FOTOT: ”Dashuria nuk njeh moshë”, gjyshja martohet me adoleshentin

15 Janar 2019, 11:50Lifestyle TEMA
FOTOT: ”Dashuria nuk njeh moshë”, gjyshja martohet me

”Dashuria nuk njeh moshë”. 

Kjo shprehje ka gjetur përshtatje të plotë për këtë çift që ka një diferencë moshe prej 53 vite. 

Kjo është histori e një gjyshe 72-vjeçare e cila u martua me një adoleshent që e takoi në funeralin e të birit insiston se ai është një “i dashur i mrekullueshëm”. 

Almeda Errell nga Tennessee u dashurua me Gary Hardwick, 19 vjeç, para dy vitesh.  

Asnjërit prej tyre nuk i bëri përshtypje diferenca 53-vjeçare. 

Për herë të parë, ata panë në kishë ku të gjithë ishin të pranishëm për funeralin e djalit të Almedës.  

Pas atij momenti folën dhe u takuan për dy javë, derisa Gary i propozoi martesë Almedës. 

“Unë isha e martuar për 43 vite dhe nuk kisha shumë puthje e përqafime, mbi të gjitha nuk kisha romancë. Lidhja ime aktuale është një mrekulli.  

Ne jemi gjithmonë duke komplimentuar e duke puthur njëri-tjetrin. Ne po shijojmë lidhjen tonë. 

Kur takon idealin, kupton se nuk dëshiron ta humbasësh kurrë atë ndjenjë”, tha 72-vjeçare në një video që u postua në Youtube. (TemA)

 

1 komente në “FOTOT: ”Dashuria nuk njeh moshë”, gjyshja martohet me adoleshentin”

  1. 123 says:

    aman se na i shpifet me keto lajme, nuk e kuptoj kujt interesojne keto lajme kaq pervese, plaka eshte nje e rrjedhur, ky do jete nje debil, na shpetofte zoti nga keto pervesa qe jane shtuar kaq shume ne kete bote, KU PO SHKON KJO BOTE NUK E DIN AS VET, edhe para me these te kete kjo plaka nuk do ta lepija dot por do te pranoja nje vajze te thjesht per te krijuar familje dhe per te bere femije si gjithe njerzit normal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje