  6. vaso says:

    KM aktual duhet nje dite te na shpjegoje c’kupton me termin “QEVERI”.

  7. lumi says:

    Nuk e kuptoj cfare kane ato mender kancelari qe kerkojne cv-n e te emeruarve ne qeverine tone.Jemi shtet i pa varur apo i kapur prej topesh.Cfare duan te na diktojne Europianet qe kane qene dhe jane aspak miqesore ndaj nesh dhe qe populli yne e di fare mire se te gjitha te zezat i ka prej europes putane plake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje