Rrahman Rrahja, deputet i Partisë Socialiste në rrethin e Krujës, shënon në CV që ka mbaruar shkollën e mesme Bujqësore në vitin 1980.
Por, të lartën ai e ka filluar në vitin 2003. Pra 23 vite pas shkollës së mesme. Pikërisht në vitin 2003 ai është bërë edhe krytar i Komunës Nikël.
Ndërkohë nuk dihet se me çfarë është marrë zoti Rrahja nga viti 1980 deri në vitin 2003, thotë Top Story. Ky është babai i Rexhep Rrahjes, djalit që postonte foto në rrjetet sociale me kllashnikov, me makina të shtrenjta dhe që dhunonte fizikisht të dashurën e vet.
Dhe të tillë si Rrahmani ka plot në Kuvend. Në këtë mënyrë është krijuar në Shqipëri kultura e një Parlamenti ku sundon i pasuri dhe i forti, duke injoruar arsimin dhe dijen.
“Ata që janë në Parlament janë ose disa raste të lidhjes së tyre me krimin për të përfaqësuar interesat e veta personale ose ato me krimin, dhe në disa raste të tjera pastaj, janë thjesht aty për të zbatuar vullnetin e kryetarit dhe nuk kanë lidhje realisht të njohin diçka sepse në fund të fundit do ta ngrijnë dorën aty ku japin urdhër kryetari”, thotë Ermal Hasimja, Pedagog.
“Unë di rast që një nga këto deputetë ka blerë diplomën e lartë, ndërkohë që ai s’kishte mbaruar shkollën e mesme”, tha Moikom Zeqo.
Nuk është argument pse dikush do të studjojë edhe pas 23 vjetësh. Unë kam mbaruar universitetin në vitin 81 dhe mu desh të shkoja në universitet në Suedi në vitin 2002. E c’do të thotë kjo? Kisha në kurs në 70 vjecar që studjonte, ashtu si kisha dhe 25 vjecarë. Dhe kur i pyeta pse studjoni? 70 vjecari tha që do të shkruajë historinë e familjes dhe të fshatit dhe donte të merrte njohuri si shkruhet historia duke e parë me sy kritik dhe nga aspekti kulturor. Ata cuditeshin kur unë i thoja se tek ne mbas të mesmes shkon direkt në Universitet, pasi në Suedi ka shumë të rinj që punojnë në punë të ndryshme, 1 -2 vjet, pastaj kthehen në bangat e shkollës prapë. Po nuk pati rezultatet e duhura, studjon gjymnazin për të rritur, që mund të jetë dite ose mbrëmje, dhe përmirëson rezultatet për të plotësuar kushtet për shkollën e lartë. Ju akoma mendoni si në socializëm, dhe doni të fitoni si në kapitalizëm. Pastaj kush tha që shkolla e bën njeriun? Ka plot nga ata me shkollë që s’kanë edukatë. Edhe shofer mund të kesh punuar e pastaj mund të studjosh, kjo është demokracia…
Shtet rumpalle,keshtu eshte ne cdo vend kudo e Kane mare ne dore maskarenjte
I pasuri dhe i forti??? Pse nuk thoni: mashtruesi, dembeli, hajduti i dijes…Mjere ne!Gjithcka nis nga dija.Po nuk u denua ky mashtrim kombetar, kurre nuk do te vihet vendi ne shinat e perparimit dhe te drites europiane.S ka turp me te madh.Mediat duhet ta demaskojne nje per nje, nominalisht kete turp.
Hë mo ta lumsha, kështu ju do partia. Kështu do ecim përpara në Shqipërinë e Berishës, Metës dhe Ramës, sepse Shqipëria është pronë private e tyre dhe bëjnë si tua dojë kokrra e qejfit
Beje publike me emer o Moikom Zeqo.Bej nje gje te vlefshme.
Kur i dini pse nuk i thoni qe ta kuptoje populli yne trim dhe silesh qe der-putetet tane jane kunguj te mbushur me bajga.