Kryeministri Edi Rama foli në konferencën e fund vitit edhe për oligarkët.
Gjatë konferencës shefi i qeverisë theksoi se fitimet e tyre janë ulur pavarësisht se derdhin më shumë taksa në shtet.
“Tamtamat kanë arritur të përçojnë një mesazh të gënjeshtërt.
Fakt janë krejt tjetër.
Nëse analizojmë të mëdhenjtë, 10 kompanitë e mëdha, fitimet janë në rënie me 10 për qind në krahasim të vitit 2013 dhe 20 për qind në krahasim me vitin 2017.
Janë fakte të verifikueshme.
100 të mëdhenjtë paguajnë më shumë taksa se sa paguanin 5 vjet më parë, ndërkohë që fitimi i tyre është më i ulët se 5 vjet më parë.
Ku janë të mëdhenjtë që kanë mbledhur në 5 duar gjithë pasurinë e po bëjnë hatara me mbështetjen e qeversë.
Faktet janë referenca zyrtare në librat e llogarive të shtetit. Nga ana tjetër sot puna taksohet me pak, ky është fakt deri dje taksohej 10 % sot 5.5 %. Në rajon kemi taksimin më të ulët të punës, 5.5%. Vitin që vjen janë 16 mijë të tjerë që do paguajnë afro 3 mln $ taksa më pak.
Sot deri në 1.5 janë 90% dhe mesatarja është 5.5 % e taksimit. Nga 1 janari 91% e atyre që merren me biznes paguajnë vetëm 5% taksë është një taksë që nuk e ka asnjë vend i rajonit tonë.
Këto janë fakte. Në 1 janar nuk do ketë më taksë mbi vlerën e shtuar për të gjithë imputetet bujqësore. ”- tha Rama. (TemA)
Shumë bukur. Por nëse 100 më të mëdhenjtë kanë tkurrur fitimet gjatë këtij viti, si ka mundësi që ekonomia të ketë përparuar? Paksa kontradiktore… paksa.
Paguajne se vjedhin shume se i lejon ti o pallosh rrite rrogen minimale boje 300 euro dhe kto legenat po’ nuk deshen bllokoi aktivitetin o demagog psiko turp i botes 30 vjet demokraci akoma rroga me e Vogel 200eur ne muaj se i lejon ti asnje fabrike nuk Kane hapur kto legen vetem kulla resorte me kto ritme duhen edhe 50vjet qe paga minimale te shkoje 400eur ne muaj
Po administraten si e ke? Ajo qe kontrollon? Ekonomia rritet sipas instatit te ardhurat tatimore bien? Si ja mundesi?