6 kompani gati për ndërtimin e Unazës së Madhe, ja emrat dhe ofertat

14 Janar 2019, 14:29Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar 6 kompanitë, të cilat kanë dorëzuar ofertat për “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.

ARRSH thotë se afati për dorëzimin e ofertava ka përfunduar në orën 11:00 të ditës së sotme.

Pas skadimit të këtij afati, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë

Kompanitë që kanë dorëzuar oferta

1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion

2. GD Granit AD Skopje

3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.

4. Geci sh.p.k.

5. ANK sh.p.k.

6. Baftjar Murati

Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike.

“Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre”, thuhet në deklaratën e ARRSH.

Ndërkohë ARRSH u kërkon partive politike të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave.

 “Ligji për Prokurimin Publik dhe gara e hapur përmes platformës së Agjencisë së Prokurimit Publik krijon të gjitha mundësitë për transparencë të plotë në këtë proces të rëndësishëm”, mbyllet deklarata e ARRSH.

2 komente në “6 kompani gati për ndërtimin e Unazës së Madhe, ja emrat dhe ofertat”

  1. tr says:

    NATYRISHT QE DO TE KETE TRANSPARENT TE PLOTE , MBAS ATIJ MASHTRIMI TE MADH . TANI MALSORET TE POROSISN MJETET PER TRANSPORT .
    ROFTE SHQIPERIA .

  2. Vlora1912 says:

    Prap ky Hysaj…ka kurajo te konkuroj!!

    Besoj se perseri konkurron me oferten o lek.!!!

    Le te presim dhe shohim se si do sillen ata te transportit me hysajt….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje