Balla në ditën e parë të vitit bën bilancin: Studentët na dhanë një mesazh, 2019-ta do të jetë vit historik. Opozita të shikojë pozicionin

1 Janar 2019, 15:01Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, këtë ditë të parë të 2019, ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit më të mirë.

Në një video të postuar në Facebook, Balla tha 2018-ta ishte viti i krijimit të institucioneve të Drejtesisë së Re, ndërsa vitit 2019 është viti historik i fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Ballës sfidat kryesore mbeten punësimi, mirëqenia dhe rritja e investime në infrastrukturë në çdo cep të Shqipërisë.

Ai ka folur edhe për protestën e studentëve, ku tha se studentët na dhanë një mesazh të gjithve.

“Ishte një mesazh që i dha shpresë Shqipërisë. Ne duhet ta kuptojmë më së miri.

Siç me të drejtë kryeministri e vlerësoi, ishte një shuplakë për qeverinë, pavarsiasht se ishte një grusht për opozitën.

Opozita të shikojë pozicionin e vet, ndërkohë që me kemi marë gjithë angazhimin për të adresuar të gjitha kërkesat e tyre dhe për të ndryshuar komplet procesin e bashkëqeverisjes që nisëm në qershor të vitit 2018”, u shpreh Balla.

3 komente në “Balla në ditën e parë të vitit bën bilancin: Studentët na dhanë një mesazh, 2019-ta do të jetë vit historik. Opozita të shikojë pozicionin”

  1. Malo says:

    Cfar Mesazhi ke kuptuar ,se ne Populli i thjeshte se kemi kuptuar akoma cfar ishte mesazhi.
    Apo doni ta kaloni paq,doni te budallepsni Miletin eeee,

  2. Nje tjeter shfatar me kostum says:

    mesazhi i studenteve?
    pozicioni i opozites?

    forma e kokes? si Tualet

  3. Klea says:

    Ropt o katundar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje