Kryeministri Edi Rama ishte mëngjesin e sotëm në maternitetin Koço Glozheni, nga ku ka takuar tre nënat dhe foshnjat e tyre, të cilët lindën të parët për këtë vit.
Në një postim në Instagram, Rama ka treguar se fëmija i pari që ka lindur për 2019, është Aleksi, i cili vjen si fëmija i tretë në familjen e tij, e kështu përfitoi 120 mijë lekë të reja falë bonusit për bebet.
“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve?
I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete?
Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja?
Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes? GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri?”, ka shkruar Rama. (TemA)
Ky eshte nje lajme shume i bukur se erdhen ne jete keta femije,qe sjellin vetem gezim e lumturi.Keto lajme duam dhe kemi nevoje,qe na e shtojne jeten dhe jo me protesta,çirrje e bertitje histerike nga njerez qe vetem dine te sillen si rrugaç,na e kane bere jeten te merzitesheme.Por per koken e tyre e kane.Poshte partit qe shtyjne keto protesta destabilizuese dhe djallezore.Ju lutemi ,na lini rehat, se qeveria po punon dhe sillet mire me njerzit.
bebe me emra[te pa vaftisur] vetem ne shqiperi lindin……………pipell idiot!
Respekt zoti Rama! Ardhja ne jete e femijve qe ju kini bere viziten si kryeminister,eshte lumturi jo vetem per familjen por per te gjithe.Jete te gjat femijeve,dhe ju zoti Rama suksese ne detyren tuaj,per arritje akoma me te medha per shqiperine.