Shkencëtarët indianë kundër Njuton-it dhe Ajnshtajn-it: Teori çorientuese

7 Janar 2019, 11:19Hi-Tech TEMA

Ajnshtajni dhe Njutoni janë “sulmuar” sërish, kësaj radhe në Indi. Shkencëtarë indianë të mbledhur në Kongresin Indian të Shkencës, ku merrte pjesë edhe kryeministri, Narendra Modi, kanë hedhur poshtë zbulimet apo teoritë e dy fizikanëve të njohur perëndimorë, të cilat deri më sot janë pranuar përgjithësisht si të vërteta, ose si pjesë integrale e atij që quhet modeli standard i fizikës.

BBC-ja raporton se një prej pjesëmarrësve në Kongres, G Nageshwar Rao, zv.kancelar i Universitetit të Andhra ka deklaruar se edhe studimet për qelizat staminale janë zbuluar mijëra vjet më parë nga hindutë. Sipas tij madje, një prej mbretërve antikë, Ramayana, kishte 24 avionë të ndryshëm dhe një rrjet aerodromesh në Sri Lankën e sotme.

Një tjetër, nga universiteti i shteit jugor, Tamil Nadu tha se Njuton dhe Ajnshtajn e kishin gabim dhe se madje valët gravitacionale duhen riemërtuar si “valët Narendra Modi”.

Sipas dr. KJ Krishnan, Njutoni nuk ia arriti të kuptonte “forcën kundërvepruese gravitacionale”, kurse teoritë e Ajnshtajnit janë çorientuese.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Bashkimi i Kongresit Shkencor Indian që shprehu “shqetësime serioze” rreth tyre. Këto qëndrime nuk janë të reja.

BBC-ja kujton se vitin e kaluar ministri i Arsimit të Rinisë në Indi, Satyapal Singh deklaroi se për herë të parë avionët përmenden në një tekst epik hindu, Ramyana, që sillet shpesh në fakt nga teoricienë të arkeologjisë alternative si dëshmi e vizitorëve jashtëtokësorë në Tokë dhe importit të teknologjisë së tyre.

E njëjta gjë ndodh edhe me interpretime të ndryshme të profetit biblik Enok, që është pjesë e ungjillit etiopian.

Këtij tundimi nuk i ka shpëtuar as kryeministri Modi, që në vitin 2014 u shpreh se kirurgjia estetke ka ekzistuar në Indinë antike dhe kjo sipas tij provohet nga fakti se perëndesha Ganesha ka kokë elefanti në një trup njeriu.

Qasje të tilla detraktuese ndaj shkencës perëndimore kanë shfaqje në ato vende që kanë fituar një shkallë të lartë në rendin e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik por që kanë një strukturë autoritare ku politika kërkon sensacionin në funksion të narrativave të veta, shkruan Respublica.

Kështu, vitin e kaluar një akademik turk i Fakultetit të Shkencave Detare në Stamboll, Yavuz Örnek, erdhi në qendër të vëmendjes me deklaratën e tij se Noe kishte folur me celular me djalin e tij para përmbytjes së madhe.

Nga zbërthimi i të dhënave antike me shpjegime antikonvencionale janë prekur shumë njerëz. Mirëpo depërtimi i tyre deri në nivelet akademike dëshmon se në pikëpyetje po vihet vetë korpusi i parimeve të shkencës. Teoria e Darvinit është më e goditura në këtë drejtim, edhe pse duhet thënë se ajo qysh në fillim është shoqëruar me debate.

5 komente në “Shkencëtarët indianë kundër Njuton-it dhe Ajnshtajn-it: Teori çorientuese”

  1. VERI says:

    .. keto pak a shume jane te tipit ” te behet si them une ..!.. clirimi i Shqiperise nuk eshte me 29 Nentor 1944 , por ne 28 Nentor 1944 , thote nje me te vertete “i cmendur ” ne Shqiperi ..! Tani kemi dy clirime ..!..ne demokraci “te marret” kane elektoratin e tyre ..!

  2. ben says:

    Dhe une i shkreti qe kam menduar gjithmone se indianet me te cilet jam i detyruar te punoj ne energjitikun kanadez, jane te vetmit inkopetente, por me sa duket, te tille qenkan shume, duke filluar nga ata qe pregatiskan inxhinjeret dhe specialistet indiane, keshtuqe cfare mund te presesh prej studenteve te tyre.
    Zot na ruaj nga keta debila.

    1. K. N. Dezi says:

      @ben, jo gjithe indianet jane debila. Pyll pa derra nuk ka.
      Nuk duhet te bes hte tilla pergjithesime.
      E kam nga pervoja.

  3. Indl says:

    Po’ o jevgj ju jeni te zote shume

  4. Shqiptari says:

    Nuk matet dot shkenca e teknika ne Indi me shkencen e tekniken ne Shqiperi. Mos ja fusni kot!
    As te thoi nuk i afrohemi dot indianeve! Jo ne, por edhe te gjitha vendet e ballkanit sebashku!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje