Vit më të mirë mund të ketë vetëm atëherë, kur përgjegjësinë për fatin tënd nuk ia lë dikujt tjetër

31 Dhjetor 2018, 19:33Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Zakoni e do që sonte të mos flitet keq, ndonëse askush nuk ka vdekur. Ndoshta është e vetmja ditë e vitit, kur gati gjithëkush thërret në ndihmë dashurinë, mirësinë, përdëllimin, dhembshurinë dhe solidaritetin për të tjerët. Kudo që të jenë futur dhe të jenë fshehur ato.

Sepse është tamam koha e artë për të lënë mënjanë xhelozinë, smirën, mëritë dhe zemërthyerjet, prej të të cilave nuk shpëtojmë dot asnjëherë. Me pak fjalë, është dita për të harruar.

Për ata që bëjnë bilance, asgjë nuk ka ndodhur rastësisht dhe asgjë nuk ka ardhur në një ditë.

Ndaj mos mallkoni kot fatin e keq për dështimet dhe mossukseset, edhe nëse ato kanë dominuar vitin, që po lëmë pas. Dhe mos i kërkoni shkaktarët në qiell (në tokë, jo e jo), ndonëse kësaj bote nuk i mungojnë përbindëshat. Të cilët, në fakt, krijohen dhe ushqehen vetëm prej frikës dhe pavendosmërisë sonë.

Nga ana tjetër, mos u lusni me gotën e verës në dorë për mrekullinë, sepse ajo nuk ka për të ardhur ndonjëherë.

Nesër është dita jonë prapë, me po të njëjtat sfida dhe pengesa, sigurisht edhe me projekte e ëndrra pafund. Me njerëz të dashur plot, por dhe me “armiqtë”, që nuk i kanë lëshuar për asnjë sekondë pritat.

Miqtë e mi,

Vit më të mirë mund të ketë vetëm atëherë, kur përgjegjësinë për fatin tënd nuk ia lë dikujt tjetër.

2 komente në “Vit më të mirë mund të ketë vetëm atëherë, kur përgjegjësinë për fatin tënd nuk ia lë dikujt tjetër”

  1. Taraboshi says:

    Astrit me qe e mbollet shtrembet pemen e demokracise dhe tani te kini pak durum qe gte rregullohet drejtimi i pemes dhe te vazhdoj rritjen.Se keto pune keshtu e kane Po te kujtoj vargjet e kenges partizana NE ATO MALE RRIPA RRIPANJE HERE MA H…..E DHE TANI TA HI….A Te pakten ti si me i durueshem bej pak me saber Se edhe me ik Rama tyte takon ajo qe e din ti vete.

  2. shqiptari says:

    Zoti patos at lem ty qe Angela pa pjes tepsie app sales me ramen QE Moreno pjes hajduter te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje