Historia e të riut nga Fieri: Në Shqipëri isha ngelës, sot bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman

9 Janar 2019, 09:38Sociale TEMA

Henri Haxhiraj kreu në vitin 2017 një praktikë në Bundestag ku pati rastin të bënte edhe fotografi me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Haxhiraj, 26 vjeçar nga Fieri, thotë se ka qenë “ngelës” në Shqipëri, ndërsa sot punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman.

Studentët shqiptarë ende vazhdojnë bokojtojnë mësimin dhe i rifilluan protestat, siç kishin paralajmëruar. Sa te realizueshme duken kërkesat e tyre?

8 kërkesat e studenteve më duken të domosdoshme për një arsim cilësor. Duke qenë se në punën e përditshme ne Parlamentin Gjerman kam të bëj me ligje, është një gjë të formulosh 8 kërkesa, por është një tjetër gjë të formulosh një projektligj bazuar në këto 8 kërkesa. Ndaj mendoj se studentët duhet të konsultohen edhe me ekspertë për anën teknike, në mënyrë që të shmangin çfarëdolloj pasoje negative të mëvonshme. Neni 81, pika 1 e Kushtetutës e lejon edhe propozimin e një ligji nga 20 mije zgjedhës. Ndoshta do të ishte një alternativë.

Cilat janë pikat më të vështira për t’u realizuar?

Pika që kërkon 5% te buxhetit. Unë e shikoj te nevojshme për arsimin, por edhe këtu mendoj se duhet bërë një analizë më e thelluar për te parë se çfarë pasojash do te kishte kjo rritje për zërat e tjerë të parashikuara në buxhet. Ndoshta një mundësi do të ishte implementimi i saj në disa hapa. Për ta mbyllur, mendoj se kërkesat janë të realizueshme, por duhet pasur kujdes ne formulimin dhe implementimin e tyre, nëse këto pika përfshihen në një projektligj.

Ndërkohë, qeveria ka reaguar ndaj protestave dhe ka premtuar se do t’i plotësojë disa nga kërkesat e studentëve. Si i shihni ju ato?

Pakti për Universitetin, ku premtohej se do të plotësoheshin pak a shumë 5 nga 8 kërkesat e studentëve, nxjerr në pah atë që thashë më sipër për rëndësinë e anës teknike. Për shembull, një nga kërkesat e studentëve është pajisja e gjithë studentëve me kartë studentore brenda vitit akademik 2018-19. Ne piken 6 të draftit përmendet kjo pikë dhe ofrohet si shembull marrëveshja me Qendrën e Shërbimeve Arsimore Franceze për ta bërë kartën tonë pjesë të European Student Card dhe afati i zbatimit është shtator 2019. Gjithashtu përmendet miratimi me VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave, shën. i red.) për shërbimet që do të përfitohen me çmim të reduktuar për studentët. Por a është kjo ajo që kishin në mendje studentët kur formuluan kërkesën? Cilat do të jenë këto shërbime të reduktuara dhe sa do të jetë reduktimi? Çfarë ndodh nëse këto reduktime nuk zbatohen? Çfarë ndodh nëse studentët nuk janë pajisur me karta studentore deri në shtator të 2019-ës? Mendoj se pjesëmarrja e Kryeministrit në disa biseda me studentët, ku sipas studentëve ata nuk kane qene ne dijeni, më duket jo e mirëmenduar. Nuk mendoj se duke imponuar dialog do të ketë dialog. Qeveria Rama ndryshoi ministrat, por nuk ndryshoi politikat arsimore, thonë studentët, të cilët e vazhdojnë protestën e tyre në Tiranë edhe në vitin 2019. Në foto shihet një pankartë e organizatës “Lëvizja për Universitetin” para Kryeministrisë, të hënën, më 7.01.2018.

