Përplasen trenat, humbnin jetën gjashtë persona e plagosen dhjetra të tjerë

2 Janar 2019, 13:33Bota TEMA

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor që ka ndodhur në urën që lidh pjesën qendrore të Danimarkës, më saktësisht ishujt Zeland dhe Funen.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por mediat lokale raportojnë se një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash, që ecte në drejtim të kundërt, duke e detyruar atë të frenojë papritur.

Policia daneze ende nuk ka dhënë detaje mbi aksidentin hekurudhor, apo edhe për numri e të vdekurve e të lënduarve.

Operatori i hekurudhës daneze DSB, ka konfirmuar se gjashtë persona kanë humbur jetën në urën Storebealet që lidh ishujt danez.

Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës që vendi është përfshirë nga erërat e forta.

Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 08:00, mëngjesin e së mërkurës 2 janar.

Treni i pasagjerëve po udhëtonte drejt kryeqytetit Kopenhagë.

Ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë, por dyshohet se fshihen erërat e jashtëzakonshme që kanë pushtuar Evropën Veriore. Mijëra makina kalojnë nmbi urë çdo ditë. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje