Borë dhe ngrica, ARRSH: Në këto akse rrugore nevojitet përdorimi i zinxhirëve

6 Janar 2019, 10:12Kronika TEMA

Pas rreshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta prej disa ditësh, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kryesore të vendit.

Sipas ARRSH rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

Njoftimi i ARRSH

Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.

Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruat dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.

Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje