Rama viziton një biznes pas uljes së taksave, merr dhuratë nga punonjësit: Kemi nevojë për profesionistë, 10 mijë juristë dolën për 10 vjet

4 Janar 2019, 13:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një biznes të përpunimit të mermerit i shoqëruar nga ministri i Financave në detyrë, Arben Ahmetaj.

Fill pasi u njoh me biznesin në fjalë dhe pritshmëritë e sipërmarrësit nga përfitimet nga ulja e taksave, kreu i qeverisë ka marrë edhe një dhuratë.

Bëhet fjalë për një vazo mermeri, të cilën Rama tha se do ta vendoste në Kryeministri, atje ku ai ka deklaruar edhe më herët se arkivon të gjitha dhuratat.

“Këto biznese nga 8 mln-14 mln xhiro vjetore kanë kapacitete punësimi të mëdha. Ajo që është më ë rëndësishmja në këndvështrimin sot, se duke investuar 3 fish, investoni dhe në teknoplogji”, u shpreh Rama.

Sipërmarrësi: Zoti kryeministër, kemi probleme shumë me profesionistët. S’ka profesionist.

Rama: Kemi nevojë të ulim numrin dhe do ta bëjmë. Do ikim numrin e atyre që shkojnë në universitet dhe të rrisim numrin e atyre që shkojnë në shkolla profesionale dhe kolegje profesionale, që të bëhen specialist. Në 10 vitet e fundit kemi nxjerrë mbi 10 mijë juristë.

6 komente në “Rama viziton një biznes pas uljes së taksave, merr dhuratë nga punonjësit: Kemi nevojë për profesionistë, 10 mijë juristë dolën për 10 vjet”

  1. Edkari says:

    Te gjithe ata juriste qe dolen tani punojne ne administraten tende

    1. Edi (jo ky rocka me siper) says:

      @Edkarri
      Boll ti o karaduz qe sic ke nickname je “Karr i marre”nga koka te kembet. I peshtire deri ne neveri.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    rrisni rrogat qe t’ju vijne profesionistet, profesionist mermeri me 300$ ne muaj ti pini lengun se nuk ju vjen njeri edhe sikur ti pergatisni jo ne shkolla profesionale por edhe ne hene. Jashte paguhen 10 fish e me shume profesioniste qe punojne mermerin e ky kokloqja pret ti rrine ne zgiqperi me ato palo rroga.

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    rrisni rrogat qe t’ju vijne profesionistet, profesionist mermeri me 300$ ne muaj ti pini lengun se nuk ju vjen njeri edhe sikur ti pergatisni jo ne shkolla profesionale por edhe ne hene. Jashte paguhen 10 fish e me shume profesioniste qe punojne mermerin e ky kokloqja pret ti rrine ne zgiqperi me ato palo rroga..

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    rrisni rrogat qe t’ju vijne profesionistet, profesionist mermeri me 300$ ne muaj ti pini lengun se nuk ju vjen njeri edhe sikur ti pergatisni jo ne shkolla profesionale por edhe ne hene. Jashte paguhen 10 fish e me shume profesioniste qe punojne mermerin e ky kokloqja pret ti rrine ne zgiqperi me ato palo rroga…

  5. Boston says:

    Fillimi eshte I mbare. Vertet jashte marin me shume por sa ju mbetet ne xhep…….Mendoj qe problemi eshte kapur prej briresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje