Trump nuk ndalet, bën thirrje popullore për ndërtimin e murit me Meksikën

9 Janar 2019, 12:46Bota TEMA

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një fjalimi ka bërë thirrje popullore për ndërtimin e murit me Meksikën, gjë që shkaktoi mbylljen e qeverisë federale, transmeton Anadolu Agency.

“Ka një cikël në të cilin njerëzit atje po vuajnë. Jam i vendosur ta ndaloj këtë. Një nga tre gra përdhunohen gjatë rrugës së tyre nga Meksika për në SHBA. Viktimat më të mëdha të sistemit tonë të prishur janë gratë dhe fëmijët. Ky është një fakt tragjik i emigracionit të paligjshëm në kufirin tonë jugor”, tha Trump duke shtuar se në kufirin jugor të SHBA-ve po përjetohet një krizë njerëzore.

Duke kujtuar se demokratët kanë kundërshtuar ndarjen e fondeve në buxhetin e përkohshëm për murin, Trump ka bërë përgjegjës demokratët për mbajtjen e qeverisë federale të mbyllur që prej dy javësh për shkak të krizës buxhetore.

“Qeveria është e mbyllur për vetëm një arsye: demokratët nuk ndajnë fonde për sigurinë e kufirit. Kjo situatë mund të zgjidhet në një takim prej 45 minutash. Nesër kam ftuar emrat kryesorë të Kongresit në Shtëpinë e Bardhë për ta zgjidhur këtë”, tha Trump.

Ai në fjalimin e tij përsëriti se kostoja e murit do të mblidhet nëpërmjet një marrëveshjeje të re tregtare me Meksikën.

Reagojnë demokratët

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe senatori i New York-ut, Chuck Schumer pas fjalimit me thirrje kombëtare kanë reaguar ndaj presidentit amerikan Trump.

Ata vënë në dukje se Trump po përdor viktimizimin e miliona amerikanëve. “Asnjë president nuk duhet të godasë tryezën me grusht dhe të kërkojë ose të shkohet në rrugën e tij ose mbylljen e qeverisë. Presidenti Trump duhet të ndalojë mbajtjen peng të popullit amerikan, të ndalojë prodhimin e krizës dhe të hapë qeverinë”, tha Pelosi.

Ndërsa senatori Schumer ka bërë të ditur se siguria kufitare dhe kriza e buxhetit që ka shkaktuar mbylljen e qeverisë duhet të shqyrtohen në mënyra të ndara nga njëra tjetra. “Ekziston një projekt-ligj i mbështetur nga dy partitë, demokratët dhe republikanët, që lejon vazhdimin e debatit mbi sigurinë kufitare dhe që siguron hapjen e qeverisë. Nuk ka asnjë justifikim për viktimizimin e miliona amerikanëve nëpërmjet dallimeve politike”, tha senatori Schumer.

3 komente në “Trump nuk ndalet, bën thirrje popullore për ndërtimin e murit me Meksikën”

  1. anastasi says:

    Zoti Tramp, vazhdo dhe coje deri ne fund ndertimin e murit me Meksiken dhe mos pyete per zagaret demokrate,
    demokratet,asnjehere nuk jane te saket,ata jane me gjithe kuptimin e fjales njerez anti amerikan dhe me nje qind fytyra ata jane fundrina te amerikes.Prandaj i dashur Tramp ndertoje kete mure per ta mbrojtur ameriken nga emigracion i pa ligjeshem dhe mos u merr me grate dhe femijet qe vijne ilegalisht dhe futen ne USA,se cfare u ndodhe rruges nuk eshte faji i amerikes,por eshte faji i tyre qe kerkojne te futen ilegal ne SHBA-se.

    1. loni says:

      e harrove fytyren tende qe u fute ilegalisht ne te gjithe boten demokratike mor pis dhe qen bir qeni,u beme ne shqiptaret tani qe rregulluam bythen tone te kritikojme popujt e tjere,kur akoma edhe ne kete moment futemi posht mauneve per te shkuar ne angli,apo duke blere pashaporta greke vetem qe vetem te kalojme matan antlatikut,AMERIKE ose CANADA,pervec syrratit tend qe gjithmone ke qen i ligjshem atje ku ke shkuar se ke perdorur pidhin e motres tende o te qifsha ropt ku i ke ku si ke qe po na behesh edhe rracist ti pis dhe qen bir qeni,nuk i takon popullit shqiptare te flasi per emigracion te paligjshem se ne jemi te tere te paligjem atje ku kemi shkuar,si ne EUROPE,ashtu edhe ne AMERIKE apo CANADA,prandaj ti o pis anastasi i karin qe denon emigracionin e paligjshem,sqarohu qe e ke care rrugen e emigracionit me pidhin e motres tende duke u bere grek italian gjerman apo ku ta di une se cfare pidhin e motres je bere,mbylle halen refugjat i paligjshem,lerja popullit te atij vendi ti denoj keto fenomene,ty nuk te takon dhe askujt tjeter shqiptare kur ne jemi vete zogj shtegtare te paligjshem.PLERE.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    eh mer caci, albanez ne albani, albanez ne amerike..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje