Njihuni me parashikimet e Nostradamusit për vitin 2019: Do të jetë fillimi i një lufte… 

31 Dhjetor 2018, 20:19Politika TEMA

2019-ta po afron dhe nëse ishit optimistë se do të jetë më i mirë se viti që po lemë pas, parashikimi i Nostradamus mund t’ju bëjë të ndryshoni mendim.

Sipas “profetit” që mbart me vete një numër të madh parashikimesh që kanë rezultuar të vërteta, mes tyre ngritja në pushtet e Hitlerit dhe sulmet e 11 Shtatorit, 2019-ta pritet të sjellë fatkeqësi nëpër glob.

Sipas një shkrimi të publikuar këtë të shtunë në të përditshmen britanike “Mirror“, në parashikimin e tij, Nostradamus thotë se gjërat do të vijojnë të përkeqësohen deri në 2046-n. Në librin e tij të vitit 1555, të titulluar “Les Propheties” (shqip: Profecitë), parashikuesi francez thotë se 2019-ta do të jetë fillimi i një lufte apokaliptike, që do të zgjasë rreth 3 dekada.

Libri që thuhet se parashikon ndodhi të së ardhmes, flet për përmbytje masive në pjesën më të madhe të Europës, ashtu sikurse edhe për një tërmet katastrofik që do të bjerë mes Kalifornisë dhe ishullit Vankuver, në Kanada. Ai parashikon gjithashtu shtim të terrorizmit dhe ekstremistëve fetarë në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, jo gjithçka është e zezë. Në shkrimet e tij Nostradamus sugjeron se liderët botërorë do të bëhen bashkë për të luftuar ndryshimet klimatike, ashtu sikurse shkencëtarët, që do të zhvillojnë një ilaç që mund të na lejojë të jetojmë mbi 200 vjet.

Libri i Nostradamus është i shkruar në vargje poetike dhe deshifrimi i tyre jo gjithmonë ka qenë i saktë. Shumë i atribuojnë atij parashikimin e ngritjes së Adolf Hitlerit.

Në Librin e tij ai do të shkruante: “Nga thellësia e Europës Perëndimore, një fëmijë do të lindë nga njerëz të varfër. Ai, gjuha e të cilit do të bëjë për vete trupa të mëdha; Fama e tij do të rritet drejt mbretërisë së Lindjes”.

Hitleri lindi nga prindër të varfër në 1889-n, në Europën Perëndimore dhe përdori aftësitë e tij oratore për të fituar mbështetjen e njerëzve për partinë e tij naziste, pas Luftës së Parë Botërore. Ai gjithashtu krijoi aleancë me Japoninë, apo ndryshe “Lindjen”, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndër të tjera, Nostradamus ka parashikuar gjithashtu se njerëzit do të jenë në gjendje që në të ardhmen të flasin gjuhën e kafshëve.

Sigurisht, duke qenë se parashikoi që botës do t’i vinte fundi në vitin 1999, kjo mjafton për të thënë se parashikimet e tij nuk janë gjithmonë të sakta.

15 komente në “Njihuni me parashikimet e Nostradamusit për vitin 2019: Do të jetë fillimi i një lufte… ”

  1. tfgs1 says:

    Nastradini : mjera suma e suniteve se cdo te heq,katandisur nga XXL ne TOURBOOOOOOOOO………….allah uakbar!

    1. Qazo says:

      Edhe per vit te ri ngele tu shajt dhe tu komentu mor bastard i kurvave greke ose me sakte vlleheve kurva te greqizuara???

      Po edhe tere bejleret shqiptare te Libohoves te te kishin qire stergjyshet nuk do kishe komentu kaq shume.

      Do te te gjejme kush je mos ki merak

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Parashikimet e tij nuk jane gjithmone te sakta??? Parashikimet e tij asnjehere nuk jane te sakta, ka vetem koincidenca. A i keni numeruar sa jane parashikimet qe nuk kane dale ndonje here?????

  3. degelisi says:

    Vazhdoni te perketheni budallaleqe qe vete ju te “Tema” ju besoni.
    Nje gje nuke e dini qe besimi ne “profecit” ju ” bene me te zgjuar, te pasur, shtatlart, te bukur, te forte dhe u zgjate jeten”. I gezofshi dhe shijofeshi te gjitha “profecit” e 2019

  4. trojani says:

    Si ka mundesi te kete parashikuar ç’do te ndodhe ne 2019, kur nastradini thoshte qe botes do ti vi fundi ne 2000 ???!!!
    budalleqe per te kaluar kohen.

    1. besa says:

      Me e sakta, trojani. Megjithese ai nuk shkruan asgje per 2019

    2. Ditiii says:

      Eh po te gjithave sjau ka qelluar por shumicen po shikoje tani ameriken si bormbadoj tani do futen ne luften e 3t botrore pse bormadoj iranin bash ne 2019 kjo esht vetem fillimi.

  5. Vl says:

    Genjeshtraaaaaaaaaaa

  6. Ceni says:

    Mjaft me kto karlliae qe shkruani, lereni kte popull te rri rehat te pakten nje nate. Te paturp e të pashpirt qe trembni femijet me idiotesit qe shkruani

  7. plaku,pordhe e kolle says:

    Sa mire e njef plaku xhuxhumaku,Doni me per nostradamus ?
    Ik mor loqe kush je ti ?!

  8. Muca says:

    Ka then se 2019 greqia do flas shqip
    Dhe gjithe meshkujt greke do behen transsexual

  9. Albani says:

    Po kur 1999 do te ishte fundi I botes per Nostren,atehere si ka mundesi qe paska bere parashikime pertej kesaj date?
    Trillime…..

    1. Shqipetar says:

      Unë plasarita kodin nga Nostradamus
      Instagram : albanische_spuren

  10. sapa says:

    “Ne shtator 2019 ne nje vend te vogel te evropes afer nje deti do mbushen burgjet me politikane e njerez te njohur”.Kete e ka thene njeqind perqind Nostradamus!

  11. Albania JB says:

    Unë plasarita kodin nga Nostradamus … shikoni në profilin tim në Instagram : albanische_spuren
    https://www.instagram.com/albanische_spuren/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje