Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime drastike ditën e djeshme në qeveri.
Më poshtë po iu sjellim një profil të shkurtër të ministrave të rinj, disa prej të cilëve nuk njihen nga publiku.
Besa Shahini
Besa Shahini do të zëvendësojë Lindita Nikollën në postin e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Më herët ajo mbante postin e zëvendësministres së Arsimit. Besa Shahini ka lindur në Prishtinë në vitin 1982. Ajo ka një karrierë të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani dhe Kanada. Në vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit parauniversitar në Kosovë. Shahini është analiste kosovare dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Ajo ka punuar deri në verë të vitit 2015 si analiste në Inciativën Europiane për Stabilitet (ESI),organizatë kjo me bazë në Berlin. Ajo shkruan herë pas herë për gazetat ditore në Kosovë. Besa ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.
Anila Denaj
Detyrën e ministres së Financave dhe Ekonomisë, në vend të Arben Ahmetajt, do ta ushtrojë Anila Denaj. Deri dje ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Po ashtu, Anila Denaj ka qenë edhe anëtare e bordit të AKEP, ndërsa ka mbajtur pozicionin e zv/ drejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave, por nuk është një figurë e njohur politike.
Belinda Balluku
Ministrja e re Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të zëvendësojë Damian Gjiknurin, është Belinda Balluku. Belinda Balluku ka mbajtur poste të rëndësishme ndër vite. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, kur kryebashkiak ishte kryeministrit, Edi Rama. Në 2015 mori postin e drejtoreshës së “Albcontrol sha”, ose siç njihej më herët, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA). Së fundmi, Balluku, ka mbajtur postin e drejtoreshës së Aviacionit Civil.
Gent Cakaj
Drejtimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme iu besua Gent Cakajt. Pasardhësi i Ditmir Bushatit nuk është një figurë shumë e njohur politike. Ai vjen nga shteti kosovar. Fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për Politikën e Jashtme, posaçërisht për çështjet e Bashkimit Europian. Më pas, Cakaj u emërua në kabinetin “Rama 2” në postin e zv/ministrit të Punëve të Jashtme. Ai po ashtu ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Ai ka pasur angazhim në shoqërinë civile si konsulent. Është arsimuar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari dhe mban dy diploma dhe 3 master në filozofi, shkenca politike dhe juridik.
Elva Margariti
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro do të pasohet në detyrë nga Elva Margariti, e cila aktualisht është këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore e projektit të “100 Fshatrave”. Elva Margariti ka mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri”, Tiranë dhe universitetin në Firence (Itali) për Arkitekturë. Ajo ka punuar si pedagoge në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” deri para 3 vitesh kur u bë pjesë e administratës shtetërore .
Bledi Çuçi
Bledi Çuçi do të jetë zëvendësuesi i Niko Peleshit në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Çuçi ka përfunduar studimet pasuniversitare (Master) për menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë (1998). Ai ka shërbyer në disa funksione drejtuese ndër të tjera, si Kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë në vitet 2000-2001, drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor deri në fund të vitit 2005. Ai u aktivizua me strukturat drejtuese të PS që prej vitit 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Në vitin 2013 Çuçi u zgjodh ministër Shteti për Çështjet Vendore të Shqipërisë.
Eduard Shalsi
Ministren e Sipërmarrjes, Sonila Qaton do ta zëvendësojë Eduard Shalsi. Eduard Shalsi ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe në fillimet e karrierës së tij ka punuar si mësues kimie dhe biologjie në disa shkolla në Tiranë. Pas disa viteve të kaluara në emigracion, Eduard Shalsi u rikthye në Shqipëri, filloi punë në sistemin bankar dhe arriti brenda pak vitesh të bëhet pjesë e ekipit drejtues të Bankës Tirana. Në vitin 2004 fillon punë në Bashkinë e Tiranës, fillimisht si Shef Kabineti i Kryetarit të Bashkisë e më pas si Nënkryetar. Aktualisht është kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.
Elisa Spiropali
Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin do të ketë në krye Elisa Spiropalin, e cila ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave nga tetori i vitit 2013 deri në mars të 2015. Ajo ka lindur në Tiranë më 15 mars 1983, ndërsa studimet i ka kryer në Britaninë e Madhe. Që nga viti 2009, Spiropali është anëtare e Partisë Socialiste. Ajo ka mbajtur edhe poste të tilla si kryetare e FRESSH-it, këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi Sekretare për Rininë në Kryesinë e Partisë Socialiste.
Erjon Braçe
Erjon Braçe është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka lindur në Tiranë në vitin 1972. Studimet i ka kryer në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë. Braçe ka kryer detyrën e gazetarit në gazetën “Zëri i Popullit”, ndërsa ka qenë edhe kryeredaktor. Më pas iu fut veprimtarisë politike. Ai ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, zëvendëskryetar i FRESSH-it, kryetar i komisioni Hetimor “Për hetimin e shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit në dispozicion të ministrive, institucioneve kryesore të varësisë dhe ndërmarrjeve publike nëpërmjet prokurimeve publike për periudhën 2001 e në vijim”, ndërsa tani është kryetar i Komisionit të Ekonomisë.
Nuk di per te tjeret, por di vetem qe ne cdo vend qe respekton qytetaret e tij dhe parimet e ndertimit te nje shteti ministri I jashtem dhe ai I financave kane shume rendesi. Ministri I jashtem duhet te jete nje drejtues karriere, me njohje personale etj, Jo nje kalama we ska mbushur 35 dhe qe I vetmi kredit qe ka na paska mbaruar shkollen e larte me master. Edhe harvardin te kishte mbaruar kjo nuk e Ben ate te pranueshem per partneret e huaj. Kjo ministri eshte me shume se teknociene. Kane shume rendesi emri dhe vlerat e personit. I papranueshem! Sidomos kur perpara kemi hapjen e negociatave, paktin me Greqine etj.
Ministria e financave. Po ashtu duhet te vendosej nje teknocien, perderisa Rama paska zgjedh teknociene, nga fusha e financave publike. Me besoni puna ne banke, 3 apo 20 vjet))), nuk ka asnje lidhje me financat publike. Jane dy gjera komplet te ndryshme. Financat nuk Jane vetem bledhje taksash, por planifikim, buxhet, politika financiare, etj. Dikush do te thote qe keto nuk behen nga ministri, se ai eshte vetem figure. OK. Atehere kush do te kontrolloje ata qe I ben, nese Ministri se ka idene vete??!!
Kam qene dhe jam socialiste. Kam mbeshtetur Ramen. Per mua te pakten keto dy ministri Jane ZHGENJIM total!!!!!!
Lexuam ne këto profile
pa dyshim, me shumë ëndje
na i shkruani dhe ato që dimë
ku i dihet, ndryshojmë mëndje ???
Spiropali ka mbaruar studimet ne Britanine e Madhe, per se ka studiuar ?, mbase ka mbaruar per balerine ?, kur tregoni jeteshkrimin coheni deri ne fund pse e lini enigme.
Jane figura vertete pa shume popullaritet por shpresojme te jene te afte ne misionin qe u eshte ngarkuar.Me sa di ajo banga Tirana eshte bange greke dhe per mua kushdo qe ka qene emigrant ne greqi apo ka punuar ne organizma apo institucione qe lidhen me kete shtet jo dashamir ndaj shqiperise nuk i duhet dhene hapsire drejtuese
Mos u zhgenje Iliria, fokusi ministrave jane dy tri ceshtje, te tjerat rutine e administrates. Ka rendesi shikimi ndryshe, idet dhe enegjit e reja, rutina I pergjum institucionet.
Virus, nuk po them, qe nuk duheshin bere ndryshime. Ishin me se te domosdoshme. Por Jane disa ministri, si ajo e jashtme ku perdoren termat “te tregtosh me fytyren”. Eshte nje funksion perfaqesues. Eshte fytyra e Shqiperise ku mbizoteron parimi I reciproritetit. Besoj e kuptoni ku e kam fjalen. Nuk e Di pse ne Shqiperi I kushtojne kaq shume vemendje cfare dhe sa shkolla ka mbaruar eshte I perlyer apo jo. Me e rendesishme se cdo shkolle eshte eksperienca, aftesite, integriteti etj.
Ky kalamaja qe thua ti, ka qene zv,minister i jashtem dhe keshilltar i kryeministrit per punet e jashteme, dmth ka punuar pa u dukur, nuk eshte e thene qe Bushati te jete me i zoti se ai, sepse sic e thekson ti, eshte edhe ceshtje njohjesh personale apo relacione te tilla, ku ky djalosh mund ti kete te gjitha keto,dhe nga ku mud te ket perfituar jo si duhet Bushati.Gjithsesi, edhe pse kam dyshime mbi organizimin e disa ambasadave shqiptare te shperndara neper bote, apo me votimet e njepasnjeshme pak te qarte te shqiperise kunder SHBA-ve, une nuk kisha per te bere ndryshime ne titullarin e mpj-se, por mundesish mund ta kisha fuqizuar ate me elemente qe te ndihmionin Bushatin te forconte kete ministri.Ne nuk dime sakte se pse i ka nderruar gjith ata, ndoshta edhe per te mos lene krijimin e atyre relacioneve qe krijohen midis ne shqiptareve, kur rrime shume kohe ne nje post te tille, nuk e di por, do te ishte e mjaftueshme vetem me Nikollen, Gjiknurin dhe ate te Finanacave.
Po rezultati u pa Shqiperi kurkund…
Ketij te gjatit i ka hipur epsh per sex aq keq,sa ka mundesi ti nderroje dhe deputetet dhe ti beje te gjthe femra…pirth ne te.
Cfare lesh gazetari je qe nuk din te shkruash o mortja qe nuk te bje. Eshte thote “…nga shteti Kosovar”. Mos na neverisni me shum me keta analfabet sepse turperoni veten tuaj.
Nuk dua të jap mendim për të tjerët, por ky Min i Jashtëm, nuk kuptoj se c:merita profesionale ka, që të më bind. Sa gjuhë di dhe në c’nivel, c’arritje ka në marrëdhëniet ndërkombëtare.?
A nuk kemi njerëz që të kenë vlera reale dhe bindëse? Të paktën që të jenë shkolluar në universitete të nivelit të lartë ndërkombëtar?
Them se ka. Madje SHUMË.!
Sa per Gentin si Minister i Jashtem: Genti NUK TE DUKET SE ESHTE NJE “NUMER I MADHE POSTI I MJ”???????????????????????
Nuk e di se si Mendon Rama..por mos ka “Mbushur” Hundet kur Emeroj Gentin???Pa Komplekse nuk kame asgje te keqe kunder tije..por Ministria e Jashteme eshte Kyci i Portes dhe pasqyra eshtetit me Boten e Jashteme….Nuk meMbushin Mendjen Diplomat e tije ne Belgjike dhe Hungari….NUK NA THATE GJE PER EKSPERJENCEN E TIJE SI DIPLOMAT?????Mendoni:A do te Ulet me te ne nje Tavoline Lavrovi i Russise???
Gjithe se si i Uroj Sukseses ne Detyre….lol
Kur njè person privat merr ose ngarkohet me njè detyrè shtetèrore tè lart nè shqipèri duhet tè shkruhet datèlindja,arsimi pèrkatès,titujt shkencor nqse i ka,eksperienca e unverisitetit mastèr si dhe eksperienca e punès ,nqse èshtè personi beqar ose i martuar dhe sa fèmij ka .
Kèto vlejn sepse votuesit duan tè njohin pèr cilin person votuan sepse kèshtu quhet qeveri teknike por ju si K/Ministrave me çfar tè drejte ndryshon gjasht ministra ?
Me gjith respektin qè kam pèr njerèzit qè janè vendosur nè krye tè shetit pèrsèri jam dyshues pèr vet faktin se ku èshtè eksperienca pèrshmb e Shalsit njeriu i cili propozoj ardhjen e mbeturinave nè shqipèri ?Nè njè shtet serioz do tè ishte hapur dosja dhe ishte nèn hetim.
MBANI MEND :E GJITHA ESHTE NJE SHFAQJE TEATRALE PRA KRYEMINISTRI ESHTE REGJIZOR I PA PJEKUR GJITH JETEN !! KUR NJE NJERI NUK ESHTE I RREGULLT PER VETE DHE FAMILJE SI MUNDET TE JETE PER NE !! POPULLI EDI KET PRANDAJ DO I JAP ZGJIDHJE ZOTI !!FUCK YOU QE PINI ……
po ca te dime ne per ta ! ata jane thjeshte bythlepirsa te paafte dhe hajdute. jan njesoj si ata qe ishin ! po pse nuk e vure minister burrin e gruas tende linda ! pse se vure dashnoren e gregut ministre kulture ! thanas xhillari minister i arsimit ! gocen e lindes ministre te puneve te jashme ! se ate tocin bledi cucin e vure minister buqesie te bej ca leke se ajo gruaja jote delina fico do lek ajo shemtira ! pu pu perverse
DIKUR INTERVISTUAN NJE PRESIDENT TE PORSAZGJEDHUR NE AMERIK DHE E PYETEN NESE VERTET ISHTE AI ME I AFTI PERSON PER LIDER I AMERIKES? AI ME MODESTIN E SINQERITETIN E TIPIT JIMY CARTER U PERGJEGJ: KA ME SHUMIC TE TJER ME TE AFT SE UNE POR NUK U PELQEN TE MERREN ME POLITIK. EDHE NE SHQIPERI KA BRIZILDA E ARBANA ME SHUMIC POR NUK BEGENISIN TE PERZIHEN ME KETO QEVERRI QE BEJNE LIGJE TE JEN TE PAPERGJEGJSHEM PARA LIGJIT. GEZUAR VITIN E RI.
kjo eshte qeveria e vazhdimesise se korrupsionit.Vjedhjet e Lindites ,Damjanit,Arbenit,Mireles, do ti vazhdojne beniaminet e Edi Rames.Kjo nuk eshte qeveria e PS, pervec Braces qe e tregoi edhe Asambleja mre duartrokitje. Kjo do te thote se nuk ka me PS. Dy konkluzione u kane dale dy personaliteteve. I pari kur Berisha manipuloi levizjen e dhjetorit, i thane: e gezofsh pdoktor foshnja ka lindur e vdekur. Dhe vertet demokracia jone ka mbetur kufome. Konkluzioni i dyte: kur mori Edi Rama PS, nje personalitet u shpreh:Njeri me te pershtashem per ta shkatrruar PS nuk gjendet. Dhe vertet Edi Rama e shkatrroi plotsisht PS, duke mos i pyetur fare strukturat, biles te gjithe drejtuesit e PS i ka emeruar vete qe nga OS e deri tek drejtuesit e degeve dhe kryesine.