PD mbështet Metën, kundër pasuesit kosovar të Bushatit: Cakaj na hap probleme me aleatët, asnjë nga ministrat e rinj s'duhet dekretuar

8 Janar 2019, 21:15Politika TEMA

Demokratët i japin të drejtë presidentit, i cili nuk ka dekretuar më shumë se gjysmën e propozimeve që kryeministri i dërgoi për rifreskimin e qeverisë me ministra të rinj.

Asnjë nga ministrat e rinj nuk duhet dekretuar. Kjo qeveri është qeveri në ikje, pa fizionomi, e dështuar dhe shënon mbylljen e kapitullit të Rilindjes”, tha Tritan Shehu.

Ish-ministri i Jashtëm demokrat, Tritan Shehu thotë se Ilir Meta po luan rolin që i cakton Kushtetuta, ndërsa shton se refuzimi i tij do të ishte i bazuar për shefin e ri të diplomacisë shqipare, për shkak të qëndrimeve të rrezikshme në raport me politikën e Jashtme të Shqipërisë.

Unë jam ai që kam kërkuar shkarkimin e Bushatit, por kandidatura e sjellë për ministër të Jashtëm nuk përmbush kriteret që duhet të ketë ministri i Jashtëm, e krijon paqartësi për politikën e Jashtme shqiptare, hap probleme me aleatët tanë dhe është kandidaturë që është shprehur për një proces të rrezikshëm, siç është ai për copëtimin e Kosovës, duke marrë në mbrojtje teorinë e Beogradit”, tha Tritan Shehu.

Demokratët janë indiferentë ndaj faktit se, me ndryshimet e fundit, kabineti “Rama” po merr pamjen e një qeverie teknike, për sa kohë – thonë ata, – kryeministri është politik.

Ne si opozitë jemi indiferentë, sepse si të parët, si të dytët janë të dështuar. Por e dyta më e dështuar dhe tregon paaftësinë e qeverisë së kryeministrit. 

Ndaj e thashë se këto ndryshime vulosin idenë që kjo është qeveri në ikje shpejt, në shkërmoqje”, tha Tritan Shehu.

Presidenti Meta mësohet se ka nisur një proces verifikimesh për 5 ministra, përfshi të Jashtmin, ndërsa më 12 janar skadon koha që i njeh Kushtetuta për të thënë fjalën e tij.

6 komente në “PD mbështet Metën, kundër pasuesit kosovar të Bushatit: Cakaj na hap probleme me aleatët, asnjë nga ministrat e rinj s’duhet dekretuar”

  1. ELENA GJIKA says:

    KY DO ISHTE MIRE TE ISHTE MIRE TE JETE MINISTER I JASHTEM I KOSOVES E JO I SHQIPERIS SEPSE NE KOSOVE MINISTRAT JANE ANALFABETE DHE KRIMINEL E TE KORUPTUAR

    1. pthuuuuuuu says:

      Po ti moj tyryfycke, kush kujton se je, qe merr persiper e guxon te quash kriminele ministrat e Kosoves!? Pthuuuu zhgarravine rrugesh ?

    2. Vatra says:

      Ti pis i Salih tritolit që fshihesh mbas emër femre ju lëpifsh b…en minisrtrave të Kovës
      .

  2. Demokrati says:

    Doli prasi i Lushnjes,lum partia qe te ka,jo vetem prapanica por dhe trute i ke pras!

  3. Mashkullori says:

    Ky Tritan preshi di c’flet,sepse per kete ka merrite ai,preshi I Lushnjes…
    Por,kryesorja eshte se ky,te ben te deshtosh pa mbetur akoma me barre,(eshte dhe palo doctor pale!!!!)….
    Ky thote:
    “…si te paret dhe te dytet jane te deshtuar.Por e dyta me e deshtuar…”…
    A ka me Nastradin se ky?Te pakten Nastradini,ishte vete hajduti dhe e dinte se te nesermen do te zbulohej fakti se ish bere nje vjedhje,prandaj dhe tha se:…avazi I violins do degjohej te nesermen
    .Ky ja kalon,sepse ministrat e propozuar,nuk jane ulur akoma ne kolltuket e tyre,ky na i ben te deshtuar edhe kur ata jane duke fjetur…
    Ka “filozofe” jo llafe opozita jone,ka te mencur qe dine gjithcka,te cilet ju lexojne mendjen dhe Aleateve…
    Gjynah kete vlere,qe nuk ja u njeh dhe voton populli…

  4. Lul basha says:

    Tritani. Vari qillon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje