Kandidatura e parë që aplikon për SPAK, prokurori që po heton Adriatik Llallën, Klodian Braho

17 Janar 2019, 14:13Kronika TEMA

Pa mbushur dy jave nga çelja e garës, është regjistruar aplikimi i parë për SPAK.

Kandidati i parë është Klodian Braho, prokurori pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda që heton po dosjen e Adriatik Llallës.

Braho gjithashtu njihet si prokurori që çoi në gjyq ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm.

Gara për SPAK u çel më 7 janar të 2019. Por për rreth 10 ditë, kushti që familjarë e të afërm të prokurorëve duhet të kontrollohen për çdo komunikim elektronik e llogari bankare, duket se kishte trembur prokurorët për të shpallur kandidaturat e tyre.

Aplikimi për të qenë pjesë e SPAK nuk ka kusht kalimin e Vettingut ku mund të garojnë si ata që e kanë kaluar me sukses si ata që ende si janë nështruar këtij procesi, por çdo aplikues duhet të ketë një eksperiencë jo më pak se 10 vite si prokuror.

1 komente në “Kandidatura e parë që aplikon për SPAK, prokurori që po heton Adriatik Llallën, Klodian Braho”

  1. US says:

    Urime!
    Sharroja dhëmbët Sali bagles, se pas pak do t’a sjellin të lidhur kokë e këmbë se bashku me debilin qe polli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje