Karriera politike e Ejron Braçes mori një kthesë këtë të premte, pasi për herë të parë, socialisti i njohur u përfshi në një kabinet qeveritar pas 25 vitesh protagonizëm parlamentar e partiak.
Rama i besoi deputetit të Lushnjës postin e zv/kryeminsitrit, duke ia specifikuar dhe profilin e punës në terren.
“Erjoni si zëvendëskryeministër do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve në shërbime për njerëzit dhe për të dhënë gjithë kontributin e tij në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithëfarëlloj fundërrinash që vazhdojnë të cënojnë drejtëpërdrejtë qytetarin duke tundur lloj-lloj flamujsh që nga flamuri i PS, tek flamuri i krushqisë, flamuri i vëllazërisë, tek flamuri i radhës.
Është koha që ndarja me këtë lloj qënie të jetë drastike në çdo pjesë të territorit”, tha Rama.
Dhe siç mund të shihet, është ky një post që i shkon më së miri tipologjisë politike të Braçes.
I papërfolur kurrë për afera, denoncues i rreptë dhe gati i pakundërshtueshëm i aferave të qeverisjes së mëparshme, ai mbetet njëherësh dhe kritik i ashpër brendapartiak, duke mos kursyer kurrë as të vetët.
Vetë Braçe, i duartrokitur fort nga Asambleja pasi emërimit, u shpreh shkurt: “Ajo duartrokitja në sallë do të thotë më shumë se cdo gjë tjetër”.
Me Braçen, Rama veproi si me Ruçin: ju besoi të dyve poste me përgjegjësi, pasi ishin privuar prej tyre në gati çerekshekulli në politikë.
Mos i shiko gunen,por punen.Kam nn besim se Brace do ja dale.Forca Brace!!
Erion, suksese dhe punë të mbarë për të mirën e gjithë Shqiptarisë!
Me cfare do i luftoje duke lehur?ku pjerdh i korruptuari kur e shan dikush?
Lol…!
–
si autopolant i prishur..dhe me eksperience nga Zeri i Popullit..Brace do ripjelle Shqiperine…..apo ska nje benz te mire, shtrenjte thone….
Le të presim dhe të shohim, sepse dhuratat janë të rrezikshme dhe shpien në modifikime të ADN-së së karakterit. Po të rezistonte Braçja nuk do ta ketë të gjatë në atë detyrë, sepse detyrat që dhuron Rama i jep për t’u kryer duke i komanduar ai me butonat e vetë, sepse ai ndjehet si i vetmi gjel që duhet të zotërojë majën e plehut të pushtetit.
qeni doberman eshte edi rama !kone shoqerimi eshte erjon brace ! po aman o njerez big bradher me regji te edi rames dhe aktore te felliqur qe jane hajdute te pangopur ! ministra plehra qe do vjedhin per hesapte dobermanit