Shqipëria, kapitalizëm me urrejtje për taksat, demokraci me votë të vrarë

1 Janar 2019, 11:32Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Ndonëse këndohet gjithmonë e më rrallë, rakisë ja ka ënda që në Shqipërinë e Mesme të shoqërohet me një këngë të vjetër me një tekst të habitshëm. Kënga flet për ftesën që bëhet për të parë sesi kanë dalë në rrugë “kaureshat, veshun me nallane si turkeshat; dhe për të ndjekur me sy “turkeshat, veshun allafronga si kaureshat”.

Pothuaj tre dekada mbas rrëzimit të karikaturës kriminale komuniste në Shqipëri, shoqëria shqiptare është sërish një mishmash qesharak mes ëndrrës për Perëndimin dhe sjelljes orientale të saj, sistemit të ri që po tentohet të instalohet në vend dhe mendësisë sovjetike të saj. Ky është një nga paradokset më të mëdha dhe thelbi i krizës shumëplanëshe që ka përfshirë vendin, që kalon nga kriza në krizë, që flet për krizën si pasojë, por refuzon të identifikojë shkaqet e tyre.

Shqipëria ëndërron demokracinë evropiane, por ka vrarë votën.

Shqipëria po tenton të ndërtojë kapitalizmin, por shqiptarët vazhdojnë të urrejnë taksat.

Vota dhe taksat, dy kolonat më të rëndësishme të shtetit të së drejtës janë hedhur rregullisht në erë nga kush ka pasur në dorë dinamitin sovjetik të mendësisë sovjetike që mbretëron në Tiranë.

Prej pothuaj dhjetë vjetësh, me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008 dhe të ligjit zgjedhor, shqiptarët janë të privuar nga vota. Kjo mungesë është shndërruar në të keqen absolute që ka gërryer vit mbas viti dhe ka frakturuar zgjedhje mbas zgjedhjesh vullnetin e shqiptarëve. Ata shkojnë vetëm në mënyrë formale në kutinë e votimit sepse thjesht noterizojnë vullnetin e tre – katër kryetarëve të partive që bëjnë listat e tyre të preferencës. Renditja në këto lista është, në rastin më të mirë, një proces empirik dhe në skajin tjetër edhe një hesap i barazvlefshëm me valutë të huaj. Refleks i kësaj sjelljeje me votën është dhe demokracia e brendshme në partitë politike kryesore, e cila thjesht nuk ekziston ose është vetëm një fasadë ku gjithkush ka të drejtë të përdorë duart, por vetëm për të duartrokitur kryetarin. Dhe po kështu është kudo, në një vend ku është vrarë karriera, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Kush thotë se është ndryshe, është naiv ose kush e sheh ndryshe është i verbër.

Tre nga katër protestat që shkundën përgjumjen otomane të Tiranës kishin të bënin po me taksat dhe refuzimin e tyre. Ato dëshmuan qasjen e gabuar që ka shoqëria shqiptare ndaj këtij mekanizmi, por dhe zgjidhjen po të gabuar që afron politika shqiptare ndaj këtij shqetësimi. Në të gjitha rastet, bërtasin më shumë ata që pothuaj nuk paguajnë kurrë dhe qeverisja përkedhel ata që bërtasin në kurriz të qytetarëve të tjerë që paguajnë.

Protesta e dhunshme e banorëve të Kukësit refuzonte pagesën e kalimit në Rrugën e Kombit. Duke qenë në të drejtën e tyre si të varfër, të pasurit në Tiranë dhe budallenjtë me kostume të shtrenjtë, thoshin se ajo rrugë ishte paguar njëherë dhe se qytetarët duhet të kalonin falas në të. Në të vërtetë ajo rrugë nuk ka qenë kurrë falas. Ndryshonte vetëm perceptimi dhe mënyra e pagesës për të: do të paguhet tek trau apo do të paguhet gjetkë, po me taksa shqiptarësh.

Prej gati dy muajsh banorët e Astirit kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre të ndërtuar në mënyrë informale. Kërkojnë shpronësim 100 për qind. Një shoqëri solidare duhet të jetë shumë e vëmendshme ndaj këtij akti. Të prishet banesa ku jeton prej vitesh është më shumë se një dramë. Por, dhe këtu ka një por të dyfishtë që e ndërlikojnë shejtan budallenjtë e politikës që e shohin shtetin si shpellën e Ali Babës. “Të paguajë Edi Rama” premtojnë ata që duan t’i zënë vendin Ramës duke u sjellë njëlloj si Edi.

Protesta e studentëve ishte një skaner që tregoi se Shqipëria e vërtetë nuk është ajo që shihet në ekranet e televizionit. Se shqetësimet reale të shoqërisë nuk dalin as në konferencat e shtypit të qeverisë dhe as në deklaratat e opozitës. Parë me këtë sy, studentët u dëshmuan si një e mirë e jashtëzakonshme publike, por duke parë shumicën e kërkesave të tyre, atëherë del në pah një tjetër problem i jashtëzakonshëm. Mbështja që ata morën në mënyra të ndryshme, qoftë nga qeveria ndaj të cilës protestonin, qoftë nga opozita që e refuzonin, është bërë në stil sovjetik. Në komunizmin e prindërve të tyre thuhej se çdo qytetar ishte një ushtar. Studentët nuk kanë të drejtë kur ëndërrojnë në kapitalizëm se çdo gjimnazist duhet të jetë student. Studentët duhet të kuptojnë se vetëm komunistët propagandonin barazi dhe se në emër të barazisë që ata predikonin, janë luajtur dramat më të mëdha njerëzore. Thelbi i vërtetë i dramës së tyre vjen nga masivizimi absurd i arsimit të lartë; universiteti nuk ishte falas as në komunizëm; gjimnazisti me pesa nuk ka pot ë njëjtat të drejta për shkollën si ai me dhjeta.

Për rrugët, për krimin e ndërtimit pa leje, për universitetin duhet të paguhet taksë. Gjithmonë. Eshtë krejt tjetër diskutimi sesa duhet të jetë kjo taksë dhe mënyra sesi shpenzohet ajo taksë për të prodhuar në fund të udhës një diplomë që ka vlerë. Taksa është një e keqe e domosdoshme, pa të cilën nuk ka asnjë shans ekzistenca e cilësdo shoqëri njerëzore.

Një sistem qeverisës rrëzohet dhe brenda një nate. Një sistem të menduari kërkon të paktën një brez për të ndryshuar. Komunizmi barbar dhe qesharak shqiptar u rrëzua për shkak të alzhaimerit të tij, por mendësia sovjetike është ende mënyrë jetese.

Në Tiranën e sotme që pi Whiskey e Amarone nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe nga koha kur kaureshat e djeshme të nallaneve dhe turkeshat e veshura allafranga, sfilonin para qebaptoreve ku pihej raki. Në Tiranën e modës, kravatave, batutave, benzave, palestrave, dietave dhe hoteleve me pasqyra ku dashuria paguhet me orë dhe ora në puls tregon klas, gjen të majtë e të djathtë, në pushtet dhe në opozitë që flasin për demokraci dhe kapitalizëm dhe urrejnë njëlloj edhe votën, edhe taksën.

Shqipëria do të shpëtojë nga mallkimi oriental ku është mbërthyer që kur është bërë shtet, kur qytetarët e saj të kërkojnë llogari jo sepse kanë dhënë votën pa vlerë e në këmbim të presin që Alibabat t’u hapin thesin, por kur të thonë: kam paguar taksat, me thuaj si i shpenzove që të mendoj si do ta jap votën! Atë votë që sot e kanë në xhep vetëm tre vetë, Edi, Luli dhe Mona, mbas të cilës, të tre duan vetëm një gjë: të vendosin ata pa u dhënë hesap shqiptarëve si do të mblidhen e shpenzohen taksat e tyre.

18 komente në “Shqipëria, kapitalizëm me urrejtje për taksat, demokraci me votë të vrarë”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Nuk se e ka keq,por për mua Vangjeli mbetet një gazetaro-analist mediokër!
    Mundohet të sjellë në shkrime ndonjë metaforë apo alegori,por problematikat që trajton janë të rëndomta dhe hera herës konformiste.Ose duke i pickuar të tre partitë ose duke i justifikuar të treja.

    1. Ermal Berati says:

      Per here te pare shoh nje analize te qarte per problemet e shoqerise postkomuniste shqipetare. Sistemi i zgjedhjeve eshte absurd dhe nuk eshte demokratik, ky sistem sot ne shqiperi ka prodhuar gjendjen e sotme. Ne kapitalizem dy jane ngjarje te sigurta Vdekja dhTaksat. Eshte shtet i forte ai qe mbledh mbi 90 % te taksave dhe ka nje shperndarje dhe shenzim te drejte. Sistemi i zgjedhjeve ne usa ka bere ate qe te jete shteti me i fuqishem ne bote. Shume here kam debatuar dhe u kam spjeguar kete menyre te zgjdhjeve ne USA dhe nuk e kane pranuar ( gazetare, politikane studente dhe intelektuale shqipetare) Shoqeria Shqipetare eshte me mentalitet komunist dhe turkoshak. Perse nuk marrin si shembull kushtetuten amerikane te zgjedhjeve. .? Shqipetare : Ndryshoni ligjrt e zgjedhjes ndryshe shteti shqipetare do ngelet ne doren e mafies sic ka qene dhe eshte akoma keto 30 vjet. Me respekt emigranti usa

    2. Ermal Berati says:

      Per here te pare shoh nje analize te qarte per problemet e shoqerise postkomuniste shqipetare. Sistemi i zgjedhjeve eshte absurd dhe nuk eshte demokratik, ky sistem sot ne shqiperi ka prodhuar gjendjen e sotme. Ne kapitalizem dy jane ngjarje te sigurta Vdekja dhTaksat. Eshte shtet i forte ai qe mbledh mbi 90 % te taksave dhe ka nje shperndarje dhe shenzim te drejte. Sistemi i zgjedhjeve ne usa ka bere ate qe te jete shteti me i fuqishem ne bote. Shume here kam debatuar dhe u kam spjeguar kete menyre te zgjdhjeve ne USA dhe nuk e kane pranuar ( gazetare, politikane studente dhe intelektuale shqipetare) Shoqeria Shqipetare eshte me mentalitet komunist dhe turkoshak. Perse nuk marrin si shembull kushtetuten amerikane te zgjedhjeve. .? Shqipetare : Ndryshoni ligjrt e zgjedhjes ndryshe shteti shqipetare do ngelet ne doren e mafies sic ka qene dhe eshte akoma keto 30 vjet. Me respekt emigranti usa. Shenim: nuk ju kuptoj ju te gazetes perse nuk lejoni botimin tim. Eshte nje mendi dhe nuk ndonnje elemet qe prish etiken e gazetes apo lexueseve

    3. I Riu komunisti says:

      Votoni Partine Komuniste Shqiptare, opoziten e vetme te vertete!!!

    4. Edkari says:

      Nuk arriti te behet nje gazetar apo analist i pavarur por dhe serioz.
      E kam fjalen per Lorenc Vangjelin qe mundohet te zezen ta quaj te
      bardhe e anasjelltas.
      Lorenc Vangjeli eshte taman gazetar apo analist kazani.
      Ne nuk jemi kunder takses ndershme po kur shohim qe me taksat
      tona pasurohet Edi Rama ne duhet te reagojme me force,jo force
      ne kuptimin e llafit po force qe ta kapi Edi Ramen e Lorenc Vangjelin e
      bashke me keta dhe sojin e tyre dhe ti terheqin zvarre dhe te bejne
      qe te paguajne si pagoi Çaushesku apo Sadami e Kadaffi.

