Mikroçip nën lëkurë me të dhënat personale

16 Janar 2019, 18:58Hi-Tech TEMA

Implantimi nën lëkurë i mikroçipeve me të dhëna personale po përhapet me ritme të shpejta.

Metoda po testohet zyrtarisht në Suedi, ku ato i kanë vendosur mbi të paktën 3 mijë persona.

Mikroçipi skanohet nga pajisje të veçanta dhe mund të ruajë të dhënat e kartës së identitet, atyre bankare, biletave të trenave, por krijon edhe mundësinë për të mos mbajtur çelësa dyersh.

“Gjëja më interesante do të jetë kur këto çipe të nisin të bëhen më smart dhe të kenë sensorë që mund të më kontrollojnë temperaturën e trupit, nivelin e sheqerit në gjak, etj”

Operacioni për futjen e mikroçipit nën lëkurë kushton rreth 150 euro dhe nuk shkakton dhimbje më të mëdha sesa shpimi i veshëve për piersing.

Ata që e vendosin thonë se nuk i tremben rrjedhjes së të dhënave personale.

“Nuk kam gjë për të fshehur. Unë jam shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ndaj me të tjerët çdo ngjarje të mundshme. Jam i gjurmueshëm edhe pa mikroçipin”.

Por një studim i Bashkimit Europian paralajmëron se të dhënat e mikroçipeve mund të bien në duar edhe të personave të paautorizuar, çka mund të vendosë në rrezik jetën e mbajtësve të tyre, privatësia e të cilëve mund të zhduket krejtësisht.

6 komente në “Mikroçip nën lëkurë me të dhënat personale”

  1. Jimi says:

    Nisi shekulli titan i atomit llahtari
    O njerin e ben shejtan, o shejtan e ben njeri!
    Ali Asllani

  2. KORÇARI says:

    Kujdes !!!
    Me këto vendime i THEMI LAMTUMIRË PRIVATËSISË PERSONALE, pasi çdo gjë do të kontrollohet , sa herë shkon në banjë ,sa herë bën seks etj,etj.
    Pra ajo çka na bën të ndryshëm nga robotët është se ne flasim, kaq a dhe dhjesim.
    KËTO JANË PLANE NË KUADËR TË RENDIT TË RI BOTËROR , I CILI PARASHIKON NJË KONTROLL TË PLOTË MBI KËDO, PRA SKLLAVËRI TOTALE.
    Ata TRUSHKUNDURIT që e vendosin dhe Gëzohen duhet të mendojnë dhe pak për JETËN E TYRE PERSONALE..

  3. KORÇARI says:

    Tema PËRSE NUK MI BOTONI KOMENTET ???

  4. Baliu says:

    Kesi “mikroqipash” kan vendosur edhe nacistat ne kampet e perqendrimit. Tregim suksesi??!!

  5. Cënim i jetës private. Si lopëve që u vihet vath në vesh.

  6. Apokalipsi says:

    Ky micro chip është shenja e Djallit, 666, pra shenja e Bishës, e Antikrishtit. Kjo shenjë do të vihet në dorën e djathtë ose në ballë për ata që nuk kanë duar. Pa këtë shenjë, në të ardhmen nuk do të mund të blejnë e as nuk do të mund të shesin, me pak fjalë do ta kenë të pamundur të jetojnë njerëzit. Dhe kështu, duke qenë të kushtëzuar njerëzit, Antikrishti, si person fizik, do të kërkojë që ta adhurojnë, por ata që nuk do të pranojnë ta marrin shenjën (=micro chip-in) do të përndiqen e do ekzekutohen. Porse duke pranuar të vdesin në këtë mënyrë, do të kenë jetë të përjetshme në Krishtin. Kush ka veshë, le të dëgjojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje