Nënkryetari i LSI: Ministrat anonimë lehtësisht të sakrifikueshëm, Rama zhvesh qeverinë

6 Janar 2019, 14:14Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili  përmes një postimi në ‘Facebook’, është ndalur edhe sot te ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit, Edi Rama.

Për Vasilin, emërimi i ministrave ‘anonimë’ është një lehtësim që Rama të marrë jo vetëm vendimet që  do, por edhe ‘t’i sakrifikojë’ lehtësisht.

Postimi i plote i Vasilit:

Zhveshja politike e qeverise alibi e axhendave antikombetare te Edi Rames.

Perfundimisht qeveria eshte zhveshur politikisht nga Edi Rama. 

Ministrat e ministrive kyçe si ekonomia dhe financat, transportet dhe energjitika,min e jashtme dhe ministria e brendeshme jane apolitike,por ata nuk jane as teknike pasi s’perfaqesojne asgje as profesionalisht dhe as te ndonje kontributi te shquar social. 

Jane thjesht nje komoditet per kryeministrin,qe ai te marre vendimet,qe ai do ne funksion te axhendave te erreta antikombetare.

Nderkohe qe mund te shkarkoje pergjegjesite tek ministrat anonime qe lehtesisht marrin vendimet qe ai do,por edhe lehtesisht te sakrifikueshem prej tij kur t’ja lype halli.

Edhe deri me tash qeverisja i ka atakuar ne menyre agresive dhe sistematikisht interesat kombetare dhe ato publike.

Interesat ekonomike te vendit si shtylla te qendrueshmerise poliko sociale jane tronditur rende permes koncesioneve, politikave te tatimeve te te taksave, inkurajimit te pastrimit te parase se piset ne nivele kritike dhe korrupsionit gjigand.
Rendi publik u eshte dorezuar trafikanteve dhe krimit te organizuar dhe ministria e brendeshme ka qene e inkriminuar dhe komplementare e tyre e jo luftetare pa kompromis kunder tyre.

Votime te njepasnjeshme kunder SHBA dhe deshtimi i rende i integrimit europian,raporte te dyshimta me fqinjet dhe projektimi drejt axhendave antiperendimore kane qene gjithashtu kunder interesave kombetare.

Axhendat antikombetare dhe ato kunder interesit publik kane ndertuar dhe ndryshuar qeverite e Edi Rames dhe apolitizmi aparent ka qene thjesht nje alibi e ketyre axhendave.

Cdo qendrim i papajtueshem me kete kryeminister e qeveri dhe reagim i ashper mbarepopullor jane plotesisht legjitime per te mbrojtur interesat kombetare te shitura dhe te neperkembura.

4 komente në “Nënkryetari i LSI: Ministrat anonimë lehtësisht të sakrifikueshëm, Rama zhvesh qeverinë”

  1. lumi says:

    shsshshshshshst ,mbani frymen,mbylleni gojen ,hapni veshet e degjoni edhe nese skuptoni.Po flet nenkryekari i lsi-s.

  2. Gri says:

    O Vasil, me fe drejte, zRama sakrifikon! Po SPAKU do ta sakrtifikoj Ilirin dhe Monen?
    Avokati na ka knoq sot me ate punen e thesit me leke me leke per here te pare? Pyete i here Monen sa leke kishte thesi i pare?
    Sa per Ramen s’ di me te thone! Po shif i bere se mos shpall edhe zgjedhjet e parakoheshme politike, bashke me vendoret!
    Me duket se huni ae po pregatit eshte i madh! I kombonuem ene me hunin e Z. Spak.

  3. Ragipi says:

    Shiko bre Vasili ti dhe doktoresha false e jotja e di qe jeni pezmatuar me Edin por kur po ju shohim juve dhe Monen me fjalor rrugaqe dhe me idiotizmat e juaj pi me duket Rama eshte nje Mbret prandaj tepsia ju ka shkuar dhe tani beni fjalor me te zi se njerzit idiot.

  4. JORGAQISKARAPIDHIAQIS says:

    Qirie Vashili, ç’do të bësh vre pedhi mu , kur të të gradohen nga VETINGU AFENDIKOJTË E LESHELISË?
    Merr masa , se keq do ta kesh.
    Gjermania do mjek të specializuar si ti. Filo të bësh letrat.
    Ka vend për drejtor atje.Po u vonove, ta zë vendin DOKTORI I PORDHIKALISË, ENDAKSI ?!?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje