Sfida më e madhe për vitin e ardhshëm në sektorin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme mbetet përmirësimi i hartografisë.
Në një intervistë për Ora News, Artan Lame e cilëson të domosdoshëm përmirësimin në themel të hartografisë ndërsa absurditeti qëndron se shteti shqiptar i cili i kërkon qytetarëve të vet të regjistrojnë pronat, në fakt ai nuk i ka regjistruar ende të vetat.
Artan Lame: “Sfidë në fushën e pronësisë mbetet avancimi në procesin e mbylljes së proceseve tranzitore. Në kuadër të kësaj është regjistrimi i tokës në fshat. Ky është më i rëndësishmi. Janë rreth gjysma e familjeve që e kanë marrë tokën në fshat dhe ende e kanë të paregjistruar. Ata nuk përfshihen dot në asnjë lloj procesi përfitimi nga të gjithë imputet që ofron shteti.”
Sfidë përfshihet përmirësimi me themel i hartografisë, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ky është shkaku që sot ka mijëra gjyqe e konflikte, dhe nuk ka takim që shkon ministri apo kryeministri dhe të mos dalë një që të thotë se nuk më regjistrohet toka.
Është absurde që shteti shqiptar nuk ka regjistruar pronat e veta dhe u bën thirrje qytetarëve hajde regjistroni pronat tuaja. Shteti shqiptar ende nuk ka përfunduar së regjistruari në zyrën e kadastrës pronat e veta. Që këtu i ka humbur e drejta morale që t’u thotë qytetarëve të shkojnë të regjistrohen. Megjithatë qytetarët duan të regjistrohen dhe shteti nuk është në gjëndje ta përfundojë këtë proces.
Përsa i përket procesit të legalizimeve, Artan Lame, deklaron se tashmë procesi po shkon drejt përfundimit dhe vëmendja është përqëndruar tek ata që nuk u legalizohet objekti
Artan Lame: Procesi i legalizimit ka hyrë në fazën përmbyllëse të tij. Mund të themi që procesi i legalizimit do të quhet i mbyllur ditën kur asnjë shqiptar nuk do të ankohet më, por për fat të keq shqiptarët që do vazhdojnë të ankohen do ketë deri në ditën e fundit, pasi sa më shumë shohin që procesi po mbyllet ata pak që kanë mbetur do ankohen më shumë. Në qarkun e Fierit është mbylllur tërësisht procesi i legalizimeve, 3 javë më parë. Kanë mbetur vetëm disa lagje brenda në Fier. 18 mijë objekte të legalizuara, ndërsa 1500 objekte janë të palegalizueshme. Por jo çdo gjë legalizohet. Ne nuk kemi premtuar se çdo gjë do legalizohet. Por asnjë qytetar që ka një banesë që nuk mund të legalizohet nuk mund të hidhet në rrugë. Aktualisht shteti i trajton me qera afatgjatë tre vjeçare. Masa të tjera parashikojmë të merren me ligjin e ri. Ajo që po mendojmë tani është si të trajtojmë këtë masë qytetarësh që kanë probleme dhe nuk mund të legalizohen në fund të procesit.
A ka punë për të rinjtë?
“Nuk bën vaki inxhinier apo topograf të trokasë tek ALUIZNI dhe tek Hipoteka dhe tu thuhet se nuk ka vende pune. Ka vende pune për specialitetet qe kanë të bëjnë me këto fusha. Hajdeni aplikoni e keni derën e hapur.”
Ligji I pronave për kompensimin e pronarëve ja kaloi edhe çpronësimeve të sistemit komunist!Po nuk ju kthyen pronat e gjyshërve dhe stërgjyshëve të shqiptarëve nuk do ket as prona shtetërore!Të çmëndur!!!
Nuk i regjistrojne pronat e shtetit per ti “ruajtur”.shqip per ti rruajtur
Vone eshte kujtuar ku zoteria per certifikatat e pronesise se instuticioneve shteterore,pasi kto prona jane grabitur tjetersuar dhe falur Rasti me konkret ndodhet ne Spitalin Rajonal Elbasan ku nje siperfaqe lulishte I eshte kthyer pronarit te tokes por skandali me I madh ndodhi kur ne pjesen jugore te spitalit u prishen shume ndertime qe ishin ndertuar mbi murin rrethues te spitalit dhe pasi u bene pishman per kete ,pasi banoret e demtuar ishin te majte drejtorija spitalore e spostoje murin rrethues (qe dhe muri ka historine e vet per afer a korruptive)duke falur me mijera metra katrore siperfaqe toke edhe sot Drejtoria Spitalore Elbasan nuk e di ku e ka kufirin Shqiperia do vuaj derisa ne krye te puneve jane te paaftit te korrupuari hajdutet etj.
Vazhdon teatri i kukullave!!
Aktoret ndryshojne, politika e njejte!
Harrova, te Djathtin Berishe,
Vazhdon lufta kunder kamunizmit..
Cdallim ka qytetari nga shteti.
Nje qeveri komuniste ia qan gjithmone hallin hajdutit te pronave, jo pronarit te shpronesuar.
Turp e mallkuar qofshi ne jete te jeteve! Njerez te mbrapshte!
Ushtar Lame;Te jam drejtuar ty personalisht me Email,dhe bosit tend Rama, perseri dhe ketije me Email,per paisjen me dokumemt pronesie, te nje shtese kati mbi banesen time te vjeter ,mbi muret e saje, pa dale asnje centimeter jashte saj,dhe qe eshte vetem 105m2.Banesa ime ndodhet ne Skele Vlore ,dhe kam kerkuar qe para 20 vjetesh paisjen me dokument pronesie dhe ku disponoje dhe faturat qe kam paguar ne shtet, qe ne ate kohe.Banesa eshte para vitit 1990 dhe eshte e trasheguar nga babai,pra i bie qe, banesa eshte me perpara, se te lindte ushtar Lamja.Tani nuk do te zgjatem shume,pasi nuk jam i sigurte se, zoti Mero do te botoje komentin .Perpara se ushtar Lamja te behej pjese e mafies, qe shqyen, dhe shqep shqiptaret prej rreth 28 vjetesh,para ardhesit e tije me kerkonin te paguaja disa para nen dore, dhe pastaj te me jepnin dokumentin e pronesise,ndersa tani qe ne zyrat e shtetit eshte ushtar Lamja ,ky nuk me paise me dokument ,pasi po tenton qe te me grabise dy pjese te prones time(dy pjese do te thote ,toka ku qendron banesa dhe shtesa e katit ,pasi banesa e vjeter eshte me dokument pronesie,pra ne rast te ndonje plani ,te fallsifikoje letrat, per ate qe thame me siper) ,nje pjese per veten e tije, dhe nje pjese per ustain e tije, Rama.Kete e them sepse sipas nje te afermi tim, mora vesh se, nje person tjeter, ka nxjere VKM, ne emrin e tije mbi pronen time.Kjo ka ndodhur sepse ,une jetoje ne Amerike ,dhe keta i dine mire si te veprojne me pronat e atyre njerezve qe nuk banojne ne shqiperi.Nuk do te zgjatem me, por jam i sigurte qe, nje dite kur shqiptaret te behen me shtet,ushtar Lamja, patjeter do te perfundoje pas hekurave.
Shqiperia eshte nje mall pa zot ku ne baze te ligjeve te xhugles me I forti mund te rrembeje cfare te mund .Tjetersimi I prones private eshte marrveshja Ps Pd per te shtypur dhe mosnjohur te drejtat e njeriut qe nepermjet mjegulles se paligjshmerise te sigurojne grabitjet e pronave private dhe shtetrore.Sistemi I kaluar I ruajti me rigorozitet dokumentat e pronesise si ato shteterore dhe private.Veshtiresohem shume te mendoje se ndoshta dictatori I njihte me mire shqiptaret prandaj I mbante ne presion dhe I flakte pa meshire…Nuk mund ta pranoj kurre qe nje grump imoralesh dhe hajdutesh te shkelin te drejtat e njeriut dhe te neperkembin qytetaret duke mare peng te ardhmen e shoqerise. Tashme qe ju kane rene maskat jane krejtesisht te pa besueshem, qesharak dhe te rrezikshem njekohesisht….