Thylane Blondeau u konsiderua si “vajza më e bukur në botë” kur revista Vogue publikoi një fotografi të saj në moshën 6-vjeçare.
Këtë javë, ajo u bë pjesë e sfidës së Instagramit, ku të gjithë po publikojnë fotografi të dekadës së kaluar për të treguar diferencën.
Shumë njerëz kanë patur ndryshime të mëdha në paraqitje, por kjo gjë nuk ka ndodhur me modelen Thylane.
Në imazhin e publikuar në rrjete sociale, Thylane duket po aq e bukur sa kur ishte 6-vjeçare.
Modelja franceze mori shumë komplimente për paraqitjen e saj, ndërkohë që ka nisur një fushatë të suksesshme me linjën e veshjeve.