      1. Mul Noka dhe Paloka says:

        Ti duhet te shkosh ne shkolle te mbarosh tetevjecaren, para se te komentosh ketu. Debil.
        Lexoje edhe nje here mor kungull, ate qe ka shkruar Vangjeli. Po nuk ka sit ejete ndryshe me ty. Nje njeri qe shkon mbrapa Saliut mund te jete vetem idiot.

        Kjo nuk do te thote qe Rama eshte burre I mire, por Saliun e ndjekin vetem idiotet.

  2. olimpia says:

    O Vangjeli ,pas disa argumenteve,perse merresh me krahasime idiote ,shkaqe ireale?Nuk eshte komunizmi por menyra si u shkaterrua komunizmi ne Shqiperi shkaku themelor i katastrofes shqptare.Ti Vangjel a e di se 70 …80 perqind e industrise se para 90..s mund te modernizohej brenda pese viteve ,mjaftonin kuadri ligjor i ekonomise se tregut dhe investimet e huaja.Vetem kombinati i autotraktoreve mund te shnderrohej menjehere ne nje qender te prodhimit te pjkeseve per industrine automobilistike perendimore.Pra shkaterrimi i strukures industriale prodhuese dhe jo transformimi i saj jane shkaku themelor qe shkaterroi gjithe qendrueshmerinendhe perparimin drejt nje ekonomie moderne .Nderkohe qe e gjithe Lindja e bllokoi shkaterrimin dhe nxiti transformimin,banda e te katertve ne Shqiperi,hitleruci anarkotribal Berisha ,aventurieri Pashko ,banditi Hajdari dhe kumarxhiu
    Nano e cuan vendin ne vitin zero.Pasoja ,katastrofe e vertete ,qindra mijra njerez te papune ,ajka e personelit specialist ,teknik dhe inxhinierik u larguan jashte vendit ose u lane te papune,vendi humbi trurin prodhuyes ,shtet u grabit nga rrugaceria primitive.Nje vend qe vethodhi bomben atomike per shkaterrimin e gjithckaje nuk ka asnje shans.Dhe ajo qe filloi te ringrihej ishte nje forme primitive e kapitalizmit nepermjet vjedhjes,korrupsiobit ,krimit ,pushtetit te bandave mbi njerezit .Atehere cfare analizon ti Vangjeli ,perse nuk be thirrje per domosdoshmerise se veprimit te menjehereshem te drejtesise ďirekt mbi shkaktarin numer nje kriminelit Berisha dhe bandes se tij ? @nuyk ishte ai ì pari qe filloi vjedhjen e votave ,shkaterrimin e shkòlles ,degjeneruimin e aresimit te larte per tu bere te gjithe studente..? Perpara 90..s kishte vertet diktature ,shume njerez te talentuar nuyk kishin mundesi per aresye politike .Por ne pergjithesi kishte meritokraci ,nuk kishte force ta ndalonte te riun e kujdoqofte ne se ishte i shkelqyerm
    Po keshtu ne shkollat e larta kishte nje trup pedagogjike me nivel te larte dhe te pakorruptueshem ,ne dege te ndryshme te ekonomise kishte talente te jashtzakonbeshme qe ne kushte te veshtira izolimi conin perpara prodhimin ,shkenbcen …Faji eshte ne gjeneze ,metastaza kabnceroze eshte Berisha ,pa fshirjen e tij nuk ka ngritje ashtu sikurse pa fshirjen e Hitlerit nuk mund te kishte Gjermani .

  3. Moza I says:

    Fjale,fjale,dhe vetem fjale akrobatike. Ku jeni ju intelektualet e ketij vendi ? Pse nuk dilni dhe me forcen tuaj te intelektit te rreshtoheni ne vijen e pare te protestave popullore per cdo padrejtesi? Eshte detyra juaj morale te reagoni te paret.Por cbeni Ju? Fjale,fjale dhe vetem fjale akrobatike.

  4. Plaku i mocem says:

    Z.Vangjeli, ju kam ndjekur ne shkrimet dhe analizat tuaja.Ne Kazanin Mediatik,ai kazan qe i beri hosana kesaj kohe qe jetojme sot, ju jeni nga te paret qe duartrokitet.Mos e mohoni kete qe jeni per kete sistem,per sistemin kapitalis,i cili ne Shqiperi eshte i tille edhe per shkakun tuaj.Kur studentet u ngriten ne 90-ten dhe kerkuan (vetem nje gjem ten thjeshte !) Liri – Demokraci, Ju mendje kultivuarit e medias e bashkuat zerin me ata. Por,asnjehere,asnjehere ,asnjehere te vetme ju nuk u thate atyre “Ej djema! Ju po ngriheni kunder nje Blloku me te pasur (diku tek 200 familje),kur te gjithene te tjeret jemi njesoj,por ky Bllok qe ju po e rrezoni , ta dini qe do te zevendesohet nga 100 Blloqe te tjere me njerez me te pa ngopur se keta te Bllokut te sotem,te cilet do t’u rjepin me taksa”.Ju nuk ju thate studenteve ne 90-en.”Ej studente ju qe mjekoheni sot falas,ju qe studioni ne kushte falas do te paguani qimet e kokes per studimet !” Jo kete nuk e bete kurre,jo kete nuk e thate kurre.A te kujtohet z.Vangjeli kur u nda toka me 7501-in?U prishen kooperativat qe ju kishin pire gjakun shqiptareve,mire dhe mire u be.Po perse te nesermen e asaj dite nuk ju vendos taksa tokes fshatareve qe edhe ata kerkuan Liri -Demokraci ? Ketru qendron dhe mashtrimi,pra shqiptaret u mashtruan vecanrisht ne fashat ku jetonte shumica(demokratike) dhe ky mashtrim u be nga Mafja qe nriti ne kembe studentet e 90-es,ajo ju donte voten atyre per te justifiukuar “pushtetin demokratik”.C’ben fshataret? Nga mashtrimi mafies e lane token djerre ! Po ckerkon ti me keto qe na thua sot z.Vangjeli ? Ka ne bote njerez normale qe ta lene token djerre dhe qeveria ben sehir e nuk ju kerkon taksen e tokes nga e cila ushqehen te gjithe?Ku ishit ju z.Vangjeli,perse nuk e ngritet zerin ne gushtin 1991-it per mos vendosjen e takses per token e cila dhe sot e kesaj dite nuk paguhet ? Tani ju cuditeni dhe u hidhni fajin shqiptareve dhe mentalitetit otoman apo sovjetik ! Edhe Ju jeni pergjegjes per kete situate,me qe jeni mendje e kultivuar,ju keni mashtruar,edhe per faktin se i keni ditur gjerat dhe nuk u a keni thene atyre qe nuk i kane ditur ! A nuk duhet t’u thoshje atyre te semureve ne spitale ne ato kohe kur dilnin te sheruar :”Sa paguat per t’i sheruar ?” Pastaj tu drejtoheshe gjithe shqiptareve: Shikojeni kete fshatar qe vjen nga Mati ka qendruar 6 muaj ne Sanatorium dhe nuk ka paguar asnje leke,ne sistemin qe po kerkojne studentet as mos tu shkoje mendja qe do te kini shendetesi falas,jo vetmem,por do t’u rjepin” Ju nuk e bete kete se u bete bashke me genjeshtren ju jeni pjese e genjeshtres se madhe ,tani beni te habiturin dhe fajin ju a hidhni shqiptareve,qe per te verteten jane dele dhe ju mendjet e zgjuara te tille i doni,por tani mos i shani! Jeni vete fajtor .Ju keni pushtet,media eshte pushtet,eshte pjese me pushtetin(kupto hajdutet qe kane vjedhurn ate qe shqiptaret e krijuan me djerse dhe ata te Bllokut te vetem nuk guxuan ta vjedhin,vecse u ushqyen e u veshen mire.Sa ishin ata qe mbanin shqiptaret mem veshje dhem ushqimm ne Bllok?Sa jane sot Bllokmenet e rinj?Beje vete kete krahasimm per te pare se sa pergjegjes jeni edhe ju gazetaret.Kur s’ke gje per te thene me miren hesht !

  5. lumi says:

    O Vangjo djali,nuk behesh demokrat po nuk e shave regjimin kriminal te para 90-tes dhe ti e di dhe e zbaton me mire se kushdo tjeter kete pasi ke frike te leshohen nje tufe pederash e te bejne cope si komunist e kriptokomunist ,por nje gje sduhet te harrosh me vetdije ti dhe shume fluger si puna jote se ai regjim kriminal sic e vleresoni ka dhe shume e shume merita ne lidhje me te berin shtet,me njohjen e Shiperise dhe shqiptareve ne arenen nderkombetare ,arsimimin shendetesine ,industrializimin,punesimin etj etj etj.Nuk duhet pasur frike ti pra nosh arritjet e atij regjimi sigurisht dhe dobesite te metat krimet e fajet duhen vene ne dukje qe mos perseriten nga keta bandillet tane politikane qe e kane per zemer autokracine apo tre qenit njeshi dhe te tjeter rrotull te jene thjeshte zero.

  6. Genti says:

    Taksa dhe vota. Qe te dyja shpikje korrupsioni, te bazuara ne manipulim e kontroll. E para mund te quhet gjobe dhe e dyta justifikim sundimi duke dhene iluzionin e zgjedhjes se lire me nje liste te parapergatitur e te paaprovuar nga ata qe ju kekohet te zgjedhin te parazgjedhurin. Cfare sensi ka vota kur nuk je pyetur per ata qe kerkohet te votosh. Dikush do thote se keshtu funksionon bota. Po kush thote se bota eshte ne rregull. Po te ishte nuk do te kishte as vuajtje as luftra as varferi e as padrejtesi. Perse duhet kopjuar nje sistem i deshtuar, kur dihet qe rezultatet do te jene deshtim. Apo thjesht se keshtu i intereson nje pakice e cila nuk prodhon vlera, per te sundiar mbi stanin e shumices. Asnje qenie e lire njerezore nuk eshte e detyruar qe te paguaj taksa e as te votoj. Keto jane kushte te vendosura nga nje shoqeri problematike dhe e keqprogramuar per perfitimin e nje pakice e cila nuk prodhon vlera, por vetem manipulim dhe antivlera ne mbijetesen e privilegjet e saja.

  7. An says:

    I thua po kujt ja thua o Vangjel. Shqiparet duan lirin e fjales si ne kaputalizem,po menyren e te jetuarit si ne socializem…

  8. xhemal says:

    pasuria e nje vendi eshte,ndertohet pasurohet me punen e te gjitheve edhe ne sitemin totalitar.ajo sja jep te drejten askuj ta shkaterroje me nje te rené te lapsit,me nje thirrje ultrareaksionare duhet fllluar nga zero.apo me privatizime ne mase ne interes vetem te nje grupi njerezish.ne ndertimin e piramidave finanziare te rrezikeshme qe cuane pragun e nje lufte civile e shkaterrimin e bazes se ekonomise te sigurise e cdo gjeje tjeter la folur per tronditjen e shtetit i ci li i shkerrmoq,ne jo vetem nje rast.tragjedite kolektive96,97,98,2008,2011 jane burime base te prapambetjes pa u analizuar me vemendje,pa u denuar nga drejtesia p ergjegjesit kryesore,ne shqiperi do duhen dekada per tu kethyer ne normalitet ku te funksionoje shteti i se drejtes

  9. katarakti says:

    Shkrim shume llogjik dhe bindes. Vota dhe taksat. Por Shqiperia nuk eshte civilizimi perendimor. As ne mentalitet, as ne kulture, as si tradite. Nga zhvillimi i saj social dhe njerezor ajo afron shume me teper me vendet autoritare arabe dhe afrikane, ku nuk ka demokraci, por vetem anarshi, korrupsion, krim, vjedhje, degjenerim etj etj. Ky sistemi i ri u ndertua aq keq ne Shqiperi saqe komunizmi ka filluar te duket si i shenjte para tij. Sistemi i dikurshem ndofta duhej transformuar dhe pershtatur me ekonomine e tregut dhe te drejtat e Njeriut, por ai u rrafshua komplet. Se bashku me gjithçka qe ishte ndertuar gjate atyre 45 vjeteve te nje perparimi te jashtezakonshem dhe te paperseritshem. Tani e keqja ka hyre kaq thelle saqe nuk ka pothuajse asnje shprese per shpetim. Prandaj edhe njerezit po marrin arratine nga syte kembet. 1.6 milione i kane lene shendetin Shqiperise, nja 1 milion te tjere veçse po enderrojne te ndjekin rrugen e tyre. Dhe keshtu Shqiperia e 3.5 milioneve ne vitin 1985, sot qe duhej te kishte mbi 5 milione banore, mezi po i mban brenda vetes nja 2 milione banore. 90 per qind e te cileve krejtesisht te varfer. Materialisht dhe shpirterisht. Ky ishte “The miracle of democracy”. E vene ne jete nga malokokracia_

  10. Lani says:

    Shume sakte i nxjerr ne dukje arsyet e asaj qe ndodh te ne. Por duhet shkuar me thelle akoma per te pare e kuptuar pse ishim te varfer e te paformuar edhe ne kohe te Enverit e Zogut e turkut etj etj. Vetem atehere kur te kemi gjetur semundjen mund ta luftojme ate e te shendoshim trupin. Konkretisht : tw mblidhen tatimet e taksat thua ti. Po kujt? Fshatarit te keputur apo ekonomise me breke neper kembe?! Per te vjele taksa duhet ekonomi. Per te pasur ekonomi duhet pune. Qe te kete pune duhet te kesh njerez te mencur qe ta mundesojne ate. Dhe jo vetem ti kesh por dhe t‘i degjosh e t‘i pyesesh. Te besh pikerisht ate qe nuk kane bere e nuk bejne ata qe kane drejtuar e vazhdojne te drejtojne kete vend.

    1. ßßß says:

      Nuk mjafton vetem vota dhe taksa per te ndertuar nje shoqeri funksionale kapitaliste. Duhen shume gjera te tjera sic thua ti Lani: pune, prodhimtari qe vjen nga kjo e fundit, krijimtari, inteligjence dhe nje sistem i mire drejtesie. Me vote dhe taksa ti mund te ngresh fare mire edhe nje sistem feudalizmi, dhe aty ka ngelur Shqiperia, te feudalizmi i viteve 1700. Kot shani kapitalizmin, ju ate as nuk e njihni fare.

  11. Ajet Delaj says:

    Z Vangeli ju pershendes
    Ju lutem rikthejuni edhe nje here analizes tuaj mjaft te arrite per ti bashkangjitur analizes suaj edhe ceshtjen e prones per ta shnderruar kete analiza ne program per cdo parti politike qe deshiron te punoje per ate vend.
    Nuk ka nuk ka pasur dhe nuk mund te kete sistem kapitalist pa prone private e aq me keq me prone te grabitur pasi sistemi kapitalist eshte platforma qe mban shoqerite e lira duke perfshire voten e lire e zhvillimin e kaputalit.
    Nese trajtohen me te njejten mendesi prona, vota dhe taxat atehere krijohen kushtet jo vetem per zhvillimin e demokracise por garantojne progresin e qendrueshem ku e majta dhe e djathta ndryshojne vetem nga menyra e vjeljes dhe menaxhimit te taxave.
    Te dale opizita e “djathte” dhe te kerkoje demshperblim per pronat e grabitura e ne te njejten kohe te kerkoje masivizimin pa kritete te studimeve te larta dhe pagimin nga buxheti i studimeve te tyre eshte pak me keq se sistemi kriminal komunist qe menduam se e lame pas dikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje