Miley Cyrus ka mohuar zërat se është shtatzënë.
Lajmi u përhap pasi këngëtarja dhe aktorja e famshme u fotografua e veshur me këmishë ku barku i saj dukej i madh.
Por Miley ka zgjedhur një mënyrë shumë gazmore për t’i thënë ‘jo’ të gjitha thashethemeve.
Ish-ylli i Disney përdori vezën e famshme që u bë virale në internet, pasi theu rekordin në Instagram si postimi më i pëlqyer ndonjëherë duke hedhur nga froni Kylie Jenner.
“Unë nuk jam duke ‘pritur një vezë’. Jemi të lumtur që dëgjojmë kaq shumë njerëz që janë të lumtur për ne. Ne jemi të lumtur gjithashtu për veten. “Veza e cituar” për këtë kapitull tjetër të jetës sonë. Tani a mund të na lini të qetë dhe shkoni merruni me një vezë?”-shkruajti ajo në një postim në Twitter të mërkurën.
Miley publikoi edhe një foto të modifikuar të vetes me vezën e famshme sipër barkut të saj.
Reagimi i saj vjen pasi mediat rozë raportuan se aktorja dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsworth, ishin në pritje të një vajze.
Miley dhe Liam nisën romancën në vitin 2009 kur u takuan gjatë xhirimeve të filmit The Last Song.
Ata njoftuan fejesën në vitin 2012 por u ndanë një vit më pas.
Në vitin 2016 çifti u rikthye sërish së bashku për tu martuar në 23 dhjetor të vitit 2018. Miley dhe Liam u martuan në Tennessee, të rrethuar nga familja dhe miqtë.
Miley Cyrus
Miley Cyrus
Miley Cyrus dhe Kelly Osbourne
PLEASE CAN YOU MAKE SURE THE CALL TO ACTION IS 'Pre order your copy online at www.wonderlandshop.com NOW