Historike: Kinezët mbjellin bimë në Hënë, nis lulëzimi

15 Janar 2019, 17:42Lifestyle TEMA

Farat e dërguara deri në Hënë nga misioni i Chang’e-4 i Kinës kanë mbirë, thotë Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës.

Kjo shënon herën e parë që një specie biologjike është rritur në Hënë dhe po shihet si një hap i rëndësishëm drejt eksplorimit hapësinor afatgjatë.

Chang’e 4 është misioni i parë për t’u ulur dhe shqyrtuar anën e largët të Hënës, larg nga Toka.

Ajo zbriti më 3 janar, duke mbajtur me vete instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit.

Bimët janë rritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më parë, por kurrë në Hënë.

Aftësia për të mbjellë bimë në Hënë do të jetë pjesë përbërëse e misioneve hapësinore afatgjata, si një udhëtim në Mars, që do të zgjasë rreth dy vjet e gjysmë.

Do të thoshte se astronautët potencialisht do të korrnin ushqimin e tyre në hapësirë, duke zvogëluar nevojën për t’u kthyer në Tokë për t’u furnizuar.

Zbritësi kinez në Hënë ishte ngarkuar me fara pambuku dhe patate, maja dhe vezë të insekteve që ndodhen në fruta.

Bimët janë në një enë të mbyllur në bord. Të mbjellat do të përpiqen të formojnë një biosferë të vogël- një mjedis artificial, vetë-mbështetës.

A do të ndotet Hëna?

Eksperimenti mini biosferë hënor në landerin Chang’e-4 është projektuar për të testuar proceset e fotosintezës dhe të frymëmarrjes në organizmat e gjallë që rezultojnë në prodhimin e energjisë. I gjithë eksperimenti gjendet brenda një kutie me gjatësi prej 18 cm, 3 kg që është projektuar nga 28 universitete kineze.

Organizmat brenda kanë një furnizim me ajër, ujë dhe ushqyim për t’i ndihmuar të rriten. Por një nga sfidat, thonë shkencëtarët kinezë, është të mbahet temperatura e favorshme për rritjen kur kushtet në Hënë lëkunden në mënyrë të egër në mes -173C dhe 100C ose më shumë.

Ata gjithashtu duhet të kontrollojnë lagështirën dhe lëndët ushqyese. Disa kanë ngritur pyetjen nëse eksperimenti rrezikon “ndotjen” e Hënës, por shkencëtarët në përgjithësi mendojnë se kjo është pak shqetësuese. Dhe vlen të përsëritet se tashmë ekzistojnë gati 100 çanta mbeturinash njerëzore në Hënë, të lëna pas nga astronautët e Apollo.

Të martën, mediat kineze shtetërore thanë se fara e pambukut tani ishte rritur.

Zëdhënësi zyrtar i Partisë Komuniste në pushtet, publikoi një imazh të farës së mbirë, duke thënë se ajo shënoi “përfundimin e eksperimentit të parë biologjik të njeriut”.

Fred Ëatson, astronomi i Observatorit Astronomik Australian në përgjithësi, i tha BBC-së se zhvillimi ishte “një lajm i mirë”.

“Kjo sugjeron se nuk mund të ketë probleme të pakapërcyeshme për astronautët në të ardhmen duke u përpjekur të rritin të korrat e tyre në hënë në një mjedis të kontrolluar”.

“Unë mendoj sigurisht që ka shumë interes në përdorimin e Hënës si një vend stacionar, veçanërisht për fluturimet në Mars, sepse është relativisht afër Tokës”, tha Ëatson.

Profesor Xie Gengxin, dizajner kryesor i eksperimentit, u citua të thoshte: “Ne kemi marrë në konsideratë mbijetesën e ardhshme në hapësirë.”

“Të mësojmë rreth rritjes së këtyre bimëve në një mjedis me gravitet të ulët do të na lejojë të hedhim themelet për krijimin tonë të ardhshëm të hapësirës hapësinore”.

Ai tha se pambuku eventualisht mund të përdoret për veshje, ndërsa patatet mund të jenë një burim ushqimi për astronautët dhe rapeseed mund të shfrytëzohet për vaj.

Agjencia e lajmeve Xinhua e Kinës tha se farat u mbollën duke përdorur “teknologjinë biologjike” gjatë udhëtimit 20-ditor nga Toka në Hënë.

Farat filluan të rriteshin vetëm pasi qendra e kontrollit tokësor dërgoi një urdhër për hetimin për t’i ujitur.

Xinhua tha se hetimi kishte marrë rreth 170 fotografi deri tani të cilat janë dërguar përsëri në Tokë.

Të Premten, Programi Kinez për Hulumtimin e Hënës (CLEP) lëshoi disa imazhe të marra nga sonda duke përfshirë imazhet panoramike të vendit të uljes si dhe video të automjeteve.

BBC-Shqipëroi për TemA-Diona Çeço

7 komente në “Historike: Kinezët mbjellin bimë në Hënë, nis lulëzimi”

  1. Detari says:

    Titulli eshte fake news. Perse mashtroni, apo se keni kuptuar ate qe keni perkthyer?

    1. Lil Toronto says:

      SHIKO KETE WEBSITE.
      https://www.independent.co.uk/news/science/china-grows-plants-moon-lunar-probe-change-4-cotton-seeds-space-a8729206.html

      KINA ESHTE ME PERPARA SE SHUME VENDE TE ZHVILLUARA. AJO ME TEKNOLOGJINE QE KA SHPIKUR E PO MBJELL NE SHKRETETIRAT E SAJ ME MIJERA KM, MBI 200 MIJE KM., E VAZHDON.
      SHIKO VIDEON:
      https://www.youtube.com/watch?v=cazVrq9v1mE

  2. Popull says:

    Hshahahahahaaaaaa !!!!!!! O cme bete te qesh. Aq budallenj jane njerezit? Vertete besoni se jane ul ne Hene?

  3. lavazh truri says:

    Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa ! Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa ! Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa ! Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa ! Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa ! Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa !
    Mashtruesit profesioniste te NASA-s qenkan axhaminj ne krahasim me keta mashtruesit e rinj kineze !!!!
    Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa ! Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa ! Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa ! Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa ! Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa ! Oha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaa !
    Desh keputa zorret nga te qeshurit.
    Kaq idiote i bejne njerezit keta te pafytyre !!! Nuk lane idiotizma pa na i shitur si shkence !!!!!!!!!
    Po ne fakt idiote me gjithe lecka ka plot. Per shembull ka edhe ketu ne gazeten TEMA gazetaruce qe i besojne dhe na çensurojne sa here botojne nga keto mashtrime idiote, a thua se i paguajne jezuitet per te mos i çjerre maskat mashtruesve.
    Edhe kush na çensuron pale ?!!!! Keta legenat e TEME-s, qe nuk lene qelbesire antishqiptare, nga ata qe vjellin vrer antishqiptar tere diten e dites, pa jua botuar komentet e ndyra. Hyy plehra njerez, qe censuroni mendimet e lira dhe villni vrer antishqiptar nga mengjesi ne mengjes per 7 dite te javes.
    Dhe nderkohe qe i lini qelbesirat shqipfolese greke te vjellin vrer, ne shqiptaret na censuroni po tu kundervihemi ketyre plehrave.
    Kaq legen te jete ky Mero ?! E ka shitur edhe ky menderen tek pensionet e grekut ?! Apo Mero nuk merr pension, por rroge te majme ?!!!!!!

  4. Sali pekmezi says:

    Ata jane ulur ne Hene dhe vazhdojne te jetojne normal,shume shpejte ata, cu cu cinet do te mbjellin shume peme ku prodhimet e tyre do te jene madheshtore dhe do te furnizojne token me domate,tranguj,kastraveca dhe dordoleca,vajtja kaq shpejt ne Hene e Kinezeve eshte se Kinezet i kane hipur njeri- tjetrit kalapac dhe nuk e kane problem me shku ne Hene.Shume shpejte Hena do te behet prone e kinezeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje