VIDEO: Kujdestares i "ikën truri", tërheq zvarrë të moshuarën në dysheme

2 Janar 2019, 09:31Lifestyle TEMA

Një kujdestare në shtëpi është kapur në kamera duke abuzuar me një të moshuar 79-vjeçare, Ditën e Krishtlindjeve.

Gjyshja me aftësi të kufizuara, nga qyteti i Jinhua në Kinën lindore, po përpiqej të ngrihej në këmbë pasi u rrëzua në dysheme në shtëpinë e saj, kur ndodhi sulmi.

Në vend që të ndihmonte të moshuarën, shërbëtorja shihet duke e tërhequr atë në dysheme.

Kujdestarja u shkarkua nga puna nga familja e pensionistes dhe ajoi shprehu gjithë mllefin e saj ditën e fundit të punës.

Anëtarët e familjes së pensionistit zbuluan sjelljen tronditëse të kujdestares kur ata po kontrolluan pamjet.

Ata gjithashtu dëgjuan pensionisten duke qarë në mënyrë të dëshpëruar dhe duke përmendur emrat e fëmijëve të saj. Familja ka denoncuar në polici rastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje