AKU: Ulet sasia e importit të produktit “vaj palme”

15 Janar 2019, 09:20Sociale TEMA
AKU: Ulet sasia e importit të produktit “vaj palme”

Autoriteti Kombëtari i Ushqimit ka pasur në fokus të veçantë, Operatorët e Biznesit Ushqimor, me aktivitet ekonomik “Prodhim, përpunim, ambalazhim e fabrikim i qumështit dhe nënprodukteve të tij, tregtim me shumicë e pakicë i tyre, import-eksport i tyre”, për të goditur e parandaluar falsifikimin e produkteve ushqimore me bazë qumështi. Konkretisht, zëvëndësimin e ajkës/gjalpit të qumështit me vaj palme apo/dhe niseshte në produkte si djath kaçkavall, gjizë, salcë kosi etj.

Përpos ndëshkimeve me masë administrative ndaj këtyre OBU-ve, si dhe rishikim e revokim në miratimin e etiketave të disa produkteve të përbëra (duke eleminuar shfaqjen në etiketë të fjalës produkt qumështi në to),  AKU ka ndërmarrë nismë të gjerë sensibilizuese duke i dërguar secilit prej operatorëve të sektorit shkresë të dedikuar lidhur me kërkesat ligjore për prodhimin e etiketimin e produkteve të përbëra sipas kartës teknologjike dhe konseguencat ligjore në rast shkeljesh.

Në disa raste kemi depozituar edhe kallëzime penale ndaj shkelësve për veprën penale të mashtrimit e falsifikimit, pasi niseshteja dhe vaji i palmës i shtuar në këto produkte (Djathë kaçkavall, gjizë, salcë kosi etj.) nuk ka patur dhe nuk përligj nevojën për qëllime ndihmëse në produkte (si jetëgjatësinë, butësinë, apo maturimin etj.) por janë përdorur për të rritur abuzivisht volumet e prodhimit duke tjetërsuar karakteristikat e produktit pra duke kryer mashtrim të konsumatorit.

Nga ana tjetër siç është bërë e njohur Aku ka propozuar ndryshime në Kodin penal duke parashikuar norma penale specifike kundër falsifikimit e mashtrimit ushqimor

Gjatë vitit 2018 është ulur me 31.2% importi i vajit të palmës.

AKU ju bën thirrje konsumatorëve që të vlerësojnë e verifikojnë produktet sipas etiketës dhe në raste dyshimesh të denoncojnë pranë Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, në emailin tonë [email protected], ose pranë portalit të bashkëqeverisjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje