Kanë dalë detaje të reja për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi më 2 tetor.
Televizioni shtetëror turk ka transmetuar një video ku shihet një person duke dalë nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll me çanta në duar në të cilat dyshohet se mund të kenë qenë pjesët e trupit të gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi.
Në video duket personi ende i paidentifikuar duke nxjerrë pesë çanta të zeza sportive nga dalja kryesore e Konsullatës.
Ndërkaq edhe pas publikimit të videos ende nuk ka një reagim nga autoritetet saudite sa i përket faktit se çfarë ndodhej brenda çantave.
Jamal Khashoggi ishte një kritik i princit të kurorës Muhammed bin Salman. Ai u vra nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.
Khashoggi jetonte në Amerikë dhe ndodhej në Turqi vetëm për të marrë dokumentet në mënyrë që të martohej me të fejuarën e tij turke. (TemA)
Rac e ndyr, e pist Arabe.
Kur keto makabra i bene ambasada dhe shteti, imagjinoni njeriu anonim.