DOSSIER: Momenti kur Aqif Kashahu u dënua me pushkatim nga diktatura gjakatare dhe lotët e nënës në gjyq

14 Janar 2019, 17:33Dossier TEMA

Lotët e nënë Haxhesë në sallën e gjyqit për Aqif Kashahun, djalin e Palortosë që po e vriste Sigurimi i Shtetit

Kur prokurori Vangjel  Pecani uluriste si bishë dhe kërkonte dënim me pushkatim për Aqif Kashahun, një zë gruaje u dëgjua nga fundi i sallës së gjyqit: Aqif, bir… ku të ka teto Haxheja… ajo grua qante më lot shpirti, se para syve të saj po dënohej me vdekje biri i dashur i lagjes Palorto, në Gjirokastër.

Po pushkatohej pa bërë asnjë faj. Teto Haxheja, e afërme e Aqif Kashahut, ishte në mesin e një grupi njerëzish që regjimi i mblidhte në sallat e frikshme, ku vendosej vdekja e bijve më të mirë. Kishte ardhë e paftuar në atë sallë teto Hagjireja, vetëm për t’i thënë fjalët e fundit, Aqif Kashahut, të riut të dashur për Gjirokastrën, që pak çaste më pas do të pushkatohej nga diktatura komuniste.

Ndërsa nënë Haxheja qante, një pjesë tjetër e sallës duartrokiste për vendimin që kishte marrë partia, për vdekjen e armikut të popullit. Ishte masa injorante, ajo pjesë e vogël e shoqërisë së asaj kohe, që nuk kishte lidhje me humanizmin. Përmes asaj shtrese injorante të shoqërisë shqipëtare, regjimi do të vriste Aqif Kashaun e mijëra djem, burra e gra shqiptarë, pa bërë asnjë faj.

Dita e gjyqit

Aqif Kashahu u gjykua nga  gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, e drejtuar nga kryetari i trupit gjykues, ushtaraku Shaban  Idrizi. Prokurori ishte ushtaraku Vangjel Pecani. Ja si e përshkruan profesor Pëllumb A. ÇABEJ, ditën e  gjyqit të Aqif Kashahut:

“I pandehur – i tha kryetari i gjykatës – a e pranon akuzën? Jo,- tha Aqifi,- ajo është e gatuar me lakrat e sigurimit të Shtetit drejtuar nga Subo Bakiri. Shkruaj, – i tha Kryetari sekretares, se nuk e pranon. Më poshtë pastaj, foli prokurori: Ç’doje të tregoje mbi Anglinë? Anglia është ndër shtetet më të pasura të botës dhe me një ekonomi dhe një politikë të përparuar, – tha Aqifi. Po të ishte Shqipëria me Anglinë, zoti prokuror, këtu do të ishte kopsht me lule, do ishte parajsa e vërtet. U bëtë me Stalinin, mustaqe madhin që do t’ju shpjerë në komunizëm… kësaj i thonë përrallë me mbret. Kush e ka parë me të vërtet komunizmin? Jo, askush. Kjo është një idil, as nuk preket e as nuk shihet. S’është gjë tjetër, veçse një shkencë utopike që nuk përputhet me realitetin

Ç’pritet nga muzhiku, zoti Prokuror, kur mender jush, nuk ka brekë në bythë. Nga ata presim të shohë hajër Shqipëria? Stalini ishte diktator kur tha, – Jepuni shqiptarëve farë bliri që t’i mbjellin rrugës për t’ju bërë hije. Kurse ne, zoti prokuror, na gërryen zorrët nga uria. 

Sarkazma e Aqif Kashahut ishte bërë presë me dy thika, sa prokurori u ngrit në këmbë i revoltuar dhe thirri: Pusho i pandehur. Mjaft llokoçitët, zoti gjyqtar koka e këtij të pandehuri ka lakra, drejtësia jonë do t’ia shkulë, po Zërin e së vërtetës nuk mund t’ia shkulni dot! – tha Aqifi – dhe prej asaj keni frikë..?”, rrëfen profesor Prof. Pëllumb A. ÇABEJ, i cili i referohet dokumentave e dëshmive autentike rreth pushkatimit të Aqif Kashahut.

Pushkatimi

E arrestuan më 22 Shtator 1946 dhe pas torturash, e shpallin armik të popullit dhe për këtë, i organizuan gjyqin famëkeq, ku me akuzën “se si njeri i prekur nga reforma, ka agjituar e propaganduar, duke hedhur parulla helmatuesi, ka pasur lidhje me sillogun e Janinës, është lidhur me elementët reaksionarë të Ballit Kombëtar, ka bërë mbledhje të fshehta, ku ka pasur qëllim rrëzimin e pushtetit popullor”, e dënuan me pushkatim.

Aqif Kashahu u pushkatua në Gërhotin e Gjirokastrës, më 30 dhjetor të vitit 1946, në moshën 37 vjeç. Eshtrat e tij nuk u gjendën kurrë. Menjëherë pasi gjykata vendosi dënimin me pushkatim, skuadrat e pushkatimit e morën Aqifin Kashaun dhe e degdisën në periferi të qytetit, për ta pushkatuar e për t’ia tretur eshtrat në harresë.(kujto.al)

4 komente në “DOSSIER: Momenti kur Aqif Kashahu u dënua me pushkatim nga diktatura gjakatare dhe lotët e nënës në gjyq”

  1. romeo says:

    Lexoni cfare zhgarravit gazetari frikacak qe as emrin nuk e ka vene poshte shkrimit :
    -Sarkazma e Qifit ishte prese me dy thika…”!
    Jo more idiot?
    Po cfare paska qene kjo prese me dy thika qe nuk e njohim ne?
    Mos ke dashur te thuash “thike me dy presa” dhe e ngaterron me prese me dy thika?
    Bravo idiot funksional!

  2. VFLP says:

    Vdekje kolaboracionisteve te fashizmit dhe spiuneve te grekut!

  3. Sokol says:

    Ai Aqifi paska qene rr.k. si Edi Paloka sot.Ja kemi 30 vjet qe jemi me Angline po dhe me Ameriken dhe keq e me keq kemi perfunduar.Sa ishim me Stalinin mustaqemadhin u shkolluan dhe u formuan profesioniste te medhenj ne fusha te ndryshme te shkences dhe inxhinjerise.Kurse sot nuk ka nje profesionist te sakte po dhe rruget na i ben turku me grekun.

  4. ELIOT says:

    ha ha ha Romeo je ne analfabet qe Aqifi ne vitet 46 ishte 100 here me i zgjuar se ju more kacabu ;;;;; Ky njeri i zgjuar kishte te drejte 1000 % .SE KOMUNSTAT SKISHIN BREKE NE BYTHE DHE JETUAN NE MIZERJE .. KUR NE RUSI JETONI 5 FAMILJE ME NJE BANJO ME NJE KUZHINE …NE ANGLAI NE AMERIKE FAMILJE TKISHIN 2 BANJO DHE 5 DHOMA GJUMI PER FEMIJET . DHE I MBUSHNIN FRIGOT DHE KISHIN VETURA KISHIN LEKE PER TI KALUAR PUSHIMET NE EUROPE NE PLAZHE NE MALET ME BORE DUKE BERE SKI … DHE CDO GJE QE E KA THEN PARA KATNAREVE KOMUNISTE ISHTE REALITETI DON APO JO TI CUN SPIUNI CUN TRADHETARI …EDHE NJE HERE NJE TRIM DHE I ZGJUAR QE JA HOQEN NGA JETA COBANET E ENVERIT DHE TE FASHISTEVE KOMUNISTA ..PER INTRESAT E TYRE PERSONALE VRANE DHE BURGOSEN INTILIGENCEN E SHQIPERIS …. DHE CFAR LANE FAMILJEN E RAMES BASHES BERISHES NANOS … LANE COBANET E VERTETE QE E KANE BERE VENDIN KOLOMBI … LANE MIZERJEN ..VARFERINE …PRAPE NJE HISTORIE E DHIMBSHME QE FASHSTAT KOMUNISTA …. VRANE BIJTE E VERTTE SHQITARE BJTE E POPULLIT …. HITLERI VRAU TE HUAJ GJERMANET VRANE RUSE FRANCEZE ANGLEZE CIFUTE POR NUK VRANE POPULLIN E TYRE RININE E TYRE JA NDRSYHIMI I KAMUNISTAVE DHE NAZISTAVE ….MERCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje