Mbrëmjen e djeshme tre persona me background kriminal u ezkekutuan në një atentat mafioz në hyrje të një restoranti të njohur në rrugën Elbasan – ish Kombinati Metalurgjik, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit në ora 21:15.
34-vjeçari Endrit Alibej, xhaxhai i tij 56-vjeçar Arben Dylgjeri dhe një mik i tyre turk, 51-vjeçari Erdal Duranay, u ekzekutuan sapo hipën në një makinë tip ‘Range Rover’, pasi kishin darkuar tek restoranti. 18 plumbat e kallashnikovit, të derdhura nga autorë të paidentifikuar ende nga policia, tek makina shkaktuan vdekjen e menjëhershme të Alibejt dhe Dylgjerit. Shtetasi turk ndërroi jetë rrugës për në spital. Për të gjetur gjurmët e autorëve janë marrë pamje të kamerave të sigurisë si dhe janë shoqëruar dhjetëra persona.
Objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm nga hetimi i kryer rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë. Aktualisht pista kryesore ku është përqendruar hetimi është ajo e prishjes së pazareve të drogës pasi 34-vjeçari elbasanas Alibej ka qenë në vitin 2013 i arrestuar për trafik droge në Itali.
Endrit Alibej është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Ata u kapën me 10 milionë euro drogë. Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.
Menjëherë pas ngjarjes Policia njoftoi se ngriti postblloqe në të gjitha rrugëkalimet. RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë si dhe kryen kontrolle për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Në vendin ku ndodhi atentati shkoi edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mbrëmjen e djeshme. Gjithashtu një grup hetuesish nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës.(Lapsi.al)
.. E PA ZBARDHUR ESHTE AKOMA ZOTI GAZETAR ..! E ZBARDHUR QUHET KUR DIHEN AUTORET E MASAKRES DHE JANE NE KERKIM ..! .. MIRE ..?!
O gazetar …….
Alibej eshte kushuri me i afert me Arkimed Alibej i PD’e se sa Habilajt me Tahirn , ku eshte Lulja e Bashajve dhe qytetari digjital
Vetem gje te zbardhur nuk ka ketu..Ndryshoni titullin se me e zbardhur eshte nata se kjo ngjarje!
„ML te hane kokat me njeri tjetrin“- tha kryeministri para disa ditesh.
Kush me thote pse duhet te besoj se policia e ka seriozisht me kapjen e vrasesve?!?
Mos i thoni gje Alibeut te SHQUP-it, Enkelejdit, se trumbullohet ! Mire i vellai ne Gjermani ja nxiu faqen (nuk e di ka, apo s’ka faqe?), Ja nashi, na del edhe nje Alibe’ tjeter, trafikant, qe per dreq kush e di se c’lidhje ka me te, por si per dreq ai i shkret mbiemer i ngjashem, mjafton per t’ja nxire edhe me shum ate te shkrete faqe te “bardhe”?
///
Lakm i mire…kokat te hane…pakesohen kriminelet