Ju keni studiuar vetë në Shqipëri, si e keni përjetuar atë periudhë

Nuk e kam për turp të them që kam qenë ngelës gjate studimeve bachelor në Fakultetin e Ekonomisë. Padyshim qe përgjegjësia kryesore ka qenë e imja, por shume gjëra në atë Fakultet, në gjykimin tim, nuk funksionojnë siç duhet. Nga shpërndarja e informacionit, tek marrëdhënia me profesorët, tek vlerësimi, tek mësimdhënia etj. Ne studionim me një kurrikul që analizonte biznesin e para 30 viteve dhe ato njohuri nuk ishin fare të nevojshme në tregun aktual. Megjithatë, aty kam njohur edhe profesorë te shkëlqyer, të cilët përpos kushteve te këqija, pagesës së ulët dhe burokracisë së panevojshme, kane zhvilluar një mësimdhënie shembullore.

Tani sapo mbarove studimet master në Gjermani, dhe me nota të mira. Cila ishte përvoja e këtushme?

Si student në Gjermani kam pasur përvojën me të bukur. Studimin tim e kam financuar vetë, duke punuar si shitës, çdo javë nga 20 orë (10 të shtunave e 10 të dielave) në një dyqan suvenirësh. Ka qene goxha e vështire të gjeja kohën për gjëra të tjera dhe më është dashur të sakrifikoj shume aktivitete sociale, megjithatë nuk ndiej pendesë. Jam i lumtur që ia kam dalë me forcat e mia. Studimi akademik në Gjermani mua nuk më ka formuar vetëm në anën akademike, por më ka mësuar edhe t’i analizoj problemet e ndryshme në mënyrë të strukturuar. Më ka mësuar që pavarësisht se situata duket e vështire, edhe situata e jetës së përditshme, nëse i strukturon dhe i analizon siç duhet problemet, mund ta gjesh një zgjidhje.

Çfarë lehtësime kanë studentët në Gjermani?

Karta studentore jo vetëm në Gjermani, por edhe ne Europë, është mjeti i identifikimit i çdo studenti. Ne kartën studentore është e inkorporuar edhe bileta e transportit publik ne Gjermani. Përpos kësaj, me atë ke uljet në dyqane te caktuara, ne kinema, restorante etj. Mendoj se përveç kartës studentore është i nevojshëm edhe një e-mail zyrtar nga universiteti për çdo student. Kështu mund te shkarkohen softuerë si Microsoft Office apo Citavi (për te automatizuar citimet në shkrime shkencore) me çmimet e reduktuara apo edhe falas. Në Berlin, nëse ke një abone vjetore për transportin publik, paguan diku tek 65 euro ne muaj. Si student, unë paguaja rreth 17 euro në muaj.

Çfarë të motivoi të dilje me rezultate më të mira në Gjermani?

Motivimi kryesor për të përfunduar studimet ka qenë sakrifica e prindërve për të më përkrahur përgjatë rrugëtimit tim. Në të njëjtën kohë kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe ambicia personale, shqetësimi i kthimit në Shqipëri nëse nuk përfundoj me sukses etj. Ambienti universitar ka qenë një motivim më tepër, pasi aty bëhesha kureshtar për gjëra të ndryshme dhe lexoja me dëshirë të madhe mbi to. Meritokracia në universitet ka qenë gjithashtu një faktor që ka ndikuar pozitivisht në arritjet në universitet. Gjatë studimit në Gjermani mësova edhe diçka: Kur lufton për atë qe do, mund ta arrish. Jam orientuar tek dy thënie të biznesmenit të njohur amerikan  William Clement Stone (1902-2002, shen. i red.): “Shënjo hënën, po nuk kape atë, ndoshta kap ndonjë yll”. Dhe “Nuk ka work smart pa work hard”, pra që do të thotë pak a shumë se punët e mira kërkojnë mund.

Henri Haxhiraj,  26 vjeçar, i lindur në Fier, kreu studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik të Tiranës në vitet 2010-2014. Në vitet 2016-2018 kreu studimet master në degën Sustainable & Environmental Management pranë Universitetit të Eberswalde-s në Gjermani. Në vitin 2017 kreu një praktikë në Bundestag ku pati rastin të bënte edhe fotografinë e mësipërme me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Prej prillit 2018 punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman.

23 komente në “Historia e të riut nga Fieri: Në Shqipëri isha ngelës, sot bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman”

    1. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

      kur ”haxhiu” u be…..”henri”!!!

  1. duno says:

    Shume gjera e kane motivuar djalin per rezultate te mira : sakrificat prinderore , ambicja personale dhe ajo qe ai e rendit ne fund por eshte kryesoria :frika e kthimit ne ferrin shqiptar . E normal qe te vine ne mendje vargjet e asaj kenges se famshme te ” VITI i mbrapsht” i Kadarese .
    Per xhenet u nisem
    Sosem ne xhehnem
    Shqiperi moj kucke
    C`na bere verem
    Megjithse ne kete histori nuk eshte faji i Shqiperise qe e ka bekuar zoti me te gjitha mrekullite, por i ne shqiptareve qe na ka pshurur perendia ne tru .

    1. Komentuesi says:

      Bravo.Jame dakord me ato qe tha studenti nga Fieri qe ka studjuar ne Gjermani dhe i ka vajtur mbare.Urime.Suksese.Por dua te them shkurt dy gjera.Shqiperia nuk eshte ferr si thon disa.Ka qene por nuk eshte me.Ca gjera kjo qeveri i ka kopsitur,i ka rregulluar,ne çdo fushe qoft.Edhe studenteve me nje mirekuptim,qeveria i ka plotesuar,pavaresisht se ti o Fierak nuk i theson tamam se atao jane bere realitet.
      E dyta ; dua te theme per ate karten e studentit qe permendet ju,se ne Gjermani ka shume favore.Po, atje ka,se eshte shtet i konsoliduar Gjermania me nje ekonomi te fuqisheme,po ketu ne shqiperi? A mund ta barazojme dhe te kerkojme te njejta favore.Theme se do ishte mire,dhe deshira eshte,por ama mundesit ekonomike nuk jane.Vendi yne mbahet me ato pak taksa te popullit te varfer.Me ato taksa,qeveria do llogarisin te gjitha nevojat qe ka NJE SHTET,ME QELLIM QE MIREQENJA E POPULLIT TE JETE SA ME E MIRE.MIRPO STUDENTET,SIDOMS ATA QE SHTYHEN NGA POLITIKA OPOZITARE,NUK E MENDOJNE KETE. Prandaj Henri Haxhiraj,gjerat ndyshojne ketu tek neve.Do shtrijme kembet sa kemi jorganin.Te urojew suksese,dhe eshte nder per ne,qe nje shqipetar si ju,ka stdjuar,dhe punon ne nje vend te rendesishem ne parlamentin Gjerman.Pershendetje.

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        ashtu eshte mer daj, sa me shtet i varfer te jesh aq me shume rripe ne taksa miletin, bile e di cke ti, jepi ca donacione nga xhepi buxhetit te shtetit se ska i shkreti.

      2. Sit back and relaks■●▪ says:

        ashtu eshte mer daj, sa me shtet i varfer te jesh aq me shume rripe ne taksa miletin, bile e di cke ti, jepi ca donacione nga xhepi buxhetit te shtetit se ska i shkreti..

  2. xx says:

    Po te njohen ata cfare malli je ,nuk te leshojne te ikesh.Keta studentet tane do punonin20-30ore ne jave qe te ndihmojne familjen per te perballuar shpenzimet per te?Besoj se do ishin me kokrra .

    1. Gilbert says:

      Kokra e loqes. Adrese emaili, thote kokra e bilbilushit. Keto jane elementare. Ku e ka bere shkollen ky legen ne Shqiperi? Apo ne Lanabregas, te Universiteti I Cacit?

  3. anastasi says:

    Te lumte ore djal e pac hallall, bravo te qofte, kjo tregon dashurine tende per te mesuar edhe ne gjermani dhe ja ke arritur qellimit tend,edhe nje here te lumte,te lumte.

  4. Detari says:

    Per cfare i publikoni keta te shitur o gazetare? Mburren me arritjet qe bejne per kombe te huaja, si ne Amerike, Grreqi, Itali etj mjaft me keta qe shesin gjakun per 2 kokrra leku na shesin dhe mend pale!

  5. Ceni says:

    Ty të qoft koqja hallallit or çun

  6. like says:

    ky shkrim eshte genjeshter dhe gjepura. ky shkrim eshte virus.

  7. "BOHOTINA" says:

    Bravo. Bukur. Me behet qejfi per te.

  8. Shkenca e Modhe says:

    Aman se na i shpifet me keto idiotizma. Cfare shkence behet ne parlament?!?!??! Nuk e dija se parlamenti gjerman qenka bere nje NASA, Microsoft apo nuk e di se cfare laboratori shkencor tjeter?!?!?!?! JJJJJJJJJJJJJJJAAAAAAAAAAAAKKKKKKKKKKKKKKKK

  9. Armandi says:

    Sipas rregullit te treshit , kur nje nxenes ngeles ne Shqiperi eshte bashkepuntor shkencor ne Gjermani , nje nxenes i mire i bie te jete pa tjeter shkencetar , ndersa nje nxenes shume i mire…. X !

  10. rexha 10 says:

    EDHE PSE NE SHQIPRI JANE VENDOSUR NEPER INSTITUCIONETE RENDESISHME TE VENDIT PERSONA JO NE BAZE TE MERITES PORE NE BAZE TE MIQESISE ,PRAPE SE PRAPE NJERZE TE DITUR DHE TE VENDOSUR NE NJE MYNYRE E GJEJNE TE DREJTEN E TYRE PERE TE USHTRUAR PROFESIONIN
    ME VJENE SHUME KEQE VETEM PER NJE GJE.SA SHUME NEVOJE KA VENDI YNE PER TE TILLE NJERZE ,AQE EDHE ME E VESHTIRE BEHET QENDRIMI I TYRE NE KETE VENDE.SI KA MUNDESI QE ECIN AKOMA PERPARA SI NE KOHEN E MUKJES,A THUA SE BESOJNE ME TE VERTETE NE IDETE E TYRE SE POPULLI NUKE I KA KUPTUAR SE CFARE QELLIMI KANE.Flase gjithmone nga gjykimi ime personal.Ne emer te popullit flasin gjithmone ata qe ulerijne cdo dite e me shume. Kjo eshte tragjedia me e madhe qe po i ndodhe ketije vendi RROFSHIN SHUSHUNJAT QE PO I THITHIN GJITHNJE E ME SHUME GJAKUN E ATIJ POPULLI.

  11. Elezi says:

    Te gjithe qe punojne ne Bundestag jane ngeles, perfshi ketu edhe AM.

  12. Aranit says:

    Ketu ka gjera qe lihen pa thene qellimisht. Asnje student ne Berlin te pakten sja del dot pa ndihmen financiare te familjes, apo te burses. Si fillim per vizen djalit i duhen 8000 EUR pak a shume te bllokuara ne Banke, te cilat po si pati familja, ske si merr vizen. Trecereku jone i ka marre borxh ato para dhe kete se mohon dot kush.

    Se dyti, qeraja i kushton atij minimalisht 220 €/muaj (cmimi i dhomes se konviktit) qe po e gjete ne kohe ke fat, sepse lista e pritjes eshte minimumi gjashte muaj. Ne nje WG (ose apartament te ndare mes disa personash) minimumi eshte 300 € per kushte banimi njerezore.

    Se treti, siguracioni i kushton minimumi 85€ / muaj dhe eshte i detyrueshem, perndryshe te anullohet viza.
    Se karterti, matrikullimi ne Universitetet e Berlinit (shteterore) kushton pothuajse 300 €/ semester (6 muaj kalendarike) nga te cilat 185 € shkojne per BVG (transporti publik), pra i bie pak a shume 30 € ne muaj (jo 17 si ne artikull)!.

    Nga puna si shites ne dyqan suveniresh ky djali ka marre max 10 € ora (pa taksa meqe eshte student). Pra nga 20 ore ne jave qe ka te drejte te punoje i bie max 800 € ne muaj (2400 € per tre muaj) , por qe duhen ndare ne gjashte muaj, duke qene se viza studentore te lejon punesimin e pjesshem vetem per tre muaj brenda gjashte muajve. Pra vetem per 90 dite ne semester (ose 180 ne vit) ke te drejte te punosh part time. I bie 400 € ne muaj te ardhura…

    Tani nje e rene e shpejte e lapsit: 400 te ardhura – 220 qira – 85 siguracion – 50 matrikullim i bie 355 eur muaj..

    Kush mbijeton dot ne Berlin me 45€ muaj per te ngrene e per te jetuar si njeri???

    Pra djale i mbare thuaj qe edhe familja te ka ndihmuar (ose dikush tjeter, c’rendesi ka), qe ke punuar ne te zeze, ose qe ke marre ndonje burse, se kete genjeshter se ha kush….

    ose e ke shtyre masterin nja 5 vjet (aq sa munde) vetem e vetem te mbijetosh….

  13. ben says:

    Se pari, Henri nuk eshte Keshilltar Shkencor sic e quan gazetari. Ai eshte thesht “konsulent”, sic e ka edhe profiling e vet ne LinkedIn.
    Henri Haxhiraj
    Parliamentary Advisor
    Wissenschaftlicher Mitarbeiter at Deutscher Bundestag
    Konsulent jane persona qe merren me sherbime te kabinetit, pra nga niveli keshilltareve e deri ne nivel sekretaresh. Nuk besoj se nje 26 vjecar te jete keshilltar, pasi ai ka zero eksperience, por nuk dua te spekulloj, prandaj le ta leme kete teme per Henrin qe ne se do ta shtjelloje me tej.
    Nje gje eshte e diskutueshme; si ka mundesi qe paska mbaruar Masterin, kur per te shkuar ne Master, duhet jo vetem te kesh mbaruar fakultetin, por te kesh dale edhe me rezultate te mira. Sidoqofte, eshte per tu pershendetur fakti qe Henri, nga “ngeles”, vuri mend dhe mbaroi nje shkolle.

  14. drini says:

    Mos i vini kete titull ketij shkrimi
    Ai nxenes qe ka qene ngeles ne shqiperi(jo kur ka dashur te jete ngeles) mund te kaloj ne shkollen gjermane po qe te shkelqej harrojeni. Kush eshte nxenes i mire ne shqiperi eshte nxenes i mire edhe ne gjermani nqs vazhdon te studjoj forte, por mund te behet edhe nxenes i dobet nqs nuk punon.
    Punet ne perendim nuk fitohen vetem nga notat por edhe nga soft skills dhe nga paraqitja(pavaresisht se nuk thuhen) Henri i ka plotesuar keto kushte sic duket, pa per punen do ta mesoj kur te filloj

  15. tomorr says:

    Ne shqiperi ishe ngeles, dhe ne gjermani ngeles je pavaresisht asaj pune qe nuk ka te beje fare me te kaluarit e nje lende. Mos keni iluzione se ne gjermani , amerike , kanada se njerzit qe merren jane me te miret e atyre qe konkurojne. Marrin ate person qe duan pa pare fare kriteret dhe asnjeri nuk u kerkon llogari. U qame shume per procedurat e marrjes ne pune ne shqiperi qe jane ne shume raste me te ndershme se ne evrope apo amerike.

  16. luli qe ta nguli says:

    O Zoti gazetar ,,,nje pyetje kam per ty ,,kur e ke ber kete intervist me kete studentin ,,nga Fjeri,,,sepse ose me ka ikur mua ,,petlla,,,ose jini ju ,,,llum i kazanit,,,sic thot i gjati ,,Rama,,sepse ky studenti qe une ti ,,ndegjoj vetem te mira,,dhe i uroj nje sherim sa me te shpejt se esht djal i ri,,,,,me sa di une ky student ka afersisht 2 vjet i paralizuar,,nga nje karambol me makin,,dhe esht i paralizuar ne karroc,,,,,,te me fal ky student king dhe i uroj me gjith shpirt ,,,sherim te shpejt,,,por e kam me llumin e kazanit,,qe vetem genjejn

  17. Virusi says:

    Henri duket djele me brum. Theniet e tij flasin per nje filozofi qe nderton besim. Sic jane: “Studimi ne gjermani nuk me ka formuar vetem nga ana akademike por dhe si ti analizojme problemet ne menyre te strukturuar”. Dhe shton: “Nese i analizon dhe strukturon sic duhet problemet ato gjejne zgjidhje”. Dhe thenia e nje biznesmeni: “Syno henen, po nuk kape ate ndoshta kap ndonje yll”. Bravo Henri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje